Politikë
-
Partia Demokratike do të mbajë më 27 gusht, ora 18:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik për kupolën drejtuese. Në rendin e ditës është paraqitja dhe miratimi i platformës per modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës dixhitale.
20 Gusht, 14:23 -
'Arti, një përpjekje për të mos u çmendur', Rama flet për 'El Pais': Jeta mes politikës, vizatimeve dhe skulpturës
20 Gusht, 13:36“Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri. Dhe rreziku për t’u budallallepsur është i menjëhershëm kur merresh me politikë”, shprehet kryeministri për ‘El Pais’.
-
Maliq/ Protestë me bastun, 80-vjeçari: PS na preu në besë! Ranë dakord që të mos e shkrinin bashkinë, por ikën nga Këshilli!
20 Gusht, 13:19Banori i Selcës thotë se në Lozhan e Libonik ishte diskutuar që mos të prishej bashkia Maliq, ndërsa në mbledhje ngjarjet rrodhën ndryshe duke e nxitur të reagonte i indinjuar.
-
Nisma për anullimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, KQZ i jep formularin tip grupit që kërkon referendum
20 Gusht, 12:12Nisma për referendumin u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit gusht nga një grup prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile, mes tyre aktivistë të mjedisit, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore.
-
Konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare, Tabaku: Shqipëria po humbet garën në rajon
20 Gusht, 11:57Ndërsa i referohet të dhënave të Eurostat, deputetja e PD-së thotë se modeli ekonomik i ndjekur nga qeveria nuk po nxit industrinë dhe eksportet,
-
PD akuzon qeverinë për centralizim të prokurimeve në shëndetësi: Po blindohen kontratat e koncesioneve korruptive
20 Gusht, 11:48Demokratët pretendojnë se struktura e re do të centralizojë menaxhimin e kontratave dhe nuk do të rrisë transparencën në sektorin e shëndetësisë.
-
‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, i moshuari ‘kërcënon’ me bastun kryetarin: Ulu atje! (VIDEO)
20 Gusht, 11:01Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit, e thirrur nga nga opozita për të dalë me një qëndrim të përbashkët mbi propozimin e socialistëve për ndarjen e re territoriale. Sipas projektit Maliqi bëhet një me bashkinë e Korçës. Përfaqësuesit e majtë në Këshill e braktisën mbledhjen që në nisje, ndërsa opozita akuzoi kryebashkiakun Topçiu se po bën pazare në kurriz të Maliqit.
-
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 20-ën mbrëmje në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me Bashkinë e Lushnjës: Po na heqin identitetin! (VIDEO)
19 Gusht, 23:07Edhe mbrëmjen e sotme, banorët e Divjakës kanë pretenduar se me shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjën, ata do e kenë shumë të vështirë marrjen e shërbimeve.
-
Mijëra euro me ‘qese të zeza’ te Dinamo, Braçe: Po lëmë nam deri në Argjentinë! Duhet ligji për sponsorizimet, jo para ‘cash’ duke ua hedhur surratit lojtarëve
19 Gusht, 18:24Erion Braçe kritikon shpërndarjen e mijëra eurove ‘cash’ te lojtarët e Dinamos pas fitores 4-0 ndaj Audas. Deputeti socialist kërkon që financimet në futboll të bëhen në rrugë të ligjshme dhe transparente.
-
Rregullorja e re e GJKKO, Blushi: Shkel lirinë e medias dhe Kushtetutën! Seancat gjyqësore ndaj Veliajt dhe Metës duhet të jenë publike!
19 Gusht, 18:15Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, duke analizuar rregulloren e GJKKO-së të hartuar nga Erion Bani, ka theksuar se drejtësia nuk duhet të trembet nga transparenca.
-
Modernizohet skema e ujitjes së tokave bujqësore në Konispol të Sarandës, Salla inspekton investimin e Bankës Botërore! Rama: Kosto më të ulëta për fermerët
19 Gusht, 17:53Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, inspektoi punimet për skemën e re të ujitjes në Mursi, investim i financuar nga Banka Botërore. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vizita.
