Politikë
-
Zgjerimi i Bashkimit Evropian po i afrohet një momenti vendimtar. Në muajt në vijim, Mali i Zi dhe Shqipëria janë në prag të anëtarësimit, ndërsa Ukraina dhe Moldavia po përparojnë në procesin e tyre të integrimit. Në të njëjtën kohë, Brukseli po shqyrton reformat e nevojshme për të akomoduar një Bashkim më të madh dhe politikisht më kompleks.
13 Gusht, 15:57 -
Atentati (fals) ndaj gazetarit italian Ranucci, tashmë i diskredituar; akuzat ndaj Shqipërisë, Syri dhe një mik i Ilir Metës tani në burg
13 Gusht, 15:25Miqësia dhe bashkëpunimi mes Sigfrido Ranuccit dhe të dënuarit Valter Lavitola tashmë e kanë shkatërruar, brenda dhe jashtë Italisë, besueshmërinë e Ranuccit, të cilit me shumë gjasa do t’i hiqet drejtimi i emisionit Report.
-
Reforma territoriale, PD kundër procesit, Kedhi: Rama është në panik, edhe socialistët po i thonë ‘jo’
13 Gusht, 15:16Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se konsultimet me bashkitë dhe qytetarët janë formale, pasi sipas tij vendimi për shkrirjen e bashkive është marrë më herët,
-
‘Territorialja’, Boçi: Rama kërcënoi kryebashkiakët në mbledhje, u tha 'kush del kundër me qëndrime e vendime, e ka personale me mua'
13 Gusht, 14:21Opozita iu rikthye akuzave ndaj shumicës për Reformën Territoriale, këtë herë duke përfituar nga mbledhja e tensionuar që kryeministri Rama pati një ditë më parë me drejtuesit e bashkive që parashikohen të shkrihen sipas propozimit të PS. Boçi i PD thotë se Rama, në fund të takimit i ka bërë presion të tijëve që të tërhiqen nga qëndrimet publike dhe nga vendimarrjet në këshilla bashkiakë.
-
Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)
13 Gusht, 13:59Kreu i PL-së, Ilir Meta, kërkoi nga qeveria që të investojë më shumë në blerjen e mjeteve dhe avionëve zjarrfikës. Ndërkohë Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisje të situatës dhe e konsideroi gjendjen në Priskë si dëshmi të dështimit të reformës territoriale.
-
Deklarata e Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës, Rama: Ukraina e ka gabim, por ka të drejtë të mbetet e lirë! Shqipëria është Europa e Ballkanit
13 Gusht, 13:08Shqipëria nuk mund të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave të presidentit Volodimir Zelensky se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht zhgënjimit, mbështetja e lirisë së Ukrainës nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.
-
PD s'e njeh Avokatin e Popullit, por i kërkon hetim për 'Smart City'! Shabani: Faleminderit për besimin
13 Gusht, 12:34PD: Të verifikohet në mënyrë të posaçme nëse projekti “prodhon efekt frikësues ndaj protestuesve, aktivistëve, gazetarëve dhe opozitarëve”. Avokati i Popullit: Hetimi do të realizohet
-
Sezoni turistik, Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë (VIDEO)
13 Gusht, 10:36Në fokus është siguria e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa autoritetet kanë theksuar nevojën për zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe bashkëpunim mes institucioneve.
-
Divjaka 13 ditë rezistencë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen: S'jemi kundër lushnjarëve, por kundër politikanëve (VIDEO)
12 Gusht, 22:51Banorët e Divjakës u mblodhën edhe mbrëmjen e së mërkurës në protestën e 13-të kundër projektit të reformës territoriale administrative, duke kërkuar që bashkia të mos shkrihet dhe të mos i bashkohet Lushnjes
-
Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Euronews: Sulmi i vitit 2022, shtysë për transformim! Rama: Mund të ishim gjunjëzuar por sot jemi të parët në botë
12 Gusht, 18:20Duke ndarë një artikull të Euronews, kreu i qeverisë e cilësoi atë si një tjetër konfirmim të vlerësimit ndërkombëtar, ndërsa theksoi se vendi kaloi nga objektiv i një sulmi masiv kibernetik në vitin 2022 në kryesimin e renditjes globale për sigurinë kibernetike.
