Politikë
-
Sali Berisha u bën thirrje numëruesve dhe vëzhguesve të PD-ASHM, aty ku procesi i numërit të votave vazhdon ende, që të jenë më vigjelentë për çdo parregullësi, përfshirë tonalitetin ndryshe të ngjyrës së fletëve të votimit.
13 Maj 2025, 19:27 -
Liderët e BE njohin zgjedhjet dhe urojnë fitoren e Ramës! Merz dhe Macron mesazh në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE
13 Maj 2025, 18:59Liderët e BE kanë përcjellë mesazhe të shumta urimi për fitoren e Ramës, duke njohur kështu zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht akuzave të Berishës. Merz dhe Macron e urojnë në shqip. Urime vijnë edhe nga Meloni, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë si dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
-
Lapaj nga Fieri për Report Tv: Jemi shumë pranë mandatit në Fier, ja marrim PS-së! Luftova për bashkimin e partive të reja, kjo na penalizoi
13 Maj 2025, 18:49Lapaj përmendi se në këtë rezultat përfshihen edhe votat e diasporës, të cilat sipas tij mund të jenë vendimtare për fitoren.
-
'Pretendime të rreme', BE përgënjeshtron sërish Berishën: Ambasadori Gonzato s'ka ndërhyrë në raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet, po dezinformon
13 Maj 2025, 18:44Bashkimi Europian në Tiranë ka përgënjeshtruar pretendimet e Sali Berishës, i cili përmes televizionit të tij Syri Tv, akuzon ambasadorin e Unionit në Shqipëri, Silvio Gonzato, se ka ndërhyrë në raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e majit me qëllim mosreflektimin e problematikave të evidentuara në procesin e votimit.
-
Berisha s’pranon humbjen, Demalia për Report Tv: Ai nuk ndryshon më dhe s’del dot nga ‘ferri’ i tij, do e zhysë edhe më keq PD-në! Softa: Duhet të japë prova për vjedhjen e votave
13 Maj 2025, 18:27Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ e cilëson Sali Berishën një njeri të pandryshueshëm, kurse pretendimin e tij për vjedhjen e 300 mijë votave thotë se është çmenduri. Eksperti Fatjon Softa nënvizon se humbësi pranon zgjedhjet, uron fituesin dhe reflekton për humbjen, ndërsa hetimet duhet t'i lihen Policisë dhe SPAK që të shprehen
-
Rama postim me foton e monumentit të Skëndërbeut për samitin/ Kryeministri: Nga të katër anët në sheshin tënd o mbret
13 Maj 2025, 18:23Ndërkohë, fjalimin e fitores, kryeministri edhe për një mandat të 4-t, Edi Rama, pritet ta mbajë këtë të mërkurë.
-
Reuters shkruan për zgjedhjet në Shqipëri/ Rama fiton mandatin e katërt, opozita thotë se iu vodhën
13 Maj 2025, 18:05Me 96% të votave të numëruara, Partia Socialiste kishte 52% të votave, përpara Partisë Demokratike (PD) që doli e dyta me 34%, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse rezultati konfirmohet, PS fiton 82 nga 140 vendet në parlament, ndërsa PD merr 52 vende. Kjo do t’i siguronte Ramës një shumicë të rehatshme për të formuar qeverinë, duke zgjeruar shumicën e tij me katër vende.
-
Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela: Urime kryeministrit Edi Rama për fitoren, duam ta shohim Shqipërinë në BE
13 Maj 2025, 17:47Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
Kadilli për Report Tv: Lista PD-së në Fier dhe Elbasan, më të dobëtat e Berishës! Sjellje qesharake nga ana e Saliut
13 Maj 2025, 17:16Sipas Kadillit, mënyra se si partitë e vogla e trajtuan këtë proces, i ngjan shumë përplasjeve mes figurave të partive të mëdha, duke munguar thellësisht vullneti për bashkëpunim dhe me një gjuhë që ai e cilëson si ‘urrejtje’ dhe ‘të paprinciptë’.
-
Zgjedhjet/ BE: Proces gjithëpërfshirës dhe transparent, klima e polarizuar! Vazhdoni me reformat, integrimi objektiv strategjik
13 Maj 2025, 17:10Zgjedhjet në Shqipëri ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente. Ky është qëndrimi i Bashkimit Europian për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa fokusin e vendos edhe tek klima e polarizuar. BE thotë se do të ndjekë me kujdes të gjitha zhvillimet politike deri në certifikimin e rezultatit.
