Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar në fushën e pasurive të patundshme, ka hapur dyert në Shqipëri.
I ftuar në këtë mbrëmje në Pallatin e Brigadave, ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi sërish faktin se ardhja në Shqipëri e Forbes Global Properties është një tregues që vlera e pronave në vendin tonë do të rritet.
Sipas tij, ky është një zhvillim pozitiv për familjet shqiptare, që siç tha Kryeministri, do të kenë një pronë me vlerë më të shtuar.
Rama përmendi edhe faktin që 94% e qytetarëve në Shqipëri, janë zotërues të një banese.
“Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe. U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.
Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.
Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë”.
Komente












Nga doli kjo shofer qe 94% e shqiptereve kane nga nje banese? Po gjithe ato familje qe rrine me qera ne Tirane dhe nuk flas per te ardhurit nga rrethet por per femijet e lindur e rritur ne Tirane qe kane krijuar familje por nuk kane banese te tyre e rrine me qera e po i rrisin edhe femijet e tyre ne shtepi te botes? E tani thoni do rritet vlera e banesave! U behet ftese te huajve te blene banesa ne Shqiperi(keta kane mundesi sepse i kane rrogat disa here me te larta se tonat) Te bukur sihariq qe na servirni, "ju paqim na gezuat", Po femijet tane, niper mbesat ku do te jetojne apo tani do fillojne te marrin me qera shtepite qe blejne te huajt ??!!
PërgjigjuOre po sa do shkojnë cmimet e pronave 3000000ero një shpi kus da mari do vijnë ufot se njërëz nuk ka më aty o kryeministër po u tregon liza në botën e cudirave
PërgjigjuShume nga ju e kane pare Netflix series "Queen Gambit"???! Pyetja qe pason eshte, a jeni ju te afte te dalloni vijen ndarese midis imagjinates dhe realitetit??! Nese jo, dhe une kuptoj, me lejoni t'jua swaroj me nje krahasim shume te thjeshte : Kur bota po perjetonte izolimin e Covid, shahu si loje qe kerkon nje nje " logjike pararendese" ne sensin e sulmit dhe te mbrojtjes njekohesisht, perjetoi ate qe quhet "Rilindje e logjikes" se kthimit mbrapa ose vendnumero.Kaloi, natyrisht ne nje loje paradoksale, ..Cfare logjike mund te kene njerezit ( sepse eshte loje per njerezit), ne kushte izolimi?? Perseri eshte nje pyetje qe na mundon te gjitheve, e cila e transkripruar ne lojen e shahut, kompjuteri perdori logjiken teknologjike, " give and take' ose " jep dhe vrit"! Apo jo..??!
PërgjigjuFGP shkon atje ku nuhat gjak e ku luhet para e madhe ne real estate.Dhe sa per dijeni,ajo vlera qe do na i rritet pronave shqiptare shoqerohet dhe me rritje taksash.Taksa me te larta per zoterim prone e taksa me te larta kur ben tranzaksionet e shit-blerjes se tyre dhe keto jane vetem per pronaret,se kur behet fjale per ata qe duan te marrin me qira,apo te blene,shtepite do te kthehen ne /molle e ndaluar/. Nese sipas Rames ky na qenka /lajm i mire/,atehere duhet te themi se eshte i tille vetem per sekseret e real estate e per asnje tjeter.
PërgjigjuShume e vertete, tregu imibiliar ka marre kot vetem prej agjencive imobiliare dhe ata jane fituesit e vertete. Qeveria kudo ben politika te mbaje cmimet nen kontroll, pasi mendon edhe per te rinjte qe duan te fillojne jeten e nuk kane asnje mundesi me keto cmime, te cilet detyrohen te rrine me qera te cilat kane shkuar ne stratisfere gjithashtu. Vetem ketu ndodh qe kryeministri si ne asnje vend tjeter perpiqet ta pompoje akoma me keq.
I vetmi kryeminister ne bote qe i ben reklame realstate-it pa lek se me shume mundesi spo i shiten ma shtepite.
PërgjigjuQenke anapolla o "Lulli", leku eshte vleresuar dhe shume bile. Jo vetem nuk merrke vesh fare, por qenke i mbrapsht nga trute, mor i zi.
PërgjigjuO Dac a ike pa cmimet o Dac,kemi naften me te shtrejte ne evropi o Dac,e po ikin njerez nga ky vend perdite.....apo nuk jeton ktu
Kur leku eshte i zhvleresuar dhe cmimet jane ne stratosfere cfare mendon se do te ndodhe te ky vend i mare fund
PërgjigjuSe pari, eshte zhvleftesuar euro dhe dollari, jo leku. Se dyti, cmimet jane te larta, por do te jene akoma me te larta me hyrjen ne BE. Se treti, kjp eshte eksperience nga vendet qe jane pranuar ne BE para nesh Se fundi, shqiptaret vetem fitim do te kene nga kjo reklame qe i behet pasurive te tyre...do te zhbllokohet tregu imobiliar e do te levize ekonomia.
ndodh shkuma e rrojes ! Jepet falas na opozita bre lalkë