Politikë
-
Pas zgjatjes së hetimeve me 3 muaj, Meta, teksa i cilëson akuzat si politike, thotë se asnjë provë apo fakt nuk është zbuluar nga veprimtaria 6-vjeçare e SPAK ndaj tij. Meta thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Strasburgut.
10 Qershor 2025, 13:32 -
Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, dy orë pushim të premten për faljen e Namazit, Ekonomi: Shteti është laik
10 Qershor 2025, 12:29Të gjithë punëmarrësit e besimit mysliman mund të marrin dy orë pushim në drekë për të falur namazin e të xhumasë.Në nismën e prezantuar këtë të martë nga deputeti demokrat, Lefter Gështenja, për punëdhënësit myslimanë kërkohet leje për faljen e vakteve të namazit, krijimi i hapësirave të faljes, si dhe dy orë pushim të premten e faljes së xhumasë.
-
KAS shqyrtoi Vlorën, PD: Nuk rakordonin fletët e votimit, pavlefshmëri! Bele: Nëse s’ka prova, nuk shkon t'i hapësh kot, ndryshe mbetemi gjithë beharit këtu!
10 Qershor 2025, 12:15KAS vijoi nga seanca e kaluar mbledhjen për Vlorën. PD pretendon se nuk rakordojnë fletët e votimit me ato të papërdorura dhe kërkon hapjen e kutive, pavlefshmërinë e rezultatit që ka shpallur KQZ, si dhe përsëritjen e tyre. KAS kërkoi prova konkrete, pasi në të kundërt me këtë procedurë i binte të 'mbeteshin gjithë beharit me këtë proces pa kuptim'. Në fund PD u rëzua
-
147-vjetori i Lidhjes Shqiptare, Begaj në Prizren: Historia nuk mësohet vetëm në libra, por edhe duke vizituar vendet ku kanë ndodhur ngjarjet
10 Qershor 2025, 11:47Begaj vizitoi sot Prizrenin në kuadër të 147-vjetorit të ‘Lidhjes Shqiptare’. Begaj u prit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Presidenti u shoqërua edhe nga një grup nxënësish nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.
-
Asambleja Parlamentare e Evropës Juglindore në Tiranë, Spiropali kërkon mbështetje për integrimin! Hasani: SEECP, mekanizëm gjithëpërfshirës për anëtarësimin
10 Qershor 2025, 11:09Shqipëria ka kryesuar Asamblenë Parlamentare të Evropës Juglindore që prej qershorit të vitit të kaluar, ndërsa këtë të martë në Tiranë u mbajt sesioni i XII-të. Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali dhe Ministri i Jashtëm Hasani e shfrytëzuan ketë moment për të kërkuar mbështetje për procesin e integrimit evropian.
-
Zgjedhjet/ Pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga një person, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit
10 Qershor 2025, 10:57Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.
-
-
-
Rinumërimi, Celibashi: Kemi kursyer para, s’do të kërkojmë fond shtesë
10 Qershor 2025, 10:26 -
-
Rinumërimi për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Procesi nis javën e ardhshme, janë 610 mijë vota! Zgjat deri në 20 ditë
10 Qershor 2025, 10:07Javën që vjen pritet të nisë rinumërimi i votave për subjektet politike dhe për kandidatët në qarkun e Tiranës dhe atë të Fierit. Celibashi tha se do të rishqyrtohen mbi 610 mijë vota dhe procesi pritet të zgjasë deri në 20 ditë. Rinumërimi do bëhet te Pallati i Sportit 'Farie Hoti'.
-
-
-
-
-
-
-
Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita
10 Qershor 2025, 07:34Në rubrikën ‘Sy m’sy’, Rama paralajmëroi hapjen e një tjetër grupkapitulli të negociatave me BE. Njoftoi se kanë nisur punën për samitin e NATO-s dhe se janë në diskutime për të sjellë eventin “The Globe Soccer Awards”. Nuk kurseu ironinë edhe ndaj opozitës se si është katandisur pas humbjes në zgjedhje.
-
Rama rikthen rubrikën “Sy m’Sy”, i drejtohet ndjekësve: Si thoni? Shihemi nesër?
9 Qershor 2025, 21:43Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rikthimin e rubrikës 'Sy m’Sy', duke ftuar ndjekësit në një komunikim live nesër në orën 08:30.
-
Ylli Manjani për Report Tv: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi! Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë
9 Qershor 2025, 20:02Avokati Ylli Manjani ka deklaruar se PD është në vdekje klinike dhe nuk e sjell dot në jetë rinumërimi i votave. Për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për Ilir Metën nga SPAK, ai tha se hetimet nuk duhet që të ishin shtyrë, sa kohë që Meta është marrë i pandehur.