-
Shkelje me tenderin 4.1 mln €, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci dhe 3 të tjerë! I çon për gjykim
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, zëvendësja e tij dhe dy persona të tjerë pritet të gjykohen në GJKKO për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK ka përfunduar hetimet për një tender 4.1 milionë euro të vitit 2021 dhe ka depozituar dosjen në Gjykatë.
11 Shkurt, 11:13 -
-
-
Ermal Meta rikthehet në Sanremo si baba, një këngë për fëmijët e luftës në Gaza
Kënga rrëfen historinë e një vajze të vogël të vrarë gjatë një bombardimi në Rripin e Gazës. Edhe pse fjala “Gaza” nuk përmendet drejtpërdrejt në tekst, referencat ndaj popullit palestinez janë të qarta. Kjo shënon paraqitjen e shtatë të Ermal Metës në skenën e teatrit “Ariston”, por është hera e parë që ai ngjitet aty si baba.
11 Shkurt, 10:59 -
Fondi Social 2026 për shtresat vunerabël, 65 mijë përfitues! Fonde 12 bashkive, Rama: Vëmendje familjeve në nevojë! Gonzato: Të rishikohet legjislacioni
14 shërbime do t’u ofrohen shtresave në nevojë, përmes fondit social që do t’u jepet bashkive e që për 2026-ën ka pësuar rritje 17%. Kryeministri Rama kërkoi më shumë vëmendje nga bashkitë ndaj shtresave vulnerabël, ndërsa ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kërkoi ndryshimin e ligjit për përkujdesjen sociale.
11 Shkurt, 10:52 -
-
‘Fondi Social 2026’, Gonzato: Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimet e kapitalit njerëzor! Duhet harmonizim i legjislacionit me atë të BE
Gonzato tha se mirëqenia sociale është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE, ndërsa foli për nevojën e harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian lidhur me përkujdesjen sociale.
11 Shkurt, 10:38 -
'Milano Cortina'/ Denni Xhepa mbyll garimin në Olimpiadë për disiplinën e Super-G, skiatori i Shqipërisë renditet në vendin e 34-t
Nga 42 garues, Xhepa e mbylli garën në vendin e 34-të me kohën 1 minutë 31 sekonda e 72 të qindtat. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janë sportistët e Shqipërisë në 'Milano Cortina 2026'.
11 Shkurt, 10:14 -
Protesta e PD/ Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë! Koçiu: PD pagoi miltantë për 'revoltë popullore', fshihen pas të miturve
Qeveria dënoi njëzëri dhunën ndaj policëve gjatë protestës së të martës. Edi Rama tha se PD është e vetmja parti që ushtron dhunë, ndërsa ministrja e brendshme kërkoi dënim maksimal të personave të maskuar që hodhën molotovë ndaj policisë.
11 Shkurt, 10:03 -
'Milano Cortina'/ Austria e artë në Slalomin ekipor për vajza, zhgënjen Shiffrin! Birk Ruud legjendë në 'Slopestyle', Johan Olav Botn fiton në Biatlon! Suedia arritje historike
Të martën u mbyll dita e katërt e Olimpiadës Dimërore 'Milano Cortina', me garimin që do vijojë deri më 22 shkurt. Norvegjia dominon me 12 medalje, gjashtë prej tyre të arta.
11 Shkurt, 09:53 -
Parlamenti Europian përforcon rregullat për azilkërkuesit, i jep dritën e gjelbër modelit të Shqipërisë me Italinë
Dhoma e Strasburgut ka dhënë miratimin përfundimtar për listën e parë të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës dhe për rishikimin e kritereve për caktimin e vendeve të treta të sigurta. Do të jetë e mundur të dëbohen azilkërkuesit në vende të treta me të cilat janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe.
11 Shkurt, 09:45 -
-
-
Protesta e dhunshme e Berishës, 21 militantë të arrestuar, 4 prej tyre të mitur! Nën hetim Noka, Këlliçi, Balliu, Baçi e Minarolli (VIDEO+FOTO)
Mes 21 militantëve të arrestuar, 4 prej tyre janë 17-vjeçarë. 9 militantë janë liruar dhe vetëm 1 prej tyre është vënë në hetim në gjendje të lirë. Pas protestës së dhunshme të Berishës, policia ka sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me benzinë.
11 Shkurt, 08:58 -
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan përgatiten për Festivalin e parë të Shkencës
Festivali zhvillohet për herë të parë në shkollat tona. Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë promovon rolin e tyre në fushat ekzakte me qëllimin për të frymëzuar dhe përmirësuar barazinë gjinore në ekosistemin shkencor.
11 Shkurt, 08:35 -
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, pjesëmarrje nga RMV, Bullgaria, Italia e Rumania! Thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar, zbardhet axhenda
Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie. Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
11 Shkurt, 08:20 -
Kontratat e plazheve/ Prokuroria zbarkon në Zyrën e Aseteve në Vlorë, sekuestron dosje
Dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestrimi për disa dosje që i përkasin periudhës 2023–2025. Në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.
11 Shkurt, 08:14 -
Terror në Kanada, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur nga sulmi me armë zjarri! Mes viktimave edhe autorja, vrau veten
Autorja dyshohet se i ka dhënë fund jetës para mbërritjes së policisë, kurse kjo e fundit s'e ka publikuar ende identitetin e saj. Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se ishte "i shkatërruar", ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave të "aktit të tmerrshëm të dhunës."
11 Shkurt, 07:35 -
19 efektivë të lënduar nga protesta e PD, Lamallari dënon dhunën ndaj tyre: Sulm i organizuar kriminal
Ministri shprehet se akte të tilla janë shkelje flagrante dhe e dënueshme e së drejtës për tubim. Lamallari ka shprehur solidaritet për familjarët e të lënduarve, ndërsa e quan protestën një sulm të organizuar kriminal.
11 Shkurt, 07:16 -
-