-
-
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë s’merr vendime, 6 anëtarëve u mbaron mandati! Nisin dëgjesat me kandidatët
Gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka mbaruar mandati, për pasojë këshilli nuk mund të marrë asnjë vendim derisa të plotësohet bordi me anëtarët e rinj. Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë nisi dëgjesat me kandidatët e vetofruar për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës.
2 Shkurt, 12:19 -
-
Partia e Lirisë kritikon cilësinë e arsimit në vend, Erisa Xhixho: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon!
Erisa Xhixho, zv.presidentja e Partia e Lirisë, reagoi publikisht për situatën në arsim, duke kritikuar faktin se, pavarësisht premtimeve për rritje historike sipas saj mbi 11 mijë mësues janë përballur me ulje page që variojnë nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë të reja.
2 Shkurt, 12:06 -
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
Nga aksioni në këto dy qytete, janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një nipt të vetëm. Shkelje të tjera janë vërejtur me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59 -
‘Epstein’, ish-ministri Mandelson largohet nga Partia Laburiste: Shmang turpin politik
Ish-ministri britanik Lord Mandelson dha dorëheqjen nga anëtarësia e Partisë Laburiste, pas publikimit të dokumenteve të dosjes Epstein. Në dosje thuhet se Epstein ka kryer tre pagesa prej 25 mijë dollarësh për Mandelson në vitet 2003–2004. Ai i ka mohuar këto pretendime, ndërsa tha se vendos të dorëhiqet, për të mos i shkaktuar më shumë dëm politik partisë.
2 Shkurt, 10:57 -
Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
2 Shkurt, 10:50 -
FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.
2 Shkurt, 10:44 -
Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht dhe zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier
Zyrat e Kadastrës në Vlorë janë mbyllur përfundimisht. E gjithë drejtoria është zhvendosur në Tiranë ndërsa një pjesë e stafit është transferuar në kryeqytet dhe një pjesë në Fier. Shërbimi do u ofrohet qytetarëve online.
2 Shkurt, 10:39 -
-
'Largimi ka lënë boshllëk të pafund', fjala e plotë e Besiana Kadaresë në homazhin në Paris: Veprat e mëdha nuk vdesin, Ismail Kadare ka lënë pas një univers të tërë
Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare, ka qenë e pranishme në një mbrëmje homazh në Paris me rastin e 90-vjetorit të shkrimtarit të ndjerë. Sipas postimit të saj në rrjetet sociale, pati miq që mbajtën një fjalë për autorin dhe u recituan pasazhe nga veprat e tij
2 Shkurt, 10:05 -
Seanca paraprake në GJKKO/ Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe u largua nga salla: Po më mohohet mbrojtja! Më 9 shkurt jepet vendimi
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në paraburgimin e Durrësit, ndaj nuk pati më shumë kohë të konsultonte me kryebashkiakun aktet hetimore. Veliaj është larguar nga seanca me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.
2 Shkurt, 09:47 -
-
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily, Rama: shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes!
Mozaiku i Tiranës ka hyrë në garë për një nga çmimet më të rëndësishme të arkitekturës në botë. Projekti është nominuar nga ArchDaily për “Ndërtesa e Vitit 2026”. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe Kryeministri Edi Rama, sipas të cilëve,se ky nominim e pozicionin kryeqytetin në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.
2 Shkurt, 09:23 -
Nis plotësimi i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje! Dy data në dispozicion për formularin A1Z
Nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. Për maturantët e viteve të mëparshme, aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt,
2 Shkurt, 09:13 -
-
Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Duan 37 mln euro nga buxheti për t'i çuar në stratosferë, shpresoj që Kushtetuesja mos t'ia lërë këtë turp Shqipërisë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama tha se gjyqtarët kërkojnë rritje page, që do i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro. Sipas kryeministrit, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t'i lërë njollë turpi Shqipërisë.
2 Shkurt, 08:30 -
Teksasi i bën demokratët të ëndërrojnë, fitore në një qark ultra-Trump!
Rehmet zgjidhet në Senat në një distrikt që presidenti e kishte fituar me 17 pikë. Pavarësisht mbështetjes së fortë financiare dhe politike për kandidaten republikane, rezultati tregoi një zhvendosje të dukshme të elektoratit. Sondazhet dhe humbjet e fundit sugjerojnë një rënie të mbështetjes për Trumpin, veçanërisht mes latinëve.
2 Shkurt, 07:55 -
Atentati në Lezhë/ Shënjestër dyshohet i afërmi i Ardian Nikulajt! Mbeti i plagosur bashkë me pronarin e berberhanes, 7 autorë (VIDEO)
3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin. Bashkë me 30-vjeçarin Sokol Daci që mbeti i plagosur gjatë sulmit me armë në berberhanen në Rrilë të Lezhës, mendohet të jetë lënduar edhe një i afërm i Ardian Nikulajt. Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra e sulmit. 30-vjeçari i lënduar u dërgua në Spitalin e Traumës, ndërsa për të plagosurin tjetër vijojnë kërkimet.
2 Shkurt, 07:37 -
Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale
Të hënën është afati i fundit i pjesëmarrjes në këtë komision dhe pas dhjetë vitesh PD duket se po shkon drejt të njëjtit vendim, tani me udhëheqësin real të saj, atë që ia ka diktuar vendimin edhe Lulzim Bashës. Arsyeja pse Berisha refuzon të marrë pjesë në reformën e ndarjes territoriale nuk është se nuk do të pyetet. Arsyeja është se ai nuk e shikon reformën territoriale si një reformë shtetërore, por si një justifikim elektoral.
2 Shkurt, 07:11 -
Dokumentari “Melania” debuton fuqishëm, grumbullon 7 milionë dollarë në arkën e fitimeve! Shifra nuk tejkalon kostot marramendëse
"Melania" kushtoi dukshëm më shumë se një dokumentar tipik: 40 milionë dollarë për t’u realizuar dhe 35 milionë dollarë për t’u promovuar. Filmi u përball me kritika se shërben si propagandë dhe si përpjekje për të fituar favor politik, ndërsa mori vlerësime kryesisht negative nga kritikët. Megjithatë, ai gjeti audiencë te konservatorët më të moshuar dhe Amazon e konsideron projektin një investim afatgjatë.
1 Shkurt, 22:25