-
-
-
-
Do të ndikonte në pastërtinë e qiellit, shkencëtarët festojnë anulimin e projektit 10 miliardë dollarësh në Kili!
Projekti i propozuar, me vlerë 10 miliardë dollarë dhe me një sipërfaqe prej 3 000 hektarësh, për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër dhe amoniakut, i njohur si INNA, parashikonte ndërtimin e një porti, lidhje transporti me bregdetin dhe tre centrale diellore. Ai kishte qenë nën vlerësim nga rregullatori mjedisor i Kilit për gati një vit.
10 Shkurt, 16:41 -
Estonia: Rusia po planifikon të forcohet ushtarakisht për të zhvendosur pushtetin në Evropë
Prodhimi i municioneve po zgjerohet aq shpejt sa Rusia do të jetë në gjendje të grumbullojë furnizime për luftërat e ardhshme, ndërsa vazhdon të luftojë në Ukrainë, tha shërbimi i inteligjencës.
10 Shkurt, 16:41 -
‘Mbushën’ Zvicrën me drogë, GJKKO dënon me 31 vite burg ‘kokat’ e grupit kriminal! Përfitojnë gjykim të shkurtuar
Bakalli dyshohet se ka qenë drejtues dhe financues i veprimtarisë kriminale, me të paktën 15 episode të dokumentuara, ndërsa Loci ka ndihmuar në të paktën 6 raste të transportit dhe tregtimit të drogës.
10 Shkurt, 16:31 -
-
-
Ndryshimi i datës në dokumentet e vdekjes së Jeffrey Epstein, reagon Departamenti amerikan i Drejtësisë: Gabim fatkeq shtypi
Deklarata e dyshimtë konfirmonte vdekjen e Jeffrey Epstein një ditë përpara se të vdiste. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se data e gabuar ishte vendosur në një version paraprak të dokumentit.
10 Shkurt, 15:44 -
-
-
Çifti i pazakontë që po shtang Gjermaninë: Ish-CEO i martuar dhe 70-vjeçar i Google shihet krah vajzës 27-vjeçare të guvernatorit
Miliarderi 70-vjeçar është i martuar që prej vitit 1980, por ajo mes tij dhe bashkëshortes Wendy thuhet se është një martesë e hapur. Burkandt, 27 vjeçe, në Gjermani është e famshme si modele, por edhe për pjesëmarrjen e saj në një reality show. Ajo i përkushtohet filantropisë.
10 Shkurt, 15:27 -
Alarmi për pastrimin e parave që përplasi Komisionin Xhafaj me SPAK, inteligjenca financiare ‘raport sekret’ në komision
Institucioni që përplasi SPAK-un me komisionin e Fatmir Xhafaj për pastrimin e parave, u paraqit sot në Kuvend për një raportim sekret përpara këtij komisioni. Agjencia e Inteligjencës Financiare tha se vendi duhet të marrë masa shtesë për të luftuar paratë e pista, ndërsa PS tha se për këtë aksion parlamentar kishin pasur edhe dakordësinë e opozitës.
10 Shkurt, 15:22 -
Kredia me probleme ra në nivelin më të ulët historik në 3.8%! Në 2025-ën, 358 mln € hua të këqija
Vlera e kredive me probleme preku nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2025. Banka e Shqipërisë thotë se kredia e keqe ra në 3.8%, ndërkohë që në vlerë në bilancet e bankave aktualisht janë 358 milionë euro kredi me probleme.
10 Shkurt, 15:10 -
-
Parlamenti Evropian ndryshon rregullat e azilit në BE, Kosova futet mes vendeve të sigurta
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja që e bëjnë azilin më të vështirë për migrantët nga disa vende, përfshirë Kosovën, duke e kthyer strategjinë e Italisë për migrantët në politikë evropiane.
10 Shkurt, 15:00 -
Projektligji i ri për librin, diskutime mes botuesve e shtetit
Në një dëgjesë publike në Kuvend, përfaqësues të tregut të librit ngritën shqetësime mbi mënyrën se si ndërhyrjet e propozuara trajtojnë çështjet që lidhen me botimet digjitale, bibliotekat, apo edhe politikat fiskale që, sipas tyre, po e dëmtojnë librin shqip.
10 Shkurt, 14:59 -
-
-
-
Nga bashkia në qeli, Memolla vuan dënimin në Rrogozhinë! U dënua nga Apeli me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor
Rrogozhina mbetet pa kryetar Bashkie dhe pritet që të shkojë në zgjedhje. Edison Memolla u dënua me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me 3 të tjerë dhe u dënua me 1 vit burg.
10 Shkurt, 14:08