-
‘Beteja sapo ka filluar...!’ Sindroma e kryetarëve të PD me humbjen e zgjedhjeve! Një ‘deja vu’ nga Basha te Berisha, vetëm në 4 vite (VIDEO)
13 Maj 2025, 17:09Por duket se kjo nuk ka qenë ‘sëmundja’ e Bashës, pasi edhe ish-eprori i tij Sali Berisha, edhe pse u betua se nuk do sillej si ish-kryetari dhe do zbatonte ‘Nenin Basha’, duket se është një jo vetëm një ‘humbës patologjik’ në politikë, por edhe një ‘luftëtar i rremë’ që kopjon paraardhësin
-
Berisha nuk njeh zgjedhjet, Arion Sulo në Report Tv: Kjo retorikë dihej, u rikthye tek PD për non gratën! Rama i tha që do marrë rezultatin më të dobët se në ’97
13 Maj 2025, 17:00Analisti Arion Sulo, i ftuar ditën e sotme në Report Tv tha se Berisha përdor të njëjtën retorikë, pasi humbet zgjedhjet që deklaron se nuk i njeh ato. Për analistin edhe pse Berisha humbi në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
-
Rriten pakënaqësitë për humbjen brenda demokratëve, nënkryetari i FRPD Durrës, Berberi: Zgjedhjet u humbën, justifikime si të Bashës s’ka më, përgjegjësinë ta mbajnë ata që e kanë!
13 Maj 2025, 16:33Oresti Berberi, një nga mbështetësit e Berishës në takimet me të rinjtë, kërkon mbajtjen e përgjegjësive për humbjen: “Zgjedhjet u humbën, justifikime njësoj si Lul Basha nuk ka më. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që e kanë!”, shkruan ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook
-
-
Po numërohet diaspora/ Analiza e shifrave në çdo qark, ku i merr 9 mandate plus PS e ku i humb PD-ASHM 13 deputetë nga 2021! Në 3 qarqe nuk ia dalin as të ‘sigurtët’
13 Maj 2025, 16:15Numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar dhe ndikimin në mandatet e shpërndara mund ta ketë vetëm vota e diasporës. Nëse asgjë nuk ndryshon atëherë panorama është e qartë, Partia Socialiste në të gjithë vendin merr 83 mandate, 9 më shumë sesa zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, teksa 6 qarqe i kanë dhënë më shumë ligjvënës socialistëve
-
Burgjet ‘rozë’ për zgjedhje/ Politikanët ‘vip’ që votuan nga qelia
13 Maj 2025, 15:38Në të gjithë burgjet e vendit kanë votuar 2,838 të dënuar ose persona në paraburgim.
-
Tensione te numërimi te 'Sami Frashëri'/ Shehaj akuzon për manipulim votash, vëzhguesit përplasen me policinë (VIDEO)
13 Maj 2025, 15:20Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar. Pas vlerësimit nga ana e komisionit votat janë konsideruar të vlefshme.
-
Zgjedhjet/ Pse u vonua procesi i numërimit? Nga procedurat, çorganizimi, lodhja e tensionet! ‘Bllokimi’ i Greqisë dhe vështirësia me zarfet e diasporës
13 Maj 2025, 15:04Rezultati final i zgjedhjeve të 11 majit duhet të kishte dalë, por procesi i numërimit ka pasur ecuri të ngadaltë dhe me ndalesa disa orë. Shkak për këtë ecuri është bërë lodhja e numëruesve, tensionet në disa qendra votimi si dhe vota e diasporës, me procedurat e shumta dhe debatet për ato që kanë ardhur nga Greqia.
-
Nga batutat e Ramës te gafat ‘rekord‘ të Berishës, Report TV sjell momentet më ‘pikante‘ të fushatës elektorale (VIDEO)
13 Maj 2025, 14:48Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk u shënua vetëm nga premtimet politike dhe takimet me qytetarët, por edhe nga një sërë memesh që "pushtuan" rrjetet sociale
-
Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania: Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju
13 Maj 2025, 14:44Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.