-
-
Armë drejt Anglisë/ Pranga dy trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! Si ranë në gjurmët e policisë shkodranët, pistoletën e fshehën në televizor (EMRAT+VIDEO)
Tre të rinjtë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë, kishin fshehur në brendësi të një televizori një armë zjarri të ndarë në pjesë si dhe një silenciator me destinacion Anglinë. Televizori ishte ngarkuar në një kamion. 1 ende në kërkim.
21 Shtator, 12:06 -
Lokali, ‘fole’ prostitucioni në Fier/ Prokuroria: Organizatori shfrytëzonte vajzat me probleme ekonomike, u sekuestruan 611 mijë lekë
Sipas Prokurorisë, dy vajzat kishin hyrë në Shqipëri në muajin mars, dhe ishin shfrtyëzuar nga pronari i lokalit, duke përfituar nga gjendja e tyre ekonomike, për të ofruar shërbime seksuale. Pronari dhe menaxherja e lokalit janë lënë në burg. Tre të tjerat janë lënë në detyrim paraqitje.
21 Shtator, 10:48 -
-
Opozita kërkon shkarkimin e tij, Peleshi i thërret nesër në mbledhje për plotësimin e Komisioneve parlamentare! PD drejt Kushtetueses
Rregullorja e re e Kuvendit, që ndau 7 me 4 drejtimin e komisioneve parlamentare, pritet të sjellë përplasjen e radhës me socialistëve e demokratëve nesër, kur do duhet që të plotësohen anëtarët.
21 Shtator, 09:57 -
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj: ‘Sadik Premtaj - Trockisti i fundit’, ‘Gjithçka që dua’ dhe ‘Arratisje’! Melodia e Vargut ju sjell ‘Vetmia’
“Sadik Premtaj, trockisti i fundit” nga Marenglen Kasmi, “Gjithçka që ke” nga Enkelejd Lamaj dhe “Arratisje” nga Mirela Kanini janë librat që sugjerojmë në rubrikën “Në librari” në Report TV. Ndërkohë, mund të ndiqni edhe rubrikën “Melodia e vargut”.
21 Shtator, 09:19 -
Itali/ Mafiozi turk u vra për një video erotike, dinamika e ngjarjes! Shqiptari e goditi 30 herë me thikë, do arratisej në Kroaci! Zbardhen mesazhet (EMRAT)
Mafiozi u gjet i djegur në shtëpinë e tij më 23 korrik. Ai ishte therur për vdekje me 30 plagë. Motivi është zbuluar dhe janë bërë tre arrestime në Milano. Mes tyre, një shqiptar. Zbardhen mesazhet e 33-vjeçarit shqiptar me italianen e përfshirë.
21 Shtator, 09:12 -
Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohin shtetin e Palestinës! Izraeli: Po minohet mundësia e paqes
Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar janë 3 shtetet që kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i ministrit izraelit Itamar Ben Gvir, i cili paralajmëroi pushtimin e Bregut Perëndimor.
21 Shtator, 08:53 -
Von der Leyen: Jetojmë në kohë të rrezikshme! BE-ja duhet të jetë e gatshme të mbrohet, madje edhe e vetme
Nga mbrojtja, marrëveshja tregtare me SHBA, kërcënimet ruse, lufta në Gaza deri te mundësia për kandidaturë si presidente e Gjermanisë. Von der Lyen ka dhënë një intervistë për Lena (Aleanca Kryesore Evropiane e Gazetave).
21 Shtator, 08:24 -
-
‘Triathlon’ në Tiranë/ 116 pjesëmarrës në not, çiklizëm e vrap! Fiton një serb! Motër e vëlla shqiptaro-italianë triumfojnë në ‘sprint’
Edicioni i pestë Triathlon- në Tiranë mblodhi 116 sportistë profesionistë dhe amatorë nga Shqipëria dhe jashtë. U ndanë 14 çmime në kategori të ndryshme. Fitues i kategorisë olimpike për meshkuj ishte serbi Strahinja Trakiç, ndërsa në kategorinë sprint triumfuan motër e vëlla Thomas dhe Myral Greco.
21 Shtator, 08:00 -
Trump: I zhgënjyer nga Putin! Rusia: Të hapur për një zgjidhje të negociuar! Zelensky: Nëse Moska s’ndalet, do kthehet në kërcënim për gjithë Evropën
Trump përsërit nevojën për të ndaluar blerjen e naftës nga Rusia. Kremlini sheh si problem në çuarjen përpara të bisedimeve me Ukrainën presionin perëndimor. Zelensky kërkon sanksione më të rënda ndaj Moskës, sepse përndryshe do të kthehet në një kërcënim serioz për të gjithë vendet e Evropës.
21 Shtator, 07:30 -
Frrok Çupi: Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë
Jam mahnitur në atë luftë se si u zgjuan menjëherë pinjollët e bllokut dhe morën pozita në organizatat e luftës. I thërriste instinkti. Luftën civile bllokistët, inkludë Berishën, e ngrefën me qëllim që ta kthenin në revolucion. Ndryshe ç’u duhej? Aq sa mijëra vranë në atë luftë mund t’i vrisnin edhe mes njëri tjetrit ose nga SHIK-u.
20 Shtator, 22:43 -
-
-
Spartak Ngjela: Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion
Politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re? Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi.
20 Shtator, 20:24 -
-
-
-
Aksident në aksin Shkodër- Han i Hotit, mjeti përplaset me shtyllën metalike, humbin jetën babë e bir (VIDEO+ EMRAT)
Automjeti me drejtues Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe babai i tij që ishte pasagjerë, 76- vjeçari Nikollë Bluda.
20 Shtator, 18:42 -
Transparenca fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet! Raporti DASH: Në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike
DASH ka publikuar raport për transparencën fiskale, ku Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet. Për 69 vende të tjera Departamenti thekson se nuk i përmbushin standardet, megjithëse një pjesë e tyre ka shënuar progres të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës
20 Shtator, 17:52
