-
-
Pse u arrestua ish-princi britanik Andrew dhe u mor 12 orë në pyetje, analiza: Emailet për Epstein (janë vetëm maja e ajsbergut)
Më 30 nëntor 2010 - kur Epstein ishte shpallur fajtor për abuzim seksual dhe nxitje prostitucioni nga një e mitur - Andrew i përcolli mikut të tij dy raportet mbi udhëtimin e biznesit që kishte ndërmarrë pak kohë më parë në Kinë, Vietnam, Hong Kong dhe Singapor
20 Shkurt, 07:34 -
Kuvendi seancë maratonë, zgjidhen 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Miratohet ligji i ri për diplomatët dhe AKSHI-n, rrëzohen 6 propozime të opozitës
Mazhoranca miratoi ligjin për shërbimin e jashtëm ku parashikohet testimi i diplomatëve në shërbim dhe ndryshimet ligjore për funksionimin e AKSHI-t. Kuvendi emëroi katër prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. 6 propozime të opozitës u rrëzuan.
20 Shkurt, 07:26 -
Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha
Kreshnik Spahiu deklaroi se Chris LaCivita, i cili shërbeu si konsulent i PD në zgjedhjet e 11 majit 2205, duhet t'i kthejë paratë mbrapsht Sali Berishës, sepse ky i fundit mbeti sërish non grata dhe kryeministri Edi Rama shkoi në Uashington, në Bordin e Paqes.
19 Shkurt, 23:06 -
Kujtimi 'i hidhur' i presidentit amerikan! Ja kush është Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Edi Rama i kujtoi Trump se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial.
19 Shkurt, 23:05 -
-
Protesta e 20 shkurtit/ Kalaja: Do jetë normale si të tjerat, s'ka pasur dhunë! Basha: Përdoren të miturit! Bido: Te SHQUP-i i mësojnë të hedhin molotov
Protesta e 20 shkurtit, e thirrur nga PD ishte një ndër temat e diskutuara në emisionin "Frontline" në Report Tv. Të ftuarit ishin të ndarë në mendime, nëse protestat e Berishës janë apo jo të dhunshme.
19 Shkurt, 22:53 -
I dënuar më parë për trafik heroine, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnjë
Pas gati 1 vit nga sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të Saimir Taullaut në Lushnjë, gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme me anë të një vendimi të marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi të konfiskojë 4 pasuritë e eksponentit kriminal, duke urdhëruar kalimin e këtyre pasurive në favor të shtetit.
19 Shkurt, 22:20 -
-
-
Euro rekordin më të ulët në histori, këmbehet me 96.35 lekë
Euro ka shënuar rekordin më të ulët historik, duke u këmbyer me 96.35 lekë. Kjo valutë ka shënuar një rënie me 2.8% krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë thotë se kursi i këmbimit ka dhënë ndikim pozitiv në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
19 Shkurt, 20:47 -
-
-
Borxhi publik në 2025 u ul me 1.1%, zbriti në 53.04%! Rënia e valutave ‘shpërblen’ thesarin, ulet borxhi i huaj
Viti 2025 është mbyllur me rënie të borxhit publik me 1.1% krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave aktualisht borxhi ka zbritur në 53% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 14.5 miliardë euro. Ndikim kryesore në uljen e borxhit ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja.
19 Shkurt, 20:43 -
Kremlini: Nuk shohim arsye që Europa të përfshihet në negociata për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë
Kremlini nuk sheh arsye për të përfshirë Europën në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, shumica e vendeve europiane kanë tendencë që të kontribuojnë në vazhdimin e luftës.
19 Shkurt, 20:33 -
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi
Përplasja mes palëve kishte nisur për kredinë 100 milionë euro që “Mabco” e Pacollit kishte marrë nga një fond investimesh guackë “Delphos”. Dy çështje gjyqësore mes palëve në pritje të gjykimit në themel.
19 Shkurt, 20:28 -
VIDEO/ Kur opozita akuzonte Ramën se nuk shkel dot në SHBA, si u rrëzua narrativa e Berishës pas takimit të kryeministrit me Trump
Nga akuzat se nuk udhëtonte dot drejt SHBA-së te deklaratat për arrestimin si Maduro, si takimi i Edi Ramës me Trump për Bordin e Paqes hedh poshtë “narrativën” e opozitës.
19 Shkurt, 20:13 -
Projekti TID në Durrës/ Ministri Gonxhja në Kuvend: Kemi ngritur grup punë për vlerësimin e shpronësimeve! Zhupa: Do prishet identiteti i qytetit
Blendi Gonxhja ka replikuar ditën e sotme në Kuvend me Ina Zhupën, lidhur me projektin TID që është projektuar për të rijetëzuar Qendrën Historike të qytetit të Durrësit.
19 Shkurt, 19:43 -
-
Jakin Marena: Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata
Askush nuk e imagjinon Berishën në këtë stad, as kur ka qënë në pushtet dhe as tashmë që është në opozitë! Përkundër Ramës, që asnjëherë nuk ka folur në gjuhë të huaj kundër opozitës jashtë vendit, Berisha, në të gjitha herët, si në pushtet ashtu dhe në opozitë, nuk e ka ndarë sulmin ndaj kundërshtarëve politikë!
19 Shkurt, 19:24 -
Rrëshqitje në aksin Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Kufizohet lëvizja e mjeteve, do merren masa për realizimin e një korsie provizore
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë. Për këtë arsye, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes.
19 Shkurt, 19:23