-
Çifti i pazakontë që po shtang Gjermaninë: Ish-CEO i martuar dhe 70-vjeçar i Google shihet krah vajzës 27-vjeçare të guvernatorit
Miliarderi 70-vjeçar është i martuar që prej vitit 1980, por ajo mes tij dhe bashkëshortes Wendy thuhet se është një martesë e hapur. Burkandt, 27 vjeçe, në Gjermani është e famshme si modele, por edhe për pjesëmarrjen e saj në një reality show. Ajo i përkushtohet filantropisë.
10 Shkurt, 15:27 -
Alarmi për pastrimin e parave që përplasi Komisionin Xhafaj me SPAK, inteligjenca financiare ‘raport sekret’ në komision
Institucioni që përplasi SPAK-un me komisionin e Fatmir Xhafaj për pastrimin e parave, u paraqit sot në Kuvend për një raportim sekret përpara këtij komisioni. Agjencia e Inteligjencës Financiare tha se vendi duhet të marrë masa shtesë për të luftuar paratë e pista, ndërsa PS tha se për këtë aksion parlamentar kishin pasur edhe dakordësinë e opozitës.
10 Shkurt, 15:22 -
Kredia me probleme ra në nivelin më të ulët historik në 3.8%! Në 2025-ën, 358 mln € hua të këqija
Vlera e kredive me probleme preku nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2025. Banka e Shqipërisë thotë se kredia e keqe ra në 3.8%, ndërkohë që në vlerë në bilancet e bankave aktualisht janë 358 milionë euro kredi me probleme.
10 Shkurt, 15:10 -
-
Parlamenti Evropian ndryshon rregullat e azilit në BE, Kosova futet mes vendeve të sigurta
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja që e bëjnë azilin më të vështirë për migrantët nga disa vende, përfshirë Kosovën, duke e kthyer strategjinë e Italisë për migrantët në politikë evropiane.
10 Shkurt, 15:00 -
Projektligji i ri për librin, diskutime mes botuesve e shtetit
Në një dëgjesë publike në Kuvend, përfaqësues të tregut të librit ngritën shqetësime mbi mënyrën se si ndërhyrjet e propozuara trajtojnë çështjet që lidhen me botimet digjitale, bibliotekat, apo edhe politikat fiskale që, sipas tyre, po e dëmtojnë librin shqip.
10 Shkurt, 14:59 -
-
-
-
Nga bashkia në qeli, Memolla vuan dënimin në Rrogozhinë! U dënua nga Apeli me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor
Rrogozhina mbetet pa kryetar Bashkie dhe pritet që të shkojë në zgjedhje. Edison Memolla u dënua me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me 3 të tjerë dhe u dënua me 1 vit burg.
10 Shkurt, 14:08 -
Ndryshimi i rregullores në Kushtetuese/ Bardhi: Na hoqën komisione, e miratuan për 1 orë! Kuvendi: Zbatuam procedurën aq sa ishte e mundur
Kuvendi u përball sot me një tjetër gjyq kushtetues, pasi opozita ishte ankuar për ndryshimet e një anshme të strukturës dhe rregullores së Kuvendit në muajin shtator.
10 Shkurt, 14:02 -
'Milano Cortina'/ Italia siguron medaljen e dytë të artë, fiton në stafetën e patinazhit të përzierë! Arianna Fontana në histori
Confortola, Fontana, Sighel dhe Nadalini i dhanë Italisë një rezultat historik, pas medaljes së argjendtë katër vjet më parë. Kjo është medalja e 10-të e 'të kaltërve' në këto Lojëra.
10 Shkurt, 13:55 -
Opozita te ‘Ekonomia’: Hiqni akcizën e birrës artizanale, TVSH 5% ushqimeve! Mazhoranca kundër
Dy propozime të opozitës për përjashtime tatimore u rrëzuan në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi që të hiqet akciza për birrat artizanale në vend, ndërsa Partia e Lirisë propozoi ulje në 5% të TVSH-së për produktet ushqimore. Dy projektligjet sollën debate, ndërsa vendimi final i takon Kuvendit.
10 Shkurt, 13:41 -
Do ekzekutonin 'Otin'/ Henrik Hoxhaj tregon mesazhin nga Nuredin Dumani: Mora dy doktorë se u plagos, nuk e di si erdhi policia
Henrik Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte kërkuar kërkuar që të vriste Elton Kilën, i njohur si "Oti", pasi kishte informacione se strehonte Talo Çelën. Hoxhaj deklaroi se ishte në Elbasan ditën që u arrestua dhe Nuredin Dumani po e priste në Peqin, por ai i dërgoi mesazh duke i thënë se është plagosur.
10 Shkurt, 13:23 -
-
-
-
Lushnje/ Banorët e Imshtës kundër parkut fotovoltaik: Toka është e shtetit, ne e kemi në përdorim (VIDEO)
Banorët e fshatit Imshtë protestuan sot para komisariatit të Lushnjës, kundër ndërtimit të një parku fotovoltaik në tokën që e përdorin prej tre dekadash. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situates. Ndersa nga policia kerkojne te mos hetoje protestuesit qe u perplasen dy dite me pare me investitorin.
10 Shkurt, 13:08 -
Rrëzimi i avionit në Indi vitin e kaluar, hetuesit indianë pranojnë aktin e qëllimshëm: Tragjedia ndodhi sepse piloti fiku motorët
Në qershor të vitit të kaluar, një avion i Air India me destinacion Londrën Gatwick u rrëzua pas ngritjes nga Aeroporti i Ahmedabad. 260 persona vdiqën. Boeing 787 humbi kontrollin menjëherë pasi doli nga pista dhe u rrëzua 32 sekonda më vonë
10 Shkurt, 12:57 -
-