-
Ministria e Mjedisit hedh poshtë pretendimet për nisjen e sezonit të gjuetisë: Informacion i pavërtetë, s’ka asnjë autorizim
19 Gusht, 16:14Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Sofjan Jaupaj thotë se sipas ligjit, zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
-
Drafti/ Mbrojtje për median dhe shoqërinë civile nga paditë ‘intimiduese’, projektligji parashikon rrëzimin e tyre dhe gjoba deri në 300 mijë lekë
19 Gusht, 15:59Qeveria propozon një ligj të posaçëm për mbrojtjen e gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave nga paditë SLAPP, të ngritura për t’i frikësuar ose heshtur për çështje me interes publik. Projektligji parashikon rrëzimin e hershëm të padive abuzive, kalimin e barrës së provës te paditësi, dëmshpërblim për të paditurin dhe gjoba deri në 300 mijë lekë.
-
'Territorialja', PD: Modeli me 100 bashki i shërben më shumë qytetarit
19 Gusht, 13:11Demokratët mbështesin një reformë territoriale me rreth 100 bashki, ndërsa Luçiano Boçi thotë se modeli me 46 bashki do ta largonte vendimmarrjen nga komunitetet.
-
Vrasja e portugezit te ‘Principotes’, Berisha: Turizmi në duart e krimit, 3 policë bashkëpunuan në këtë akt! Shqipëria, rrezik për vizitorët (VIDEO)
19 Gusht, 12:49Kryetari i Partisë Demokratike dënoi aktin duke shtuar se vrasja e ndodhur në “Principotes” ka karakter shtetëror pasi në të bashkëpunuan të paktën 3 punonjës me uniformë. Sipas Berishës, siguria në lokale mbahet nga rrogëtarë shteti që sillen si banditë.
-
Tabaku për shifrat e eksporteve: Rritje në letër, por Shqipëria po eksporton më pak mallra
19 Gusht, 12:10Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkon gjithashtu transparencë mbi burimin dhe qëndrueshmërinë e flukseve të mëdha valutore që, sipas saj, kanë ndikuar në forcimin artificial të lekut.
-
Bashkia Kavajë djeg mbetjet, Balla: Rrezik për zjarre, Policia dhe IKMT të ndalin këtë çmenduri (VIDEO)
19 Gusht, 12:02Kreu i grupit të Partisë Socialiste tregon përmes një videoje se mbetjet vijnë nga çdo anë dhe digjen te Mbikalimi i Spitalit në hyrje të qytetit.
-
‘Territorialja’, banorët e Patosit i thonë 'jo' bashkimit me Fierin, ftojnë Ramën: Të vijë e të na dëgjojë
19 Gusht, 10:46Banorët e Patosit i bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama për t’u ulur e për të diskutuar me ta ndarjen e re territoriale teksa kundërshtojnë bashkimin me Fierin. Në protestën e dytë të mbajtur kundër shkrirjes së bashkisë, ata thonë se Patosi përfaqëson historinë e industrisë së naftës ndaj nuk mund të hiqet nga harta.
-
AKSHI-i përgjigjet ndaj artikullit që vë në dyshim funksionimin e ‘Diellës’: Ka sistem AI, ka vulosur mbi 120 mijë dokumente zyrtare
19 Gusht, 10:41AKSHI ka reaguar pas publikimit të një artikulli që vë në dyshim mënyrën se si funksionon Diella, duke pretenduar se nuk është identifikuar një sistem i Inteligjencës Artificiale që qëndron pas saj.
-
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 19-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Socialistët e ndershëm ndihen shumë të fyer me këtë propozim! (VIDEO)
18 Gusht, 22:58Banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë bashkimin me bashkinë e Lushnjës kanë argumentuar se nëse projekti i PS për hartën e re territoriale realizohet, atëherë do të kenë vështirësi në marrjen e shërbimeve.