-
‘Duam drejtësi’, banorët e Velipojës zhvendosin para SPAK protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt: Na grabiti pronat, të ndalen punimet
Banorët e fshatit Rrjoll të Shkodrës e zhvendosën sot protestën para SPAK-ut, duke e parë si shpresën e vetme që të mos u grabiten tokat nga Bashkim Ulaj. Me dokumentet e pronësisë me vete, ata paraqitën një kallëzim të ri penal dhe kërkuan që të pezullohet ndërtimi i resortit deri në verifikimin ligjor të pronësisë së tokës. Në të kundër paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në vetëflijim.
5 Shkurt, 10:26 -
Milano-Cortina 2026/ 'Nxehen' Lojërat Olimpike, nesër ceremonia e hapjes në 'San Siro'! Chivu dhe Ibrahimovic mbajnë pishtarin, Laura Pausini këndon himnin
Flaka Olimpike do të jetë në 'Duomo' të Milanos sonte në mbrëmje. Nesër, presidenti i Italisë Mattarella do të jetë i pranishëm në 'San Siro'.
5 Shkurt, 09:48 -
Raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi nuk prodhon marrëveshje armëpushimi! Arrihet dakordësi për shkëmbimin e 314 të burgosurve
Në Abu Dhabi u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Delegacionet nuk arritën marrëveshje për armëpushi, por u dakordësua për shkëmbimin e 314 të burgosurve.
5 Shkurt, 09:41 -
Ministrja Sala në Milano: Diskutime për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano. Me presidentin e këtij instituti, Gustavo Galmozzi, Sala diskutoi për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri.
5 Shkurt, 09:21 -
-
Gjyqtarët duan rritje page, avokati Hoxha: Kërkesa e tyre, e padrejtë moralisht! Nuk duhen t'i përgjigjen politikisht qeverisë
Avokati Arbër Hoxha thotë se kërkesa e gjyqtarëve për rritje pagash, nuk është e drejtë nga ana morale. Hoxha deklaroi se kjo kërkesë e bën reformën në drejtësi të duket për interesat e tyre personale. Lidhur me rastin 'Balluku', Hoxha shprehet se shtyrja e vendimmarjes së Kushtetuese, nuk është në nderin e saj.
5 Shkurt, 08:55 -
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon
Nëse duam një botë të qëndrueshme - një botë ku paqja mund të ruhet, zhvillimi i përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta mund të mbizotërojnë - ne duhet të mbështesim multipolaritetin e rrënjosur në bashkëpunim, jo në konfrontim
5 Shkurt, 08:28 -
Dosja ‘Meta në GJKKO, SPAK përfundon leximin e 214 faqeve të dosjes hetimore! Debate mes prokurorëve dhe avokatëve për kalimin në gjyq të çështjes
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se në seancën me dyer të mbyllura po zhvillohen debate mbi pretendimet e SPAK mes avokatëve dhe prokurorëve lidhur me kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes.
5 Shkurt, 07:33 -
-
Nuk mbaron makthi për ish-princin Andrew! Fotoja me Virginia Giuffre e përndjek sërish, emaili në dosjen Epstein konfirmon vërtetësinë
Një email që i atribuohet Ghislaine Maxwell duket se konfirmon se fotografia e Andrew Mountbatten-Windsor me Virginia Giuffre është e vërtetë, duke kundërshtuar mohimet e tij të mëparshme. Dokumentet e fundit të publikuara nga autoritetet amerikane e rikthejnë ish-princin në qendër të polemikave për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
4 Shkurt, 22:50 -
-
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”
Shuarja e marrëveshjes së fundit të kontrollit të armëve mes SHBA-së dhe Rusisë, është minimizuar nga administrata Trump. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, propozimi i Rusisë për të zgjatur New START deri tani është pritur me heshtje nga pala amerikane, duke kërcënuar të hapë një epokë të re pasigurie.
4 Shkurt, 22:18 -
Historike, për herë të parë një sulmues shqiptar në top pesëshen për Këpucën e Artë
Vedat Muriqi, i cili luan me Mallorcan, renditet pas Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Igor Thiagos. Sulmuesi nga Kosova duket se është kthyer në një ‘makineri golash’ duke ia dalë të bëhet pjesë e renditjes së yjeve.
4 Shkurt, 22:07 -
Përmbyllet turi i dëgjesave me fermerët, ministri Salla në Fier: Së shpejti Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga terreni
Turi i dëgjesave nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha qarqet e vendit, me gjithsej 23 takime në terren. Ministri Salla nënvizoi se është ndërtuar një panoramë e qartë e nevojave reale të fermerëve, të cilat do të reflektohen drejtpërdrejt në Skemën Kombëtare 2026. Skema e re do të nisë me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, 16% më i lartë se një vit më parë.
4 Shkurt, 21:47 -
Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë
Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
4 Shkurt, 21:44 -
-
-
Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet
Në 80-vjetorin e tij, Partizani është më shumë se një përvjetor për t’u festuar. Është një histori që tregon se si një klub mund të bjerë, të mbijetojë dhe të ringrihet jo me fjalë, por me vizion dhe punë. Fanella e kuqe sot nuk është kujtim i së shkuarës, por shenjë e një klubi që ka gjetur shtëpinë e vet dhe po ndërton të ardhmen me themele të forta.
4 Shkurt, 20:42 -
‘U maskua’ me mbiemrin e gruas për t’iu shmangur dëbimit, përfundon në pranga 42-vjeçari shqiptar në Itali
42-vjeçari ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti.
4 Shkurt, 20:25 -