-
Çmimi i naftës, PD dorëzon pr.ligjin të hënën në Kuvend, Bozdo: Mekanizëm detyrues që qeveria të marrë masa automatike për krizat energjitike
Grupi parlamentar i PD do të depozitojë të hënën në Kuvend një projektligj që detyron qeverinë që në rast krizash energjitike nga situata globale, të marrë automatikisht masa për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburantit. Gjithashtu, i bën thirrje Autoritetit të Konkurrencës të monitorojë kompanitë dhe të ndërhyjë menjëherë në rast abuzimi me çmimet.
13 Mars, 18:02 -
-
-
Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë vlerëson kryeministrin Edi Rama për transformimin e Tiranës, RIBA: Riktheu hapësirat publike dhe shtoi zonat e gjelbra
Sipas institutit britanik, Rama është dalluar për mënyrat “kreative dhe efikase” me të cilat ka promovuar artin dhe kulturën në Shqipëri, si edhe për fushatën për transformimin e kryeqytetit duke rikthyer hapësirat publike dhe krijimin e zonave të reja të gjelbra në Tiranë.
13 Mars, 17:01 -
Pagat e pensionet përballë çmimeve të luftës, ekspertët: Rrezikohet shtrenjtim i produkteve të shportës, s’duhen monitorime, por paketa masash
Eksperti Fatos Çoçoli thotë në Report Tv se qeveria duhet të marrë masa dhe jo të monitorojë tregjet, përsa kohë lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të kthehet në një efekt zinxhir në të gjithë shportën ushqimore dhe jo vetëm. Kategoria tjetër që preket direkt nga një luhatje sado e vogël çmimesh janë pensionistët.
13 Mars, 16:20 -
Carlo Bollino: Rasti Balluku nuk ka asnjë lidhje me historinë e gjyshit të saj, prandaj nuk ka vend për viktimizim
Ndryshe nga çfarë ka bërë Enver Hoxha me Ballukun e parë 51 vite më parë, sot sistemi politik që e ka krijuar nuk e ka tradhtuar Ballukun e dytë, por e ka mbrojtur hapur, edhe në raport me SPAK, duke penguar arrestimin e saj. Nuk kuptohet, pra, në çfarë spiraleje ''komunisto-sorosiane'' paska rënë ish-zëvendëskryeministrja, siç pretendon klani i saj politik-mediatik-familjar.
13 Mars, 16:15 -
Blushi: Deklarata e Donald Lu konfirmon se marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë institucionale, rrëzon akuzat për lobim
Blushi tha se një intervistë e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu konfirmon se marrëdhëniet dhe takimet e Metës në SHBA kanë qenë institucionale dhe të koordinuara me ambasadën amerikane, duke përjashtuar pretendimet për lobim të paligjshëm.
13 Mars, 15:56 -
Rumunia zhduket në mënyrë të mistershme në Itali, dyshimet bien mbi shqiptarin! Dëshmia e shoqes së 21-vjeçares: Donte të punonim për të
Një 21-vjeçare rumune është zhdukur që nga 2 marsi dhe hetimet po përqendrohen edhe te pista e prostitucionit. Dyshimet bien mbi një shqiptar që dyshohet se kishte kërcënuar atë dhe shoqen e saj dhe u kërkonte para për t’i lejuar të punonin. Kërkimet në zonën e Foggia-s vazhdojnë prej 11 ditësh, ndërsa janë gjetur vetëm xhaketa e saj dhe telefoni celular.
13 Mars, 15:15 -
Shqipëria do të shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit, vendi i dytë në botë pas SHBA! Report Tv siguron pr.rezolutën e PS: Pasdaranët e Hezbollahu, grupe terroriste
E paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, një projektrezulotë është depozituar në Kuvend nga socialistët që shpall Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”. Në draftin që pritet të votohet javën e ardhshme i bëhet thirrje qeverisë që të vijojë me shpalljen terroriste edhe të Gardës Revolucionare dhe Hezbollahut.
13 Mars, 14:45 -
'Na duhet kokë e ftohtë dhe zjarr në muskuj e zemër', Orges Shehi para sfidës direkte kundër Bylisit: Ernest? Rëndësi ka stema e Tiranës e jo individi
Bylisi me 27 pikë mban vendin e shtatë në renditje, një më shumë se zona e ftohtë. KF Tirana me 21 pikë mbetet në vendin e fundit (10).
13 Mars, 14:42 -
-
-
Shqiptari i dënuar për vrasjen e avokatit grek mbyllet brenda qelisë në burgun Malandrinos të Greqisë, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur (EMRI)
Policia u detyrua të thyejë derën e qelisë për të hyrë brenda. Sapo arritën të futen, oficerët zbuluan se Lekocaj kishte shkatërruar dhe djegur një telefon celular, me gjasë për të zhdukur gjurmët e komunikimeve.
13 Mars, 14:30 -
-
-
Peshon vetëm 1 kg! Foshnja 2-muajshe niset drejt Tiranës në gjendje kritike, dyshohet se nëna nuk e ushqente me gji
Foshnja ka lindur parakohe rreth dy muaj më parë, kur nëna ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Bebja peshon vetëm 1 kg edhe pas dy muajsh dhe gjendja kritike lidhet me kequshqyerjen
13 Mars, 13:34 -
Superliga/ Sot Egnatia - Vllaznia luhet për kreun e renditjes, vendasit më mirë me statistika! Gjini i miqve: Ambicia jonë është vetëm për fitore
Raundi i 28-të i elitës së futbollit shqiptar do i zhvillojë pesë takimet të ndara në tre ditë. Egnatia ka shansin për t'i marrë sot shkodranëve kreun e renditjes, ndërsa Vllaznia kërkon 'arratisjen'.
13 Mars, 13:20 -
-
-
Trump miraton blerjen e naftës ruse të bllokuar në det! Shenjat që presidenti amerikan po kërkon një strategji për përfundimin e luftës
Askush nuk mund të thotë se çfarë do të bëjë Donald Trump në Iran në ditët në vijim: ka disa shenja se ai po kërkon një rrugëdalje, megjithëse të shoqëruara nga sinjale kontradiktore.
13 Mars, 12:22 -