-
'Me shpifësit shihemi në gjyq', Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s'kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë
Fico thotë se me shpifësit do të shihet në gjyq teksa thekson se prej vitit 2010 nuk ka marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID ose të Departamentit të Shtetit të SHBA për Shqipërinë.
19 Shkurt 2025, 15:05 -
EDITORIAL/ Statistikat e SPAK: Masat e paraburgimit në Shqipëri mbeten dyfish më të larta se kulmi i "Mani Pulite" në Itali
Pas 30 vitesh ku në Shqipëri gjyqtarët dhe prokurorët ishin në shërbim të politikanëve, reforma që solli lindjen e SPAK ka rikthyer me në fund kuptimin e fjalës “drejtësi”. Por procesi i normalizimit ende nuk ka përfunduar, dhe në një vend civil dhe demokratik, është gjithmonë më e pranueshme që një fajtor të jetë i lirë sesa një i pafajshëm në burg.
19 Shkurt 2025, 14:25 -
-
-
Muzeu i Bankës ekspozon objekte me vlerë historike! Marrëveshja me Akademinë, Sejko: Plotëson historikun monetar
19 objekte arkeologjike dhe 210 objekte numizmatike të Institutit të Arkeologjisë do të ekspozohen në Muzeun e Bankës së Shqipërisë pas një marrëveshjeje mes Akademisë së Shkencave dhe Bankës së Shqipërisë.
19 Shkurt 2025, 13:24 -
New York Times: Heqja e non gratës? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për qëllime lobimi, kompania është marrë për zgjedhje
Angazhimi i bashkë-menaxherit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmëndjen e gazetarëve të Neë York Times. "Berisha e ka përdorur angazhimin e LaCivita-s nga partia e tij për ta lidhur veten me Trump, megjithëse presidenti amerikan nuk ka shprehur publikisht mbështetje për ndonjë parti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri" shkruan gazeta amerikane.
19 Shkurt 2025, 13:07 -
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
Katër kandidatët po garojnë për tu bërë kancelar i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e të dielës. Kandidatët për kancelarë janë kancelari në detyrë, lideri i opozitës, zëvendëskancelari i tanishëm dhe për herë të parë lideri i partisë së ekstremit të djathë, raporton agjencia e lajmeve “AP”
19 Shkurt 2025, 12:45 -
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja po e ndihmon Putinin që të dalë nga izolimi, i cili sipas tij ishte “plotësisht i drejtë për shkak të pushtimit të tyre në shkallë të plotë” në Ukrainë
19 Shkurt 2025, 12:32 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Përgjithshme udhëzues për hetimin e krimeve elektorale, prioritet verifikimi i figurës së kandidatëve! Me policinë sigurohen vëzhgime e përgjime (DOKUMENTE)
Në çdo prokurori rrethi në vend do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e krimeve zgjedhore. Në udhëzimin e prokurorit të Përgjithshëm do të ngrihen brenda 10 ditëve seksione të posaçme në 13 prokurori të vendit. Për 11 majin në terren zbresin dhe prokurorët e SPAK në bashkërendim me KQZ
19 Shkurt 2025, 10:34 -
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
Një grup kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali u shkatërrua këtë të mërkurë në një operacion në 3 shtete. Nga 27 urdhër-arreste, 4 u ekzekutuan në Vlorë. Grupi në vitet 2019-2021 dërgonte kanabis nga Vlora në Romë, në një qendër pritjeje për emigrantët dhe shpërndahej përmes transportit publik.
19 Shkurt 2025, 09:52 -
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
Kuvendi i Shqipërisë e fitoi betejën me Kreun e KQZ-Ilirjan Celibashi. Vendimi i sotëm i Komisionit të Ankesave i lejon Parlamentit të miratojë Paketën e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSh-së për bujqësinë, pasi ato nuk shkelin rregullat para zgjedhore.
19 Shkurt 2025, 08:33 -
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë një muaj është të lëmë mënjanë emocionet të befasisë, mosbesimit apo ndonjë tjetër që mund të shërbejnë pak a shumë për të shmangur pranimin e fakteve.
19 Shkurt 2025, 08:29 -
-
-
-
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, ndërsa subjekti i konsideroi shkaqet e ankimit të pabazuara dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimarrjes së KPK për konfirmimin e tij.
18 Shkurt 2025, 21:49 -
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
Emisioni ‘Repolitix’ trajtoi sot çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, që ka të bëjë me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe reagimet politike dhe beteja Rama-Berisha ndaj SPAK. Të ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Denis Minga, ishin avokati Idajet Beqiri, Besart Logu, avokat pranë PD, kreu i LRE, Arian Galdini dhe analisti Endri Tafani
18 Shkurt 2025, 21:46 -
-
-