-
Muzeu i Naftës dhe Aviacionit dhe rikualifikimi i qendrës, hapet tenderi për projektin në Kuçovë
Kuçova do të ndërtojë Muzeun e Naftës dhe Aviacionit dhe të kryejë rikualifikimin e bulevardit kryesor dhe sheshit para bashkisë. Bashkia ka çelur zyrtarisht procedurën e prokurimit për studim-projektimin. Qëllimi është krijimi i një hapësire të re qytetare, edukative dhe turistike.
2 Shkurt, 14:08 -
-
2026-ta nis me pritshmëri optimiste! Rritet besimi në ekonomi, edhe pse qytetarët janë skeptik
Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në janar u rrit me 4.2%, ndikuar nga sektorët e ekonomisë si industria, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.
2 Shkurt, 14:05 -
Presidenti amerikan kërcënon me padi prezantuesin e Grammy Awards, Trump: Trevor Noah është dështak!
Pak pas përfundimit të ceremonisë, Trump përqendroi sulmet e tij kryesisht te moderatori Trevor Noah duke e quajtur “dështak total”, duke thënë se duhej të ishte kontrolluar përpara se të bënte batuta me të.
2 Shkurt, 14:05 -
Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po anashkalojnë banorët e zonës dhe të drejtat e tyre të pronësisë, ndërkohë që po përballen në një konflikt të gjatë gjyqësor me biznesmenin kontrovers, Artur Shehu.
2 Shkurt, 13:54 -
U përmend në dosjen 'Epstein', Elon Musk: E dija që emri im do njollosej, nuk kam qenë kurrë në festat e tij
Elon Musk shprehet se askush nuk ka luftuar më shumë se ai për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët. Musk shtoi se e dinin se emri i tij do të njollosej, pavarësisht se nuk ka qenë i pranishëm në festat e Jeffrey Epstein, apo të kishte shkelur në ishullin e tij.
2 Shkurt, 13:28 -
Pas skandalit që tronditi Greqinë, Mitsotakis kërkon heqjen e imunitetit të ministrave dhe fundin e punës 'përjetë' në shtet!
Lëvizja e Mitsotakis vjen pas skandalit të korrupsionit që prek disa fermerë, të cilët me ndihmën e punonjësve shtetërorë, dyshohet se kanë mashtruar për pronësinë e tokës për të përfituar subvencione. Çështja u zbulua nga prokurorët e Bashkimit Europian në vitin 2025 dhe aktualisht po shqyrtohet nga parlamenti grek.
2 Shkurt, 13:25 -
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë. Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.
2 Shkurt, 13:20 -
Bashkim Ulaj rikthen fadromat për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Na ka grabitur pronat, do bllokojmë rrugën
Në Velipojë, aty ku Bashkim Ulaj ka marrë lejen për të ndërtuar resortin turistik janë rikthyer protestat. Banorët pretendojnë se biznemeni u ka grabitur tokat, ndaj kërkojnë të ndalojnë punimet derisa të shprehet gjykata.
2 Shkurt, 13:04 -
Trump kërcënon Europën (dhe Italinë) me barnat jetike: Paguani më shumë ose ndalojmë furnizimin!
Një monolog i pazakontë i president Donald Trump në Davos ka ngritur pikëpyetje për çmimet e barnave. Mesazhi është i drejtpërdrejtë: Europa dhe Italia duhet të paguajnë më shumë, ndryshe rrezikojnë furnizimin me ilaçe jetike.
2 Shkurt, 12:53 -
-
Po transportonin dy emigrantë të paligjshëm! Arrestohet 41-vjeçari në aksin Kashar-Thumanë, në kërkim organizatori që mori 5 mijë euro
41-vjeçari, shtetas maqedonas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë të paligjshëm. Ndërkaq, 33-vjeçari, i shpallur në kërkim, ishte organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
2 Shkurt, 12:35 -
Deutsche Welle: A është Trump më popullor nga sa sugjerojnë sondazhet?
Viti i parë i Donald Trump në detyrë është karakterizuar nga shkurtime buxhetore, polemika e pak kufizime nga Kongresi. Sondazhet tregojnë se niveli i miratimit pë të është afër rekordit më të ulët të të gjitha kohërave.
2 Shkurt, 12:25 -
-
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë s’merr vendime, 6 anëtarëve u mbaron mandati! Nisin dëgjesat me kandidatët
Gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka mbaruar mandati, për pasojë këshilli nuk mund të marrë asnjë vendim derisa të plotësohet bordi me anëtarët e rinj. Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë nisi dëgjesat me kandidatët e vetofruar për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës.
2 Shkurt, 12:19 -
-
Partia e Lirisë kritikon cilësinë e arsimit në vend, Erisa Xhixho: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon!
Erisa Xhixho, zv.presidentja e Partia e Lirisë, reagoi publikisht për situatën në arsim, duke kritikuar faktin se, pavarësisht premtimeve për rritje historike sipas saj mbi 11 mijë mësues janë përballur me ulje page që variojnë nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë të reja.
2 Shkurt, 12:06 -
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
Nga aksioni në këto dy qytete, janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një nipt të vetëm. Shkelje të tjera janë vërejtur me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59 -
‘Epstein’, ish-ministri Mandelson largohet nga Partia Laburiste: Shmang turpin politik
Ish-ministri britanik Lord Mandelson dha dorëheqjen nga anëtarësia e Partisë Laburiste, pas publikimit të dokumenteve të dosjes Epstein. Në dosje thuhet se Epstein ka kryer tre pagesa prej 25 mijë dollarësh për Mandelson në vitet 2003–2004. Ai i ka mohuar këto pretendime, ndërsa tha se vendos të dorëhiqet, për të mos i shkaktuar më shumë dëm politik partisë.
2 Shkurt, 10:57 -
Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
2 Shkurt, 10:50 -
FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.
2 Shkurt, 10:44