-
-
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
SHBA-të tashmë kanë një bazë ushtarake në Groenlandë - Bazën Hapësinore Pituffik - por Trump dëshiron të gjithë ishullin. Ishulli i gjerë Arktik, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ndodhet afërsisht 3,200 km në verilindje të SHBA-së.
6 Janar, 09:08 -
Arrestimi i Nicolas Maduros! Autoritetet në Venezuelë: Nisim kërkimet për bashkëpunëtorët e dyshuar të SHBA
Një dekret i publikuar ditën e djeshme urdhëron të gjitha forcat policore federale, shtetërore dhe komunale të identifikojnë individët që dyshohet se mbështetën veprimin e forcave speciale amerikane. Mësohet se forcat amerikane kanë marrë mbështetje në terren, përfshirë nga rrethi i ngushtë i Maduros, me një burim që ofroi informacion mbi lëvizjet e presidentit.
6 Janar, 08:50 -
Zjarri në diskon në Zvicër/ Dera e sigurisë ishte e fshehur dhe e kyçur! Pronarët donin të zgjeronin verandën
Autoritetet po hetojnë rreth klubit ku të paktën njëqind të rinj ishin duke festuar së bashku, ku flakët u përhapën me shpejtësi në tavan si pasojë e fishekzjarreve të vendosura në shishet e shampanjës
6 Janar, 08:44 -
Samiti i Vullnetmirëve në Paris/ Zelensky, Macron dhe Starmer nënshkruajnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë: SHBA-të do të mbikëqyrin armëpushimin! Edhe Rama në takim
Nga samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris vijnë sinjale konkrete për një marrëveshje paqeje, me SHBA që konfirmojnë përfundimin e negociatave për sigurinë dhe Britaninë që paralajmëron dislokim forcash.
6 Janar, 08:42 -
Evakuohen ndërtesat qeveritare në Karakas/ Të shtënat me armë, për shkak të konfuzionit mes forcave të sigurisë
Ministritë dhe ndërtesat qeveritare të vendosura në në qendër të Karakasit janë evakuuar. Bizneset dhe lagjet pranë vendit të të shtënave janë mbyllur për shkak të emergjencës.
6 Janar, 08:24 -
Ish-zëvendëskryeministrja e Kanadasë lë parlamentin, pranon detyrën si këshilltare për Zelenskyn
Freeland tha se detyra e saj si këshilltare për zhvillimin ekonomik në Ukrainë do të jetë pa pagesë. Zelensky tha se ajo kishte “përvojë të gjatë në tërheqjen e investimeve dhe zbatimin e shndërrimeve ekonomike.” Detyra e saj e re ka shkaktuar reagime kundërshtuese nga opozita.
6 Janar, 08:16 -
Udhëheqësja e opozitës venezueliane: Do kthehem në Venezuelë, Delcy Rodriguez refuzohet nga populli
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado ka deklaruar se do të kthehet në Venezuelë sa më shpejt që të jetë e mundur. Machado pohoi se Rodriguez refuzohet nga populli venezuelian.
6 Janar, 07:38 -
"Nuk jemi në luftë me Venezuelën"! Trump: S'ka zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, na duhet kohë
Trump nuk e përjashton një sulm të dytë ndaj Venezuelës dhe beson se miratimi i Kongresit është i nevojshëm. Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve në Venezuelë, ai sqaroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, sepse duhet kohë.
6 Janar, 07:15 -
Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me 15% për ata që kanë shkaktuar dëme
Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.
6 Janar, 07:14 -
Arrestimi i Maduros/ Prenga: Operacion spektakolar nga SHBA! Alia: Goditja e tij është e ligjshme! Civici: Akuzat e ngritura për të janë të rënda
Profesori i Ekonomisë Adrian Civici ka komentuar rëndësinë e Venezuelës në sektorin e naftës. Sipas Civicit, Venezuela ka potencial të madh për t’u shndërruar në një faktor kyç në tregun ndërkombëtar të naftës.
5 Janar, 22:44 -
-
-
Klodian Braho ndryshon drejtuesit e departamenteve në SPAK, Dumani emërohet shef i Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë
Klodian Braho, një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, ka miratuar ndryshime në drejtimin e disa departamenteve të Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani emërohet drejtues i seksionit për marrëdhëniet me jashtë, Dorina Bejko për Antikorrupsionin, dhe Vladimir Mara shef i seksionit për krimin e organizuar.
5 Janar, 18:49 -
Berisha vijon të braktiset edhe nga militantët, një 'grusht' njerëzish i shkojnë në protestën para Kryeministrisë (PAMJET ME DRON)
Siç duket edhe nga pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, pjesëmarrja në tubimet e Berishës vijon të ulet në pikën që të pranishmit, me pak durim, mund të numërohen lehtësisht.
5 Janar, 18:27 -
Vrasja e Ardit Spahiut, nis në Belgjikë gjykimi për 9 të akuzuarit! Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin
Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, 38 vjeç, shtetas shqiptar, u vra në një pritë në rrugën “Condor”, në zonën Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një person i maskuar dhe i armatosur me mitraloz të pajisur me silenciator, sipas dëshmitarëve, qëlloi në breshëri ndaj tij. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja dhe nëntë plumba goditën viktimën.
5 Janar, 17:02 -
Presidenti i Kolumbisë i përgjigjet Trump: Nuk jam president i paligjshëm dhe as narkotrafikant!
Në një postim të gjatë në rrjetin social X, Petro i është drejtuar Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke u kërkuar atyre të ndalojnë shpifjet ndaj figurës së tij publike.
5 Janar, 16:53 -
-
-
E pazakontë! Njihuni me universitetin ku studiojnë spiunët francezë
Profesori nuk di emra të vërtetë, studentët nuk bëjnë pyetje dhe disa prej tyre nesër mund të zhduken nga çdo regjistër publik: në periferi të Parisit, ekziston një universitet ku studiojnë 'fshehurazi' agjentët e inteligjencës franceze.
5 Janar, 15:54 -
Anije-çisternë me naftë largohen nga Venezuela në shkelje të bllokadës amerikane
Për javë me radhë, anijet ishin parë në imazhe satelitore duke u ankoruar në portet e Venezuelës, sipas një analize nga The New York Times. Por deri të shtunën, pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane, të gjitha ishin larguar.
5 Janar, 15:46