-
'Po investojmë dhe po përshpejtojmë punën tonë në ishullin artik', Von der Leyen: Groenlandën dhe Ukrainën i kemi prioritetet
Presidentja von der Leyen shqyrtoi çështjet kryesore në fillim të vitit. Groenlanda dhe Ukraina janë ndër prioritetet. Këtë javë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të takohet me përfaqësues të qeverive daneze dhe të Groenlandës
12 Janar, 10:58 -
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna për Report Tv: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne! 3 të miturit me zgjebe, nëna mban kujdestarinë
Tre fëmijët e mitur në Durrës do të vazhdojnë të qendrojnë në kujdestarinë e nënës, me mbikëqyrje nga Shërbimi Social. Ky eshte vendimi qe moren institucionet pas denoncimit te gjyshes e cila pretendoi se ish-nusja e djalit i ka braktisur. Fëmijët për shkak të mungesës së higjienës ne banese janë prekur nga zgjebja ndaj do te qendrojne disa dite ne spital e mandej do te rikthehen ne shkolle.
12 Janar, 09:55 -
Temperatura - 25 gradë, dëbora 2-3 m., dhjetëra të vdekur nga orteqet! Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që ‘gjunjëzoi’ Shqipërinë në 1985
Ndërsa natyra ndjek ritualin e saj shekullor, koha për qeverisjen tonë, duket se ka mbetur në vend. Dokumentet arkivore me siglën “Sekret” (të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), dëshmojnë se pikat nevralgjike të vitit 1985, janë po ato që lëngojnë edhe sot
12 Janar, 08:08 -
E rëndë në Durrës/ 3 të mitur gjenden të braktisur në banesë nga e ëma, 3 ditë pa ngrënë dhe 1 muaj pa shkuar në shkollë! Vihet nën hetim 33-vjeçarja, zbardhet dëshmia e saj (FOTOT+VIDEO)
Burime nga policia bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre 33-vjeçare është një konflikt mes kësaj të fundit dhe gjyshes së të miturve nga ana e babait, e cila ka kërkuar t'i marrë në kujdestari. Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë në polici të nënës 33-vjeçare, e cila thotë se "ky është kurth nga ish-vjehrra".
11 Janar, 20:46 -
-
-
3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%
Tre ditë pas zjarrit që shndërroi në gërmadha 2 kapanone te tregut te ish Uzina Dinamo në Tiranë, ka ende tym. Report Tv sjell pamjet nga brenda magazinave ku në vend të mallit ka mbetur vetëm hiri i dëmeve kolosale. Tregu u krijua pas privatizimit të ish Uzinës Dinamo në vitin 1995 dhe sot zotërohet nga Roland Hysa dhe familja e tij me 75% të aksioneve. 13% i ka shteti dhe pjesën tjetër rreth 120 aksionerë të tjerë.
11 Janar, 15:19 -
538 të vrarë nga protestat në Iran dhe 10 mijë të arrestuar, Trump: Gati të ndërhyjmë! Shteti islamik përgjigjet: Do sulmojmë SHBA dhe Izraelin
Natë protestash të egra në të gjithë Iranin teksa përplasja mes protestuesve dhe forcave të sigurisë shënon dy javë nga nisja e tyre. Mes një bilanci të paqartë numri i viktimave mund të rritet, ndërsa mbi 2600 persona janë arrestuar sipas organizatave.
11 Janar, 15:06 -
-
-
Media: Mbretëria e Bashkuar po negocion me aleatët e BE-së për të dërguar trupa evropiane në Groenlandë
Planet, të cilat mbeten në një fazë të hershme, synojnë të bindin zotin Trump që të heqë dorë nga planet e tij kontraverse për të aneksuar Groenlandën , një ishull i vetëqeverisur që është pjesë e Danimarkës.
11 Janar, 13:35 -
-
-
-
-
-
Irani në flakë/ Protestuesit sfidojnë goditjen vdekjeprurëse të regjimit, mbi 2000 të arrestuar, SHBA-të sinjalizojnë gatishmëri për ndërhyrje
Protestuesit po bëjnë thirrje për t'i dhënë fund sundimit klerik të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Qeveria iraniane ka vendosur mbylljen e internetit në një përpjekje për të ndaluar protestat.
11 Janar, 08:26 -
-
Arbër Hitaj: Dështimet me përmbytjet, marrja e përgjegjësive dhe gabimi i opozitës
Le t’i marrim me radhë, pushteti lokal, një dështim i madh! Ndoshta për herë të parë në historinë e saj, qyteti malor, e përsëris, malor i Gjirokastrës pati përmbytje të një niveli të pandodhur më parë.
10 Janar, 22:59 -
-
Salianji mbush sallën në Korçë: Kush na i ka fajet që sheshet i kemi bosh? PD paradite mbron drejtësinë, pasdite e shan me 'libër shtëpie'
Nga Korça, ku zhvilloi foltoren e radhës, Ervin Salianji akuzoi kryeministrin Rama se është ai personi që po paguan mesazhet që u dërgohen demokratëve për të mos marrë pjesë në takimet e tij.
10 Janar, 17:46