Politikë
-
Hyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet brenda rrethimit të godinës së Parlamentit në datën 17 tetor, e cila krijoi kaos dhe për pasojë edhe akuza ndaj bluve, ishte tema kryesore e debatit gjatë raportimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku bazë ishte parashtrimi i projektbuxhetit për të dy institucionet respektive.
8 Nëntor 2024, 16:53 -
VanHorn takohet me Naçon dhe Xhaferaj, në fokus gatishmëria ushtarake dhe siguria në Ballkanin Perëndimor
8 Nëntor 2024, 16:49Siguria Kombëtare përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit ishin tema e diskutimit mes të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn me Nasip Naçon dhe Ferdinand Xhaferaj.
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor 2024, 16:43Ish-deputeti i dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babalja”, reagon për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës së fëmijës 8-vjeçar. Postimi në Facebook: Shqetësim jetik i banorëve të Pajovës, dhjetëra qytetarë po vdesin në aksidente dhe nga plumbat! olicia të vendosë menjëherë tabelat, mbikalimet dhe infrasktrukturën për të siguruar jetët e banorëve
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor 2024, 15:53‘Opozita kuptoi se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë’. Kështu është shprehur deputetja e PS Evis Kushi. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që opozita të jetë në Kuvend dhe të marr pjesë në debat.
-
Investigimi i medias: Si Francesco Becchetti manipuloi Gjykatën e Arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë
8 Nëntor 2024, 14:39Një hetim i ri ngre dyshime të forta mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës në Belgjikë për t’i dhënë Becchettit 100 mln €, në çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë. Media 'IntelliNews' në një shkrim investigues tregon se si Becchetti manipuloi Arbitrazhin. Qeveria shqiptare: Do vazhdojmë luftën juridike për të mbrojtur vendin tonë.
-
Berisha e akuzon, Basha i përgjigjet: Nëse unë isha me Ramën, pse atij dhe familjes i shtoheshin pasuria, lejet e ndërtimit dhe kullat? Patericë e kryeministrit, viktimizohet me McGonigal
8 Nëntor 2024, 14:21Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar sot për deklaratën e Sali Berishës se ka qenë i lidhru me Ramën në marrëveshje, duke i bërë 'grusht shteti opozitës'. Basha: Në mënyrë qesharake përpiqet t’u hedh hi syve të demokratëve. Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës, me Ramën e bashkojnë interesat!
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00Debate të forta te Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimit të Buxhetit faktik për Prokurorinë e Përgjithshme. Bardhi i kërkon kryeprokurorit pastrimin e jetës publike nga individë me rekorde kriminale, sipas kërkesave që PD ka bërë, por theksoi se prej 4-5 vite dhe që kur Çela është në detyrë, s'ka marrë asnjë përgjigje. Deputeti: Nëse jeni të paaftë na thoni, ta mbyllim sektorin si funksion! Bylykbashi: heshtja deri në vrasje, e qëllimshme, PP përgjegjës! Përfaqësuesi i Prokurorisë: Dekriminalizimi ka ngarkesë
-
Atentati në Shkodër/ Berisha: Vrasje me licencë qeveritare! Rama po mbron Bajret se atje i siguruan fitore! Krimet në këtë qytet flenë në SPAK
8 Nëntor 2024, 13:15Sali Berisha akuzon se atentati në Shkodër është një vrasje me licencë qeveritare e fisit Bajri, që sipas tij kanë siguruar fitoren e Ramës në këtë bashki.
-
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor 2024, 12:27Akuza për infrastrukturën rrugore, prokurimet dhe shpërdorimet financiare te Thumanë-Kashar apo Tuneli i Llogarasë me vlera 50 mln euro të dyshuara abuzim, si dhe në Energji, ku prej kohësh PD akuzon Ballukun për vjedhjet në çmimet e shit-blerjes së energjisë, me një vlerë dëmi 180 mln euro
-
Manja: Do të mbyllim burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit
8 Nëntor 2024, 12:14 -
-
‘Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin’, tensione te ‘Shëndetësia’! Deputeti socialist ‘përplaset’ me Albana Vokshin: Karriget ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa…
8 Nëntor 2024, 11:15Komisioni u shoqërua me debate të ashpra. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca fliste dhe ndërpritej nga opozita, kjo ka tensionuar deputetin Ilir Metaj, i cili ka ngritur zërin duke i kërkuar deputetëve të opozitës mos ta ndërprisnin kolegun.
-
-
Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër
8 Nëntor 2024, 10:54Opozita kërkoi të shpallen të pavlefshme seancat e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, të zhvilluara pa praninë e tyre kur ishin të përjashtuar. Por, nënkryetari i PS Plarent Ndreca tha se demokratët u penalizuan për shkak të aksionit të tyre politik dhe se komisioni nuk mund të shtyhet pa mbarim në kushtet kur hetimi parlamentar i ka mundësitë të mbyllet në kohë.
-
FOTOLAJM/ Rama një përqafim ndryshe për Volodymyr Zelenskyn, dy liderët ‘shkrihen’ së qeshuri
8 Nëntor 2024, 09:57Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Hungari.
-
Arrestimi i Jurgis Çyrbes, Basha: Faktoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar
8 Nëntor 2024, 10:00Kryetari i demokratëve euroatlantikë thotë se arrestimi i deptuetit Jurgis Çyrbja fatkoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar. Jo vetëm kaq atë që kanë ngritur me zë të fortë se lidhjet e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore.
-
FOTOT/ Nga takimi me Melonin te Zelensky, çfarë s'u pa nga vizita e Ramës në Budapest! Kryeministri: Vitin tjetër presim samitin e Komunitetit Politik Europian
8 Nëntor 2024, 08:22Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian, që këtë vit u mbajt në Hungari. Kreu i qeverisë ka ndarë një fotoalbum nga vizita në Budapest.
-
-
