Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit e koalicionit. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrton të mërkurën ankimimin e Adriatik Lapajt që kundërshton vendimmarrjen e Ilirjan Celibashit për t‘ja dhënë mandatin të katërtës së listës së mbyllur, Kleana Xhuvelit.

Ndonëse ajo është kushërirë e Lapajt, kreu i Shqipëria Bëhet insiston që të njihen në bllok dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati ti kalojë vetë Adriatik Lapajt. 

Do të jetë në dorë të KAS nëse do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit apo nëse do të prodhojë një vednimmarrje të re mbi mandatin që përçau partitë e reja.