Politikë
-
Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka prezantuar ditën e sotme programin e saj politik. Disa nga pikat kyçe të programit, janë rritja e pensioneve dhe e pagave.
13 Dhjetor 2024, 15:13 -
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22Partia Demokratike i kërkon Kuvendit rivotim dhe të përcjellë për gjykim në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Gazmend Bardhi i dërgoi një letër Spiropalit dhe ambasadorëve, por Kryetarja e Kuvendit një ditë më parë i mbylli derën, kur tha se Parlamenti nuk ka më gjë për të bërë mbi këtë çështje.
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor 2024, 14:13Pa kaluar as 2 javë, kur GJKKO ndryshoi masën e sigurisë, duke e liruar nga 'arresti shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha bën thirrje për skenare dhune. Në një konferencë për media Berisha, ditën e sotme u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që jetojnë nëpër botë që të protestojnë jashtë ambasadave shqiptare.
-
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
13 Dhjetor 2024, 13:57Sondazhi i Report Tv i paraqitur mbrëmjen e djeshme theksoi edhe një herë se PS është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Berisha ishte në rënie. Për më shumë foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ analisti Mentor Kikia.
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37Celibashi u takua sot me VanHorn, teksa SHBA ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e KQZ për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente.
-
-
-
-
-
'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit
13 Dhjetor 2024, 12:10Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës digjitale "Transparent Albania", një iniciativë e re që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Platforma ofron qytetarëve akses të shpejtë dhe të gjerë në informacion mbi shpenzimet qeveritare dhe aktivitetet e institucioneve shtetërore.
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke postuar një video me deklaratën e ish-kryeministrit, i cili shprehej në një intervistë se “ishte një fat i madh që PD nuk fitoi zgjedhjet”.
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44Takimet me qytetarë, gazetarë, personalitete me rastin e 90 vjetorit të Institutit për Studime të Politikës Ndërkombëtare (ISPI) me qendër në Milano. Në librin “Liri” të Merkel, në 703 faqe, vetëm 3 të dedikuara Ballkanit Perëndimor
-
'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat
12 Dhjetor 2024, 19:22Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu.
-
Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
12 Dhjetor 2024, 23:17Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ishte ndalesa e parë, nga ku nisi procesi i bashkëbisedimeve në forume publike me qytetarët dhe grupet e interesit për konsultimin e draftit të përgatitur nga ekspertët e Nivelit të Lartë të atashuar pranë Kuvendit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit.
-
-
-
Elena Kocaqi në ‘Frontline’: Refuzoj koalicionin me Sali Berishën dhe Adriatik Lapajn
12 Dhjetor 2024, 22:46Elena Kocaqi, kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare e ftuar në Report Tv thotë se nuk do të futej në listat e Sali Berishës apo partisë së Adriatik Lapajt për zgjedhjet parlamentare 2025.
-
-