-
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein, skandali bën jehonë në të gjithë Evropën
Mediat norvegjeze raportuan se shumica e partive në parlamentin e Norvegjisë duket se janë të gatshme të mbështesin një hetim të pavarur për Ministrinë e Jashtme. Megjithatë, e përditshmja VG tha se Kryeministri Jonas Gahr Stoere do të preferonte që parlamenti të kryente hetimin.
6 Shkurt, 17:45 -
-
-
-
-
Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, kompania përgjegjëse detyrohet t'i japë shtetit shqiptar 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotme ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, ku kompania përgjegjëse ka detyrimin që t'i japë shtetit shqiptar 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike.
6 Shkurt, 17:03 -
-
Pllakë përkujtimore në Graz të Austrisë në nder të poetit Lasgush Poradeci, Ambasadori Velaj: Mirënjohës që i hapët dyert shqiptarëve!
Bashkia e Pogradecit ishte e ftuar zyrtarisht në Austri përmes Ambasadës Shqiptare në Vjenë, në kuadër të një nisme që synon të lidhë më fort qytetet shqiptare me institucionet vendore austriake. Por momenti më domethënës i vizitës u shënua në Graz, ku u zbulua pllaka përkujtimore në godinën ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti Lasgush Poradeci.
6 Shkurt, 16:47 -
Qeveria i propozon Kuvendit ish-ministrin Mete dhe Jonida Priftin për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Aktualisht janë 6 vakanca në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3 vakanca, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera mund të bëhen nga qeveria.
6 Shkurt, 16:32 -
VKM/ Pagat e administratës indeksohen me 2.5%, përfitojnë Presidenti, gjyqtarët e prokurorët! Rishikohet formula e vjetërsisë së punës në Shëndetësi
Pagat e administratës publike, e presidentit, gjyqtarëve, prokurorëve dhe të sistemit shëndetësor indeksohen me 2.5%. Vendimet janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, dhe ka efekt prej 1 janarit 2026.
6 Shkurt, 16:32 -
Korrupsion zgjedhor në 64 raste, GJKKO dënon me rreth 7 vite burg ish-kandidatin e PD dhe 4 të tjerë! U konvertohet në shërbim prove
Hetimet treguan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata siguruan dhe ofruan bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm, të dokumentuara në 64 raste, me qëllim që të votonin në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
6 Shkurt, 16:28 -
Gjykata Kushtetuese nuk arrin shumicën për rastin Balluku, rrëzohet 4-4 kërkesa e Ramës: Zëvendëskryeministrja pezullohet nga detyra (VENDIMI)
Belinda Balluku ikën nga Qeveria. Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të masës së pezullimit që GJKKO ka vënë për zv kryeministren e ministren e Infrastrukturës të marrë të pandehur, ndonëse votat u ndanë në mënyrë të barabartë.
6 Shkurt, 16:25 -
-
Kosova kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të veteranit të UÇK-së nga Serbia
Kjo ministri tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës i ka dorëzuar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë duke i kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve të ndalimit dhe informacione të tjera të rëndësishme për rastin.
6 Shkurt, 16:13 -
Emigrimi po sfidon ekonominë, 70% e shqiptarëve ikin ‘për kushte më të mira’! Sytë nga vendet e treta për punëtor, 19 mijë të huaj apikuan për leje qëndrimi vjet
Deri më tani punonjësit e huaj dominojnë në sektorë si industria e peshkimit, ndërtim, fasoneri dhe turizmi, fusha që po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore vendase.
6 Shkurt, 16:10 -
Vëllai i shefit të sigurisë izraelite arrestohet për kontrabandë cigaresh në Gaza
Një paketë cigare dikur kushtonte 5 euro në Gaza por sot shitet deri në 250 euro. Cigaret që kalojnë ilegalisht sot janë në qendër të një skandali që çon deri te vëllai i shefit të agjensisë së sigurisë izraelite.
6 Shkurt, 16:10 -
-
-
-
Epstein dhe avioni i tij ‘Lolita Express’ në Tiranë? Nuk ka qenë kurrë, Fevziu ngatërron Albany-n me Albania
Ditën e djeshme disa analistë në Shqipëri pretenduan se avioni i Epstein ka fluturuar drejt vendit tonë, por referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, aeroporti me kodin ALB i referohet Albany-t në New York.
6 Shkurt, 15:48 -
Sekuestrohen 35 ton kanabis në Maqedoninë e Veriut, sasia më e madhe në historinë e vendit
Në Maqedoninë e Veriut policia ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës kannabis në historinë e vendit. Rreth 35 tonë u sekuestruan gjatë një operacioni në dy komplekse ish industriale në Shkup dhe Strumicë.
6 Shkurt, 15:20