-
Eduard Zaloshnja: Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…
Nga sondazhi i fundit më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.
31 Janar, 15:22 -
Kompromisi gjerman për azilin, çfarë u ra dakord?
Me masa më të rrepta, qeveria gjermanedëshiron të lehtësojë kthimet dhe të sigurojë që refugjatët të mos zhduken para deportimit. Vendimi nëse këto qendra azili do të krijohen, megjithatë, i takon landeve. Dispozitat e reja gjithashtu duhet të harmonizohen me to, edhe Bundesrati duhet t'u japë atyre pëlqimin e tij.
31 Janar, 15:20 -
Shqipëria në dosjen ‘Epstein’, zbulohen e-mailet/ Nga zyrtari i KiE që mahnitet nga vajzat në Tiranë, te e reja shqiptare që aplikon për punë...’ndërmjetësi’ i kërkon video
Edhe Shqipëria përmendet në dokumentet e reja të dosjes Epstein. Bëhet fjalë për 2 episode, njëri i vitit 2012, dhe tjetri 5 vite më pas, në 2017-ën. I pari, i referohet ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland i cili pas një vizite zyrtare në Tiranë i shkruan Jeffrey Epstein-it se gjeti vajza të jashtëzakonshme. Ndërsa i dyti flet për një vajzë shqiptare në atë kohë 22-vjeç e cila dërgon CV për të kërkuar punë, por imazhet e saj përfundojnë si kandidate te Epstein.
31 Janar, 14:58 -
Shpërthime masive në Iran, shkatërrohet ndërtesa në Ngushticën e Hormuzit! Ndërrojnë jetë 4 anëtarë të një familje (VIDEO)
Me tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që po përshkallëzohen ditët e fundit, ka pasur raportime për shpërthime dhe aktivizimin e sistemit mbrojtës në Teheran, si dhe shpërthime të forta në pjesën lindore të kryeqytetit
31 Janar, 14:55 -
-
Forumi i Dialogut/ Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim
Shpejtësia me të cilën Shqipëria po ecën në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, u vlerësua këtë të shtunë dhe nga raportuesi në Parlamentin europian Andrea Schieder, dhe ambasadorët e Francës dhe Spanjës. Në forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së” , ministrja e Jashtme Spiropali u shpreh se Shqipëria nuk kërkon thjeshtë të anëtarësohet në BE, por të kontribuojë si një vend i barabartë.
31 Janar, 13:59 -
Ujësjellësi, bashkia Lezhë heq dorë nga përfaqësimi në bord, Ndreu: Më ka shqetësuar rritja e çmimit të ujit
Me reformën e vitit 2024, Ujësjellës-Kanalizime Lezhë është shndërruar në Shoqëri Rajonale, duke pasur në varësi edhe Kurbinin dhe Mirditën, ndërmarrje të cilat kanë pasur humbje dhe borxhe të shumta.
31 Janar, 13:41 -
-
-
-
Kushtetuesja e la në qeli, ish-ministri Beqaj kritika: Kujt i duhet kjo drejtësi e vonuar? U desh 7 muaj për vlerësimin e një mase sigurie
Ilir Beqaj e konsideron të padrejtë dhe të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi. Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon zgjatjen e shqyrtimit për 7 muaj në këtë gjykatë, në një kohë kur që prej korrikut 2024 ndodhet në qeli. Beqaj pretendon se veprat penale për të cilat dyshohet, janë ngritur artificialisht për të justifikuar “arrestin në burg”.
31 Janar, 12:28 -
Enver Robelli: Njëri e shiti Kullën e Ajfelit më 1925, tjetri (më 2026) ia ‘shiti’ Kosovës dronët fiktivë
Më 1925, Lustig vajti në Paris dhe gjëja e parë që i ra në sy ishin titujt e gazetave ku shtrohej dilema nëse Kulla e Ajfelit (Eiffel) duhej shembur, apo duhej lyer me 66 tonë bojë (proces që duhej bërë çdo shtatë vjet).
31 Janar, 12:24 -
Greva e kamionistëve frenoi eksportin e perimeve të Myzeqesë! Grumbulluesit për Report TV: Tonelata me lakër dhe presh në magazina! Humbje për biznesin dhe fermerët
Greva e kamionistëve te rajonit ka sjellë bllokimin e eksporteve të perimeve nga zona e Myzeqesë për 5 ditë. Si pasojë, pikat e grumbullimit në Lushnje dhe Divjakë janë mbushur me prodhime të stinës, ndërsa fermerëve u ka mbetur prodhimi ne fusha. Qarkullimi i mallrave ka rinisur te premten pas garancive të dhëna nga Komisioni Evropian
31 Janar, 12:01 -
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA...’ndërmjetësi’ i kërkon video
Edhe Shqipëria del në dosjen ‘Epstein’. Një vajzë nga Tirana ka aplikuar për punë si asistente personale. Sipas CV-së së dorëzuar, e reja jetonte në Tiranë, por personi që ndërmjetësonte me Epstein, i thotë këtij të fundit se ajo jeton në Paris dhe e pyet: “A duhet ta intervistoj këtë?”
31 Janar, 11:54 -
-
-
‘Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme’, zbulohet e-maili që ish-sekretari i Përgjithshëm i KiE i shkroi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një ditë më parë 3 milionë faqe të reja në lidhje me dosjen ‘Epstein’. Mes këtyre faqeve është publikuar edhe një email që Thorbjørn Jagland i ka dërguar Jeffrey Epstein pas vizitës në Shqopëri në maj të 2012-ës.
31 Janar, 11:12 -
Rindërtimi i Tregut Industrial/ Tregtarët e Vlorës mbesin pa punë, dalin përsëri në protestë! Spiropali ndalon dhe i takon: Do të flas unë me kryetaren
Tregtarët nuk kanë rënë dakord me propozimin e bashkisë për zonën e përcaktuar për ngritjen e 2 tregjeve të përkoshme. Ministrja Elisa Spiropli, përpara se të merrte pjesë në një aktivitet, ka ndaluar dhe është takuar me tregtarët.
31 Janar, 11:00 -
-
I dënuar me 22 vite burg në SHBA për akte terroriste, Prokuroria e Tiranës i konfiskon rreth 170 mijë euro familjarëve të shqiptarit (EMRI)
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e disa llogarive bankare në vlerë rreth 170 mijë euro në emër të prindërve të Sajimir Alimehmetit, i dënuar me 22 vjet burg për terrorizëm në SHBA. Zyber dhe Vjollca Alimehmeti pretendojnë për të ardhura nga qiratë, por nuk kanë dokumente për t’i justifikuar. Për terrorizëm në SHBA është i arrestuar edhe vëllai tjetër, Eraldi.
31 Janar, 10:04 -
Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarët në Britaninë e Madhe (EMRAT)
Albert Matraxhiu nuk e pranoi akuzën për drejtim të rrezikshëm, por pranoi një akuzë më të lehtë për drejtim të pakujdesshëm. Prokuroria kërkoi që çështja të shkojë në gjyq për akuzën më të rëndë.
31 Janar, 09:54