-
-
Francë, tronditja e liderëve pas takimit me Macron: Llogaritjet për Lecornu, 3 pyetjet dhe ftohtësia! Mbetëm të shtangur
Prapaskenat e mbledhjes mes së majtës dhe “bazës së përbashkët”. Mbërritja, vendet pa emra, pyetjet e Macron: "Doni shpërndarjen e parlamentit? A ekziston ende baza e përbashkët? Çfarë kompromisesh jeni gati të bëni?"
11 Tetor, 13:53 -
Afera CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn
Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh. Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
11 Tetor, 13:43 -
-
Lamtumirë vulave në pasaportë (dhe radhëve): nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri i 'Hyrje-Daljes' për qytetarët e vendeve jashtë BE-së! Çfarë është dhe si funksionon
Funksionimi i plotë i sistemit të mbledhjes së të dhënave biometrike pritet të nisë deri në prill 2026 dhe do të zëvendësojë vulat në pasaportë. Sistemi është plotësisht funksional pas tre vitesh vonesash të vazhdueshme. Qëllimi: të monitorohen flukset e migracionit drejt Evropës.
11 Tetor, 13:26 -
IMT në aksion, bllokohet pallati 4 mijë metër katrorë pa leje në Yzberisht, do shembet! Arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj (FOTOT+VIDEO)
IMT ka bllokuar një pallat pa leje në Yzberisht, i ndërtuar nga Sino Llanaj. Ndërtuesi vlonjat në 2024 u kap me armë e municione në mjet. Llanaj është ndërtuesi i njohur për kompleksin në zonën e ish-parkut të Autobusëve, në të cilin për shkak të konflikteve me bashkë-ortakun e tij, la jashtë për gati 10 vite 120 familje.
11 Tetor, 12:54 -
Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, mbi 2 mln qytetarë pritet të votojnë për kryetarët e rinj të 38 komunave! KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore
KQZ ka nisur sot edhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit. Procesi zgjedhor zhvillohet për të zgjedhur 38 kryetarët e Komunave dhe 942 anëtarët e Kuvendeve Komunale.
11 Tetor, 12:16 -
Mësuesi nga Vlora me diabet që 9 vjeç, sëmundja i 'rrëmben' shikimin: Nuk kishim as njohuri dhe as mjete kontrolli
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të rimbursojë injeksionet për trajtimin e retinopatisë diabetike, shumë pacientë si mësuesi Klement Kanaj nuk përfitojnë. Ai kërkon të përfshihet në skemë, pasi injeksioni kushton. Përveç kësaj, mësuesi nuk përfiton as fisha diabeti për shkak të moshës ende të re.
11 Tetor, 12:02 -
Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!
Sektori për tifozët shqiptarë do të mungojë, pasi biletat nuk ishin në shitje të lirë. Organizatorët vendas dhe UEFA duan të shmangin përsëritjen e skandalit të tetorit 2014.
11 Tetor, 11:46 -
Të pavarur, por ende pa firma mbështetëse nga zgjedhësit! Celibashi për Report Tv: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët (VIDEO)
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndryshe nga socialistët, opozita do të shkojë me kandidatë të pavarur. Për tu regjistruar si të tillë, kandidatëve u duhet të mbledhin firmat mbështetëse të jo më pak se 1% të zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Por deri më tani, asnjë prej tyre nuk është paraqitur në KQZ për të marrë formularët, - thotë për Report Tv kryekomisioneri Celibashi
11 Tetor, 10:52 -
Shisnin paketa televizive pirate deri në 10.000 lekë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 persona (EMRAT)
Subjektet vepronin përmes rrjeteve sociale, duke reklamuar dhe tregtuar paketat për shuma nga 3.500 deri në 10.000 lekë, me pagesa në dorë dhe dërgesa përmes postave private. 5 të pandehurit akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale.
11 Tetor, 10:52 -
-
‘Parku i Besimit’, 210 mijë metra katror në Petrelë! Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi! Nderon tolerencën
Në Tiranë po prezantohen 12 projektet finaliste për ndërtimin e “Parkut të Besimit” në Petrelë, një hapësirë brenda së cilës do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare. Sipërfaqja ku do ndërtohet "Parku i Besimit" është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit
11 Tetor, 09:40 -
PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika kritika Berishës: Strategjia me kandidatë të pavarur s’e heq përgjegjësinë politike
Gjergji Nika në Këshillin Bashkiak të Vlorës thotë se strategjia për të mbështetur kandidatë të pavarur nuk e bën PD-në që të “lajë duart” pas humbjes. Ai bën një krahasim me kandidaturat ndër vite të demokratëve në këtë qytet dhe thotë se me lëvizjet që po bëhen këto zgjedhje tregon se partia po rrënohet
11 Tetor, 09:04 -
Mbyllja e qeverisë në SHBA, administrata fillon shkurtimet për mijëra punëtorë! Mbi 4 mijë të prekur në 7 agjenci
Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Russell Vought, njoftoi në një postim në rrjetin social X se "procesi i RIF ka filluar", duke iu referuar terminologjisë zyrtare për "reduktime në forcën punëtore".
11 Tetor, 08:50 -
-
-
Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë, përveç atyre me të cilat përballet tashmë! Hyjnë në fuqi më 1 nëntor
Pasi njoftoi se do të vendoste tarifa doganore masive ndaj Kinës se është 'armiqësore' dhe anuloi takimin me Xi Jinping, Trump tha se tarifat do të jenë 100%, përveç atyre me të cilat tashmë përballet. Pritet të hyjnë në fuqi në nëntor.
11 Tetor, 07:33 -
-
-
