-
Champions League dhe gjithë kampionatet elitare të futbollit, bashkohen në ekranin e DigitAlb
Viti 2026 ka nisur i magjishëm në DigitAlb, që si asnjëherë më parë e askush në botë sjell paketën më të plotë sportive. Kampionatet më elitare dhe komepticionet më të rëndësishëm në kontinent vijnë ditë pas dite në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve me një maratonë transmetimi që nuk ndal për asnjë moment, në 15 kanale të dedikuara për sportin.
20 Janar, 15:07 -
Blackout-i në Tiranë/ Gjeneratori i QSUT nuk funksionoi, Reanimacioni 30 minuta pa energji! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën
Jeta e asnjë të sëmuri nuk u cenua nga ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacionin qendror në QSUT, tha shefi i shërbimit Krenar Lilaj. Ai sqaroi se pas defektit që preku disa zona të Tiranës mbrëmjen e së hënës, pajisjet respiratore që mbanin në jetë 9 pacientë, nuk u fikën në asnjë moment, pasi kanë bateri që rezistojnë deri në disa orë. Për 30 minuta godina mbeti në terr, pasi gjeneratori nuk u vu në punë. Prej shtatorit të 2025-ës, ka përfunduar shërbimi i mirëmbajtjes.
20 Janar, 14:59 -
Anglia i thotë ‘po’ planeve të Kinës për të ndërtuar ambasadën gjigande në Londër
Ambasada e re do të jetë në një zonë shumë të privilegjuar të Londrës e cila ‘rrihet’ nga shumë kabllo fibrash optike që përçojnë të dhëna shumë sensitive, duke rritur frikën se mund të përdoren nga Kina për tu infiltruar në sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar.
20 Janar, 14:56 -
KLGJ do vendosë për fatin e saj, kush është Irena Gjoka, gjyqtarja e dosjeve të bujshme ndaj politikanëve! 32 vite në drejtësi
Disa prej dosjeve më të bujshme, kryesisht ndaj politikanëve, janë gjykuar në GJKKO nga Irena Gjoka. Nga dënimi i Fredi Belerit, masat ndaj Berishës e dhëndrit Malltezi, procesi ndaj Fatmir Mediut e deri te çifti Meta-Kryemadhi dhe ish-ministri Beqja kanë qenë apo janë në dorën e gjyqtares, fati i së cilës varet nga KLGJ nëse do të jetë apo jo në sistemin e drejtësisë.
20 Janar, 14:36 -
U ekzekutua dje në burgun grek, Jani Alia prej kohësh shënjestër e rivalëve! 6 muaj më parë i shpëtoi një atentati, ishte i pajisur me ‘status mbrojtje’
Jani Alia i kishte shpëtuar 6 muaj më parë një atentati po në të njëjtin burg. Alia kishte fituar gjithashtu dhe ‘status mbrojtje’, ndërsa në qeli qëndronte i izoluar me një ish-oficer policie i dënuar për trafik droge.
20 Janar, 14:34 -
Banka e Shqipërisë ul më tej normat e interesit për kreditë konsumatore! Për vlerat deri 200 mijë lekë interesi maksimal 54.8%
Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve deri në korrik të këtij viti, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua.
20 Janar, 14:25 -
Rasti i Irena Gjokës, Blushi tek Komisioni i Ligjeve: Kamikaze politike për të dënuar opozitën!
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar sërish gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, duke e cilësuar atë si “ kamikaze politike,e përdorur për të dënuar liderët e opozitës ”.
20 Janar, 14:22 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për paranë në një shekull, Gent Sejko: Historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave
Këtë vit bëhet 1 shekull që kur është emetuar kartëmonedha e parë shqiptare. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë është hapur ekspozita ku pasqyrohen 100 vitet e transformimit të monedhës kombëtare. Guvernatori Gent Sejko tha në çeljen e ekspozitës se historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave.
20 Janar, 13:51 -
-
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët! Heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim
Roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial në vend, konsiston në monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve, në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë
20 Janar, 13:14 -
-
Ndoqi policin me sharrë elektrike në rrugë, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Ngjarja e frikshme ka ndodhur më 6 maj të vitit 2024 në qarkun Renfrewshire të qytetit Glasgow. Kastrati bëri një aksident duke u përplasur me një automjet policie. Fillimisht ai u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u kthye, hapi bagazhin e makinës dhe mori një sharrë elektrike. Ai e ndezi mjetin dhe, duke bërtitur me të shara ndaj policisë, nisi të ndiqte oficerin Gary Cowan përgjatë rrugës.
20 Janar, 13:13 -
-
-
Balla ironizon aksionin e PD-së në Kuvend: Përdorën flakadanë për bebe!
Në një postim në Facebook, Balla ndau foto të seancës së të hënës në parliament ku deputetët e opozitës rrethuan podiumin e ndezën flakadanë duke penguar zhvillimet normale të seancës së parë të kuvendit për vitin 2026.
20 Janar, 12:52 -
Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut
Për herë të parë në thuajse një shekull, në Maqedoninë e Veriut ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën shqipe, një ngjarje me domethënie të veçantë fetare, kulturore e njerëzore.
20 Janar, 12:50 -
Nga luftërat te tarifat doganore, bilanci i Trumpit një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Ka kaluar saktësisht një vit që nga 20 janari 2025, kur Donald Trump u betua si Presidenti i 47-të i SHBA, duke filluar mandatin e tij të dytë, në Shtëpinë e Bardhë. "Epoka e artë fillon tani", premtoi manjati. Tani, 365 ditë më vonë, mund të bëhet një bilanc: nga tarifat te luftërat, te politika e brendshme.
20 Janar, 12:46 -
Forumi Ekonomik i Davosit/ Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim
Presidentja e Komisionit Evropian foli në Forumin ekonomik në Davos. “Evropa duhet të përshpejtojë drejt pavarësisë. Në politikë, si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të ketë një domethënie." u shpreh Von Der Leyen në mesazhin e saj.
20 Janar, 12:36 -
Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!
Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës
20 Janar, 12:20 -
Rruga drejt BE, Dhuka: 2026-ta vendimtare, mbyllim 10-16 kapituj! Gogu-opozitës: Integrimi prioritet, nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota
2026-ta konsiderohet nga grupi negociator si një vit vendimtar për Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se gjatë këtij viti synohet mbyllja e të paktën 10 kapitujve nga 33 në total.
20 Janar, 11:58 -
U shkarkua me urdhër të Ristanit, gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi
Anuela Ristani firmosi shkarkimin e Dokushit dhe të Sara Goxhaj, pasi iu ridelegua detyra e kryebashkiakes së komanduar nga vetë Veliaj. Ristani u shkarkua më 18 mars nga Veliaj, por ky akt u zhbë duke u argumentuar si një keqkuptim.
20 Janar, 11:54