-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
Policia nisi hetimet për incidentin e djeshëm në hidrocentralin e Bunecit në Himarë, pasi për shkak të çarjes së basenit u përmbytën 12 biznese si dhe rruga nacionale. Në gjendje të lirë, për shkatërrim prone, po hetohet administratori i “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit po auditon kompaninë në pronësi të biznesmenit dhe ish-deputit të PD-së, Vasil Gjika.
17 Janar 2025, 16:59 -
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
Simboli i Shqiponjës që dikur ishte vendosur në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, në sheshin me të njëjtin emër, do të vendoset në Kukës. Lajmin e dha ish drejtuesi socialist për Kukësin, deputeti Pandeli Majko, i cili sqaron se do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit.
17 Janar 2025, 16:43 -
-
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
Ministri Igli Hasani do takohet edhe me presidentin Zelensky, kryeministrin Shmyhal dhe kryeparlamentarin ukrainas. Takimi ka për qëllim ‘forcimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore, me fokus në zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon’
17 Janar 2025, 14:31 -
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
Pas Markut, edhe kandidati tjetër në garën për kryetar të PD në degë 2 në Tiranë, Gazidedja hedh dyshime të forta për manipulim të procesit. Ai thotë se nuk ka ende asnjë përgjigje pse iu hoqën votat nga një proces rinumërimi që sipas tij fryu fiktivisht listën e votuesve dhe i dha fitoren Prendit me 11 vota më shumë se kandidatja Marku.
17 Janar 2025, 10:47 -
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
Dhjetëra qytetarë u mblodhën para Kadastrës Fier për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjeçare, për tu pajisur me certifikatë pronësie. Ata pohojnë njëzëri se është e papranueshme që të mos marrin përgjigje. Kadastra nga ana e saj tha se lëshohen çdo ditë 150 tituj pronësie.
17 Janar 2025, 10:22 -
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
Populli i Lushnjes i priti mysafirët krahëhapur dhe siguroi të gjitha kushtet për zhvillimin normal të Kongresit. Në deklaratën e parë që nënshkroi Kongresi ishte protesta kundër Italisë, ku thuhej: “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë te tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Evropës.”
16 Janar 2025, 22:20 -
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
Marrëveshja e firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe për energjinë me vlerë 1 mld dollarë dhe shpallja e dhëndrit të Donald Trump si investitor strategjik për ishullin e Sazanit. Këto ishin temat mbrëmjen e sotme në Report TV, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar Ilir Bejtja, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli
16 Janar 2025, 19:45 -
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, feston sot ditëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit. Teksa ka uruar ish-deputetin, Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur.
16 Janar 2025, 19:43 -
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje bashkepunimi 100 vjecare. Vetëm këtë vit Britania do e furnizojë Ukrainën me nidhma ushtarake në vlerë 3.6 miliardë euro, të cilat mund të shlyhen nga asetet e bllokuara ruse.
16 Janar 2025, 18:35 -
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
Hije të forta dyshimi për manipulimin e zgjedhjeve të partisë brenda demokratëve. Kandidatja për kryetare në degën nr.2 nxjerr listën dhe i drejton pyetje përfaqësuesve që drejtojnë procesin: Ç’duan votuesit nga Kukësi në Tiranë?!
16 Janar 2025, 17:30 -
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
Të vegjlit janë prekur nga gripi dhe virozat duke mbushur urgjencën pediatrike të Lezhës. Gjatë 4 ditëve të fundit janë kryer rreth 500 vizita. Situata është e vështirë si për mjekët ashtu dhe për pacientët, pasi Spitali Rajonal i Lezhës është në rikonstruksion dhe shërbimet kryhen në ish-godinën e maternitetit.
16 Janar 2025, 17:28 -
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
Vila e ish-dikatorit në zonën e ish-bllokut, është shënderruar në një ambient të hapur e kulturor, e nga sot do të jetë rezidencë artistike për të pritur artistët shqiptarë dhe të huaj në organizimin e ngjarjeve kulturore.
16 Janar 2025, 16:28 -
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
Kreu i PD-së, nën akuzë prej më shumë se një viti për dosjen e aferës “Partizani”, ‘ndërron kostum’ dhe premton luftë korrupsionit. Thotë se do e shpallë ‘vepër penale të rëndë’ nëse do fitojë. Deklaron hetim ndërkombëtar dhe sekuestrim për pronat e zyrtarëvve, (duke harruar çështjet e tij dhe familjes). Luftë dhe kullave që i quajti monumente të krimit të narkoeuros dhe korrupsionit
16 Janar 2025, 12:52 -
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
Projekti i ri parashikon hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë, me një strukturë hotelerie në dispozicion për pacientët dhe familjaret e tyre, por dhe për studentë, mjekë e ekspertë që kanë bashkëpunim me spitalin.
16 Janar 2025, 12:24
