VIP & Spektakël

  • Pak para startit të “X Factor” dy drejtueset e programit televiziv kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Londrës për të marrë edhe “leksionet” e fundit për menaxhimin e spektaklit.
  • Blerim Destani i mëson Dafinës puron

    Për ata që nuk e dinë ende, një nga pasionet e veçanta të aktorit Blerim Destani janë purot tejet të kushtueshme kubaneze. Por duket se këtë pasion ai po ia “ngjit” edhe VIP-ve të tjerë dhe kjo duket më së miri në këtë foto ku aktori shfaqet me Dafina Zeqirin në një lokal të Prishtinës teksa shijojnë duhanin e rrallë me origjinë nga Kuba.

  • Aldo Bumçi mëson djalin të ecë…!

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi përveç detyrave si politikan nuk i lë pas dore as detyrimet familjare. Duke qenë një prind i kujdesshëm duket se do t’i “ushqejë” djalit të tij Davidit edhe dëshirën për muzikën, prandaj ka vendosur bashkë me bashkëshorten Ilda ta kanë marrin atë me vete në një aktivitetet muzikor që u mbajt pak ditë më parë në kryeqytet.

  • Vesa Luma : “Fëmijët kritikët e mi më të mëdhenj”

    Ndodh që të vegjlit na lënë shpesh me gojë hapur nga pyetjet e tyre, me të cilat na vendosin me shpatulla pas muri dhe nuk dimë sesi t’i përgjigjemi. Në të njëjtën pozitë është ndier edhe Vesa Luma e cila ka mbetur gojëhapur para pyetjeve që i kanë bërë fëmijët e emisionit “1001 Pse”, drejtuar nga Arbana Osmani.

  • Barcaletat e drejtorit të RTSH-së!

    Në rrethet e ngushta ata që e njohin drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci e dinë shumë mirë se ai ka shumë sens humori. Kushedi se çfarë barcalete duhet të jetë duke i rrëfyer në këto çaste kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit Gjergj Bojaxhiut, i cili nuk ka mundur të ruajë seriozitetin.

  • Adelina zhvishet në mes të rrugës?

    Kjo skenë mund të ngjajë aq e rëndomtë për sytë e kujtdo, aq sa nuk do ta besonit nëse të njëjtin imazh do ta shihni edhe në videoklip. Kjo foto e këngëtares Adelina Tahiri prej ditësh po qarkullon në internet nën titutllin “Votoni fundshpinën më seksi”.

  • Rovena Domi, Miss Fotozhenia në pasarelat gjermane

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Queen of the World” Rovena Domi, bukuroshja e kurorëzuar si Miss Fotozhenia ndien erën e suksesit. Ajo është e bindur që garat në konkurset e bukurisë kanë mbaruar, prandaj edhe i sheh pasaralet si mundësinë e vetme të suksesit.

  • Hetem Ramadani, blen pikturën e Kodrës 140.000 €

    Biznesmeni miliarder Hetem Ramadani, i njohur edhe si bashkëshort i sopranos me famë botërore Inva Mula ka qenë edhe sivjet në qendër të vëmendjes në ankandin e përvitshëm të organizuar nga qendra Fëmijët e Shqipërisë që drejtohet nga zonja Liri Berisha. Një blerje me një çmim spektakolar ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur, më shumë nga piktura, sesa vlera e paguar.

  • Evi Reçi në treg me dy videoklipe të reja

    Evi Reçi së fundmi ka marrë pjesë në një film Italian me rolin këndindimit në ku këndon kolonën zanore të këtij filmi në gjuhën angleze

  • “Sofra Tiranse” mbledh
    kryeqytetasit në festë

    Çmimi i parë, iu dha Bashkisë së Mesagne në Itali, të cilin e tërhoqi kryetari i kësaj bashkie, Franco Scoditi. Çmimi i dytë iu dorëzua këngëtarit nga Kosova, Ramadan Krasniqi nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ndërsa Çmimi i trerë iu dha grupit të tifozëvë “Tirona Fatatics”, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

  • Ndahet Adrian Gaxha nga Luana

    Lidhja 4 vjecare në krizë, këngëtari fillon jetën e re pa prezentuesen e njohur. Luana më nuk do të udhëtojë drejt Shkupit për vizita tek Adrian Gaxha. Cifti nuk do të kalojë çaste në vilën e Gaxhës në periferi të qytetit të Shkupit.

  • Gerti Bogdani, bashkëshort shembullo

    Edhe pse i përfshirë tej mase në politikë Gerti Bogdani duket se gjen gjithmonë kohë për familjen e tij e veçanërisht bashkëshorten. Ai u shfaq me krah saj në shfaqjen premierë “Turandot” në Teatrin e Operas dhe Baletit të kapur me njëri-tjetrin për dore.

  • Big Mama në Turqi : Jam si Lady Gaga

    Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Big Mama ka qenë e ftuar në një program televiziv në Turqi, ku ka krijuar shumë polaritet. Siç komenton edhe e përditshmja “Hurriyet” Big Mama u shfaq në studion e televizionit turk me një look të çuditshëm duke përshëndetur “Ciao”.

  • Pollo komplimenton ambasadoren polake

    Ministri Genc Pollo renditet ndër ata politikanë që njeh në mënyrë shumë të mirë anglishten, prandaj edhe sa herë i jepet mundësia në kontakte me të huajt, përpiqet të tregojë performancën e tij në komunikim.

  • Aktorja Drita Pelinku
    feston 85-vjetorin

    Artistja e qindra roleve, Drita Pelinku festoi 85- vjetorin e lindjes, një muaj pas interpretimit të saj në dramën “Shtrigat e Salemit”, roli i fundit në një karrierë 65-vjeçare

  • Vjen në jetë Coco, bebi i Inis Gjonit

    Më në fund një lajm i bukur në jetën e Inis Gjonit. Mbrëmjen e djeshme ajo solli në jetë në një spital të kryeqytetit vajzën e saj, e cila është fryt i dashurisë së saj me Arjan Selimin. Artisja është ndier shumë e lumtur, madje ka qarë teksa ka mbajtur në krahë fëmijën e saj të parë dhe e ka quajtur Coco Antonel, një dëshirë e të shoqit të ndjerë.

  • Mariza Ikonimi ndez pemën e Vitit të Ri

    Shpirti i Krishtlindjes ka përfshirë edhe këngëtaren Mariza Ikonomi, e cila është shfaqur në një foto me kitarë në dorë duke kënduar pak metra larg pemës së Vitit të Ri rrefrenin e kësaj kënge.

  • Rita Ora, e dashura e vëllait të Kim Kardashian

    Këngëtarja kosovare e cila prej kohësh ka thyer çdo parashikim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një lidhje dashurore me Rob Kardashian, vëllain e Kim.

  • Adelina Ismajli : Thyej tabutë

    Portali zviceran 20min.ch ka shfaqur një intervistë me kengetaren Adelina Ismajli, e cila po promovon videoklipin e saj më të ri me titull “I love you more”, një duet me Faudel.

  • Besa në konflikt interesi…!

    Në faqen zyrtare të internetit prej pak ditësh Besa Kokëdhima ka publikuar një lajm ku thotë se është duke regjistruar një reklamë, e cila do të shërbejë si imazh për kompaninë e internetit Abissnet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv