Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me pengjet izraelite të mbajtura në Gaza, siç përcaktohet në planin e paqes. Qindra oficerë izraelitë po transferojnë gati 2 mijë persona në 5 burgje, nga të cilët 250 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1,700 banorë të Gazës të arrestuar pas sulmeve të 7 tetorit.
Pas të burgosurve, Hamasi deri të hënën duhet të dorëzojë të gjithë pengjet izraelite (20 të gjallë dhe 28 të vdekur). Rreth 250 mijë njerëz të zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, teksa një ditë më parë hyri në fuqi armëpushimi menjëherë pasi marrëveshja me Hamasin mori "ok" edhe të qeverisë izraelite. Dje, IDF përfundoi edhe fazën e parë të tërheqjes nga enklava.
Ndërkohë, presidenti i SHBA, Donald Trump shprehu besim në armëpushimin në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Ai do të jetë të hënën në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes. Sakaq, edhe OKB pritet të rifillojë nesër shpërndarjet e ndihmave për banorët e enklavës.
"Do të qëndrojë. Unë besoj se do të qëndrojë. Ata janë të lodhur nga luftimet", u tha Trump gazetarëve, duke konfirmuar qëllimin e tij për të udhëtuar në Izrael dhe Egjipt këtë fundjavë.
Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë Qendrën e koordinimit civil-ushtarak që do të mbështesë stabilizimin në Gaza, por nuk do të kenë ushtarë në Rrip. Këtë e ka konfirmuar admiral Brad Cooper, komandant i Centcom-it, pas vizitës së tij në një avanpost të IDF-së së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff.
Nga ana tjetër, Hamasi, Xhihadi Islamik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se nuk do të pranojnë asnjë "dominim të huaj" në Rripin e Gazës sipas planit të paqes. “Qeverisja e Gazës është një çështje palestineze", deklaruan milicitë në deklaratën e tyre.
Ndërkohë, deri në 200 trupa amerikane që ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme do të zhvendosen në Izrael për të ndihmuar në monitorimin e armëpushimit në Gaza. Trupat do të jenë pjesë e një Task Force që do të krijohet me disa vende të tjera, me qëllim monitorimin e armëpushimit në Gaza.
Lajm në përditësim…

Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë Qendrën e koordinimit civil-ushtarak që do të mbështesë stabilizimin në Gaza, por nuk do të kenë ushtarë në Rrip. Këtë e ka konfirmuar admiral Brad Cooper, komandant i Centcom-it, pas vizitës së tij në një avanpost të IDF-së së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff. «Djemtë dhe vajzat e Amerikës në uniformë po i përgjigjen thirrjes për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme sipas drejtimit të përcaktuar nga Komandanti i Përgjithshëm në këtë moment historik», ka shkruar ai në një postim në X, «ky rezultat i madh do të arrihet pa ushtarë amerikanë në terren».

Hamasi ka thirrur rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë, për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës, të braktisura së fundmi nga trupat izraelite. Hamas ka emëruar pesë guvernatorë të rinj, të gjithë me përvojë ushtarake, disa prej të cilëve më parë komandonin brigada të krahut të saj të armatosur për të mbikëqyrur operacionet.
Sipas raportimeve nga Gaza, njësitë e armatosura të Hamasit janë vendosur tashmë në disa rrethe, disa të veshura me rroba civile dhe të tjera me uniformat blu të policisë së Gazës
Mobilizimi i Hamasit, ishte pritur gjerësisht mes pasigurisë në rritje se kush do ta qeverisë Gazën pasi të përfundojë lufta, një çështje kyçe që mund të ndërlikojë nisjen e fazës së dytë të planit të Trump, i cili bën thirrje për çarmatimin e Hamasit.
Një zyrtar i Hamasit jashtë vendit nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi raportet e vendosjes së forcave të sigurisë, por deklaroi se "nuk mund ta lëmë Gazën në mëshirën e hajdutëve dhe milicive të mbështetura nga pushtimi izraelit.
Armët tona janë legjitime; ato ekzistojnë për t'i rezistuar pushtimit dhe do të mbeten të tilla për sa kohë që pushtimi vazhdon".

Mijëra palestinezë të zhvendosur vazhdojnë të kthehen në qytetin e shkatërruar të Gazës në ditën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit: 50,000 mbërritën sot, sipas Mbrojtjes Civile. Shumë janë të tronditur nga shkatërrimi, ndërsa të tjerë marrin frymë lehtë kur gjejnë shtëpitë e tyre ende në këmbë.
"Ne ecëm për orë të tëra dhe çdo hap ishte i mbushur me frikë dhe ankth për shtëpinë time. Nuk ekziston më. Është vetëm një grumbull rrënojash. Qëndrova atje dhe qava. Të gjitha ato kujtime tani janë vetëm pluhur", tha Raja Salmi për AFP.
Fluksi i njerëzve që kthehen vazhdon, sipas të dhënave të sotme të publikuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, një shërbim ndihme që vepron nën autoritetin e Hamasit.
"Kjo e çon numrin total të të kthyerve në Gaza që nga dje në afërsisht 250,000 deri më tani", tha Mohammed Al-Mughayyir, një zyrtar i agjencisë.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit për fazën e parë të planit të paqes në Gaza do të mbahet të hënën në Sharm el Sheikh të Egjiptit, ku edhe janë zhvilluar bisedimet.
Ceremonia do të bashkëkryesoret nga Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Të ftuar janë udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Turqisë, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Indonezisë.
Samiti ishte në qendër të një bisede telefonike përgatitore dje midis Ministrit të Jashtëm egjiptian Badr Abdel Aty dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.

OKB-ja ka marrë dritën jeshile të Izraelit për të filluar dërgimin e ndihmave masive në Gaza duke filluar nga e diela, tha një zyrtar i OKB-së për Associated Press. Ndihma përfshin 170,000 ton që tashmë janë pozicionuar në vendet fqinje si Jordania dhe Egjipti.
Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e OKB-së dhe autoritetet izraelite kanë filluar diskutimet mbi vëllimin e ndihmës që organizatat humanitare mund të çojnë dhe përmes cilave pika hyrëse.
Organizatat humanitare si UNICEF thonë se janë gati të dërgojnë ndihmë: "Shpresojmë që të gjitha kalimet do të hapen."

IDF kreu një sulm në Libanin jugor duke shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut.
“IDF goditi dhe çmontoi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në Libanin jugor, ku ishin të pranishme pajisjet e përdorura për të rindërtuar infrastrukturën terroriste në zonë", njoftoi ushtria izraelite në Telegram.
Presidenti libanez Joseph Aoun denoncoi sulmin, ndërsa tha se një person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën.
"Edhe një herë, Libani jugor është shënjestra e një sulmi të urryer izraelit kundër strukturave civile. Pa asnjë justifikim apo pretekst. Por rëndësia e këtij agresioni të fundit qëndron në faktin se ai vjen pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza", deklaroi ai.
Ndërkohë, Hezam al-Asad, një anëtar i byrosë politike të rebelëve Houthi kërcënoi Izraelin, duke thënë: "Sionistët po sulmojnë zonën Al-Musila në Libanin jugor. Duket se ata duan të kthehen në strehimet e tyre".

19 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes së shpallur të armëpushimit, ndërsa një person vdiq nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm, raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Sipas të njëjtave burime, 16 persona u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në pronësi të familjes Ghabboun në qytetin jugor të Gazës. Dy palestinezë u vranë gjithashtu në një sulm ajror në jug të Khan Younis, gjithashtu në Gazën jugore.
Komente











Mjerë populli....ku do kthehen në rënoja....
PërgjigjuCifutet nuuk e ndalojne luften sepse janne te pabese , nese kunderpergjigjet Hamasi ata do ta akuzojne ate se prishi armepushimin edhe pse nuk eshte e vertete
Përgjigju