Osman Mula merr këshilla nga doktori

Osman Mula merr këshilla nga doktori
Ndoshta i lodhur nga festivali jubile në Televizionin Publik Shqiptar, regjisori i njohur Osman Mula ka vendosur të kërkojë ndihmën e një mjeku të specializuar. Doktor Flamur Topi, duket sikur i ka dalë në shteg, prandaj regjisori i ka kërkuar atij disa receta të vyera. Pasi janë tërhequr pak më tutje, larg nga vëmendja e njerëzve që ndodheshin aty rrotull regjisori ka biseduar kokë më kokë me mjekun e njohur të TVSH-së, ndoshta për ndonjë shqetësim që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Mosha dhe puna e lodhshme në TVSH, ndoshta janë arsyet që ai mund të jetë paksa i lodhur nga puna e tepërt dhe padyshim receta më e mirë që i ka dhënë doktor Topi, kanë qenë disa ditë pushimi, larg stresit të punës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin