Politikë
-
Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
21 Shkurt 2025, 13:23 -
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt 2025, 12:43Altin Dumani i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se strukturat për hetimin e krimeve zgjedhore po survejojnë partitë, duke thënë se hetimi do të bëhet pa ndikim politik ndërsa shtoi se kush respekton ligjin, nuk ka pse të ketë frikë.
-
Sinamati jashtë garës se publikoi komente kundër partisë, debate në mbledhjen e Kryesisë së PD-së! Akuza ndaj Nokës dhe Vokshit: Do ktheheni në 'kufoma politike'
21 Shkurt 2025, 12:40Report Tv ka mësuar se në mbledhjen e djeshme të kryesisë, lënia ose jo jashtë listave të kandidatëve për primare e Sinamatit ka shkaktuar debat. Ky i fundit ka reaguar sot në Facebook duke akuzuar Flamur Nokën dhe Albana Vokshin se kanë insistuar ta lënë atë jashtë listës së primareve për deputet.
-
'Mbështes SPAK, por diçka nuk shkon', Petro Koçi: Nuk mund të ketë kontroll mbi partitë politike! Republika jonë është parlamentare, nuk e luan topi!
21 Shkurt 2025, 12:34Deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për SPAK dhe drejtësinë e re, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime mbi qasjen e institucionit në trajtimin e krimeve zgjedhore.
-
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj inkurajon hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në diasporë
21 Shkurt 2025, 12:28Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e diasporës.
-
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
21 Shkurt 2025, 12:21Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë së bashku me Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Xhixho e Vasili shkuan tek 313- ta për të takuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta por janë refuzuar
-
'Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Ngrita Tiranën nga varri! Kur e mori 'Këneta' me dhunë nuk punonte as Sahati (VIDEO)
21 Shkurt 2025, 11:47Kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rubrikën e rrjeteve sociale Sy m’Sy. Në episodin e radhës dikush i shkruante se bën propagandë dhe shet mend, por nuk ka asnjë meritë.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 20 parti politike, Basha ende pa kërkesë
21 Shkurt 2025, 10:2120 parti janë regjistruar deri më tani në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, mes të cilave PD, PS Mundësia, Nisma thurje, Shqipëria bëhet apo Lëvizja Bashkë.
-
'Nuk kam vjedhur as vrarë!' Veliaj zbërthen nga qelia akuzën për emërimin e gruas së Gentian Sulës tek ministria e Mirëqënies Sociale: Sajesë, zv/ministër të bën Qeveria
21 Shkurt 2025, 10:28Nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej 12 shkurtit, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,është shprehur se nuk do lodhet së zbërthyeri çdo akuzë të bërë ndaj tij. Veliaj: Zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë"
-
Hetimi i krimeve zgjedhore/ Përgjimet, monitorimi në terren dhe i votës së diasporës! Çfarë parashikon SPAK e Prokuroria për zgjedhjet e 11 majit?
21 Shkurt 2025, 09:18PYETJE - PERGJIGJE/ SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme janë angazhuar të kenë një bashkëpunim të dedikuar si dhe hartuan strategjinë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama reagoi dje duke kërkuar të tërhiqen sepse 'nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet'
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt 2025, 09:29Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.
-
Gazetari i New York Times nxjerr blof Berishën: Akuza se Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin ndaj LaCivitas, gënjeshtër
21 Shkurt 2025, 07:11Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.
-
-
Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë/ Dervishi në ‘Frontline’: Nisi fushatën elektorale! Kara: Ishte jashtë orarit zyrtar, foli si kryetar i PS
20 Shkurt 2025, 22:40Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë si nisje të fushatës për 11 majin.
-
-
Spahiu: Është ‘luks’ të garosh sot në politikë kur të arrestohen kundërshtarët politikë
20 Shkurt 2025, 21:53Duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Spahiu thotë se në këto 34 vite, kur ka ndodhur që në vitin elektoral të ketë kaq shumë arrestime për një parti. Për Spahiun, është luks që të futesh në zgjedhje dhe SPAK të të arrestojë të gjithë kundërshtarët politikë.
-
Spiropali në Gërdec, në familjen që iu rrafshua biznesi gjatë krimit shtetëror të familjes Berisha
20 Shkurt 2025, 21:06Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka qenë këtë të enjte në Gërdec. Katastrofa e Gërdecit, e 15 marsit 2008, humbja e 26 jetëve njerëzore dhe përgjakja e qindra banorëve të tjerë, edhe pas gati 20 vitesh të shkuara, vijon ta mundojë shoqërinë shqiptare.
-
Berisha shfrenon fantazinë: Mbështetësit e Veliajt u mblodhën para GJKKO për të rrahur dhe marrë peng gjyqtarët! Rama miting për të mbrojtur vjedhjen
20 Shkurt 2025, 20:16Sali Berisha ka komentuar sërish takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë, të cilin e quajti antimiting dhe madje i kërcënoi se do t’i mbante shënim emër për emër.
-
‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’, deputeti për dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë, triller për qëllime të caktuara
20 Shkurt 2025, 19:20Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv, dha edhe një prononcim në lidhje me dëshminë e të penduarit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu mes të tjerash edhe vjedhjen e shtëpisë së dhëndrit të deputetit Agron Duka në Shijak.
-