Premier League e futbollit në Angli mbylli raundin e 35-të. Të dielën e 4 majit Liverpooli kampion i sapokurorëzuar u mposht 3-1 nga Chelsea. Manchester United u turpërua në Londër, teksa ngecën Newcastle dhe Tottenham.
Në Londër, Brentford mposhti 4-3 Manchester United duke u dhënë leksion "Djajve të Kuq". Djemtë e Amorim vinin nga një fitore 0-3 në Europa League kundër Bilbaos dhe nuk e prisnin këtë humbje, për më tepër duke kaluar të parët në epërsi me Mount pas 14 minutash lojë. Brentford përmbysi brenda pjesës së parë me autogolin e Shou dhe golin e Schade, ndërsa shënuan edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë me Schade dhe Uissa. United më pas u kujtua të reagonte vonë dhe shkurtoi me Garnacho dhe Diallo për rezultatin final 4-3.
Në "Stamford Bridge" Chelsea mposhti 3-1 kampionët e sapokurorëzuar të Liverpool. Enzo Fernandez zhbllokoi shifrat në minutën e tretë, ndërsa autogoli i Quansah në pjesën e dytë i dha epërsinë e dyfishtë vendasve. Ishte van Dijk që shkurtoi për Liverpool pesë minuta nga fundi, por Palmer u tregua i saktë nga penalltia në shtesën e gjashtë për të "vulosur" shifrat në 3-1. Nisja e sfidës pa "tunelin e nderit", aty ku Chelsea priti me nderime kampionët e Liverpool.
Barazim 1-1 mes West Ham dhe Tottenham. Spurs kaloi në epërsi me Odebert, ndërsa vendasit siguruan golin e barazimit me Bouen. Nga një pikë pas barazimit 1-1 ndanë edhe Brighton dhe Newcastle. Minteh shënoi për Brighton, ndërsa Isak barazoi për miqtë.
Premier League, raundi 35-të - E diel, 4 maj 2025:
Brentford 4-3 Manchester United
Brighton 1-1 Newcastle
West Ham 1-1 Tottenham
17:30 Chelsea 3-1 Liverpool
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.4%
-
Jo
75.9%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Dramë për Arsenalin, 'Topçinjtë' eliminohen nga FA Cup! Chelsea 'tërmet 7 ballësh', Man. City turpëron Liverpoolin
5 Prill, 10:15
-
FA Cup/ Man. City 'shkërmoq' 4-0 Liverpoolin dhe shkon në gjysmëfinale, Haaland shënon tre gola! Salah gabon 11 metërshin
4 Prill, 15:44
-
E konfirmon trajneri Liam Rosenior, Chelsea pezullon nga ekipi kapitenin Enzo Fernandez
3 Prill, 13:01
-
Sulmuesi Brajan Gruda 'mbyll derën' për Shqipërinë: Prioritet mbetet Gjermania
3 Prill, 11:40
-
Vdekja tragjike e Diogo Jotës, zbulohet mesazhi i fundit që partnerja i dërgoi futbollistit përpara aksidentit: Më telefono, dua të të tregoj diçka
3 Prill, 10:17
-
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare, dashurohet me të dënuarin me vdekje në Teksas! Braktis edhe vajzën në Londër
1 Prill, 15:29
-
Me armë dhe silenciator brenda kamionit, arrestohen dy shqiptarët! Tentuan të hynin në Angli
31 Mars, 09:52
-
Zyrtare/ Tottenham shkarkon trajnerin Igor Tudor pas vetëm 44 ditësh nga emërimi
30 Mars, 15:25
-
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT+VIDEO)
28 Mars, 15:22
-
Nesër ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para! Flemë më pak, por ditët me diell zgjasin më shumë
28 Mars, 12:39
-
Miqësoret/ Spanja i shënon 3 gola Serbisë, ndalet Anglia! Holanda përmbys 2-1 Norvegjinë
28 Mars, 12:03
-
Krimi makabër në Britaninë e Madhe, 19 vite burg për shqiptarin që vrau djalin e tij 3 muajsh (EMRI)
24 Mars, 16:48