-
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025
Teksa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turizmit në Shqipëri, mësohet se Airbnb po konkurron fuqishëm hotelet në vend. Sipas statistikave, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025.
1 Shkurt, 10:23 -
Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%
Ligji i fundit fiskal ka shfuqizuar dispozitën që parashikonte përjashtimin total nga taksat të shtetasve të Bashkimit Evropian që kishin leje qëndrimi. Paniku është përhapur mes pensionistëve italianë, të cilët po trokin në dyert e CAF-eve dhe të Drejtorisë vendore të Tatimeve në kërkim të informacionit. Dhe ka tashmë ata që kërcënojnë me largim nga Shqipëria.
1 Shkurt, 10:12 -
-
-
Shkrirja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, Rama: Të tjera drejtori do të zhvendosen! Janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për të dëmtuarit nga zjarret e verës 2025
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, duke thënë se sot nuk është e nevojshme paraqitja fizike e qytetarëve pranë zyrave të Kadastrave, pasi sipas shefit të Qeverisë, shërbimet kadastrale mund të merren online. Rama ka thënë se edhe drejtori të tjera do të zhvendosen drejt Tiranës.
1 Shkurt, 09:42 -
Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njihte dosjen! GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e arrestit me burg
Veliaj i pranishëm në seancë, përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani. Sipas kryebashkiakut, vijimi i paraburgimit, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. ndërsa kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni
1 Shkurt, 09:23 -
-
Specialistja e shëndetit mendor: Dimri rrit stresin dhe ankthin, kujdes me sinjalet që jep trupi dhe mendja
Në një intervistë, Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor pranë Institutit të Shëndetit Publik (IShP) shpjegon se gjatë dimrit vërehet një shtim i konsultave për ankth, çrregullime të gjumit dhe lodhje emocionale.
1 Shkurt, 08:54 -
Bill Gates i përmendur në dosjet Epstein: ‘Vajzat ruse’, antibiotiku që duhej t’i jepej fshehurazi bashkëshortes dhe shantazhi i fundit i pedofilit
Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it.
1 Shkurt, 07:52 -
SPECIALE/ Historia e Stillo Papadhimos, 101-vjeçari që i mbijetoi burgosjes në kampin nazist të Gjermanisë: 20 hebrenj shpëtuan duke u fshehur në kapanonin tonë (VIDEO)
Stillo Papadhima sot jeton në Sarandë. Në vitin 1948 kreu kursin e shoferave dhe punoi për një kohë të gjatë në këtë profesion. Më vonë duke qenë invalid i punës, punoi në Zyrën e Kontrollit të automjeteve në Parkun e Sarandës deri sa doli në pension. Sekreti i jetëgjatësisë së tij janë shëtitjet buzë detit të Sarandës.
1 Shkurt, 07:41 -
Britania e Madhe dhe BE do të zhvillojnë bisedime të reja mbi bashkëpunimin në mbrojtje
Komisioneri i tregtisë i BE-së Maros Sefcovic do të shkojë në Londër për bisedime javën e ardhshme, me tregtinë, energjinë dhe peshkimin në axhendë. Por burime diplomatike thanë se Mbretëria e Bashkuar është e etur të diskutojë rifillimin e negociatave për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur.
31 Janar, 22:21 -
Trump përmendet 1800 herë në dosjen ‘Epstein’! Adoleshentja e punësuar në Mara-a Lago u rekrutua për në ishull! ‘Hatërmbetje’ mes Jeffrey-it dhe presidentit për virgjërinë e 13-vjeçares
Detajet e reja rikujtojnë gjithashtu miqësinë shumëvjeçare të Trumpit me Epstein, një i dënuar për krime seksuale që kreu vetëvrasje në vitin 2019, dhe me Maxwell, bashkëpunëtoren e tij të afërt, e cila aktualisht ndodhet në burg për trafikim seksual.
31 Janar, 22:15 -
-
Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?
Bashkia e Himarës pritet të hyjë në një fazë të re të menaxhimit të pasurive të saj përmes krijimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% shtetëror. Nisma e propozuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, e quajtur "HIMARA INVEST" SHPK, synon të marrë nën administrim pikat kyçe të ekonomisë lokale, nga plazhet te parkimet. Mirëpo, ky projekt ka ndezur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si një tentativë për "privatizimin" e aseteve publike të qytetit.
31 Janar, 20:59 -
Durrës/ Dhunuan një çift brenda makinës së tyre, vihet nën hetim 44-vjeçari, shpallen në kërkim 2 të tjerë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, në lagjen nr.14 në Nishtulla, ku një çift është rrahur me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona, për të cilët prokuroria nisi procedim penal ndaj një 44-vjeçari ndërsa u shpallën në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
31 Janar, 20:41 -
Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
31 Janar, 20:33 -
-
-
Nënshkroi testamentin në qeli, dy ditë para vdekjes! Si planifikonte Epstein të ndante pasurinë e tij, 288 milionë dollarë
Epstein e nënshkroi testamentin më 8 gusht 2019, në qelinë e tij në Nju Jork, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual. Ishin 44 persona të ndryshëm, të cilët do të përfitonin nga pasuria prej 288 milionë dollarë e Epstein.
31 Janar, 19:39 -
-
Ofroi dorëheqjen pas rezultatit në zgjedhjet e parakohshme, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së
Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24% të votave, rezultati i dytë më i keq që prej pasluftës.
31 Janar, 19:08