-
Territorialja 'ndez' gjakrat, Rama përplaset me 4 kryebashkiakë! Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Kryeministri: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë nga mbledhja Memajn e Dimalit (VIDEO)
12 Gusht, 17:45Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Selenica dhe Divjaka.
-
Xhixho kritikon gjendjen në spitalet publike: Pajisje jetike jashtë funksionit dhe mungesa barnash
12 Gusht, 16:36Sipas saj, në spitalet publike mungojnë pajisjet funksionale dhe barnat, ndërsa diagnostikimi vonohet, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen sektorit privat.
-
‘Territorialja’, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: ‘Jo’ bashkimit me Lushnjen, kemi kapacitete të mjaftueshme për funksionimin
12 Gusht, 16:16Sipas shkresave të shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Luan Baçi, kërkohet pezullimi i çdo procedure për shkrirjen, konsultime publike me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, publikimin e kritereve, respektimin e autonomisë së njësive të vetëqeverisjes dhe marrjen në konsideratë të performancës.
-
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Partia aleate e Berishës kundërshton gjobën 20 mijë euro nga KQZ: Raportimi financiar i fushatës është përgjegjësi e PD, jo e jona! (DOKUMENTI)
12 Gusht, 15:29Sipas Bashkimit Liberal Demokrat, detyrimi për paraqitjen e raportit financiar i takon subjektit zgjedhor të regjistruar në KQZ, pra koalicionit dhe partisë drejtuese të tij, që në rastin konkret është PD.
-
PD kërkon më shumë masa për uljen e kostos së jetesës, Kedhi: Emergjencë reale për familjet shqiptare
12 Gusht, 14:20Ai tha në një deklaratë për shtyp se për PD ulja e kostos së jetesës është një përparësi absolute, ndërsa solli në kujtesë propozimet e demokratëve për minimumin jetik, taksën e sheshtë 10%, uljen e TVSH-së dhe lehtësimin e barrës fiskale.
-
IPARD III, PD akuza: Qeveria gënjeu, fondet mbeten të bllokuara pas afatit 6-mujor
12 Gusht, 13:30Sekretarja për integrimin në PD, Fjoralba Dizdari, tha se një nga detyrat e opozitës nëse vjen në pushtet, do të jetë hetimi i përgjegjësve të abuzimit me fondet europiane.
-
Berisha paralajmëron vjeshtë ‘të nxehtë’ politike: Do të përdorim çdo mjet për largimin e Ramës! ‘Territorialja’, kreu i PD: Të hapur për diskutime
12 Gusht, 12:52Kryebashkiakët e PD nuk ishin në takimin e kryeministrit Rama në Kuç për të marrë propozimet e të majtëve për draftin e reformës territoriale. Sali Berisha thotë nga ana tjetër se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat, që harta e re të ketë më shumë bashki, dhe qytetarëve të mos i largohen shërbimet.
-
PL: Qeveria dështoi me reformën e ujit, të mos rriten tarifat
12 Gusht, 12:36Duke iu referuar administrimit të ujësjellësave, PL kërkon të ndalet çdo rritje e tarifave të ujit, derisa të përmirësohet shërbimi.
-
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar: Fakt përvëlues për turbofolkun nacionalist në Prishtinë, qëndrimi im preciz
12 Gusht, 12:09Saktësinë e këtij qëndrimi, shkruan Rama, e tregon pikërisht “laboratori” i kësaj “ushtrie trollësh.” Kryeministri thotë se nëse ajo reagon, ai e quan të kryer detyrën e tij, siç ndodhi edhe një ditë më parë.
-
'Territorialja', përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës! Diskutime për ndryshimet e hartës (VIDEO)
12 Gusht, 11:26Takimi zgjati 4 orë e 30 minuta. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.