-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
19 Qershor 2025, 19:45 -
-
-
Trafikimi i qenieve njerëzore, raporti i KiE për Shqipërinë: 700 raste të dyshuara, 184 çështje në hetim, 450 fëmijë të mitur
Fëmijët, veçanërisht vajzat dhe ata nga komunitetet e margjinalizuara, janë më të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Sipas raportit të fundit të GRETA-s në Këshillin e Evropës janë rreth 450 të miturit në raste të dyshuara trafiku. Raporti nënvizon nevojën për masa të forta për mbrojtjen e fëmijëve dhe punëtorëve migrantë.
18 Qershor 2025, 19:56 -
U arrestua për llogari të Interpol Romës pas dënimit me 7 vite burg, media italiane zbulon se 50-vjeçari nga Elbasani përdhunoi ish-gruan
Ndërsa Interpol Tirana po punon me homologët e saj të Romës për ekstradimin e 50-vjeçarit, zbulohet edhe se ndaj kujt e kishte kryer krimin seksual dhe dhunën e përsëritur nga viti 2005-2010. Kërkohej prej vitit 2016, u fsheh në Shqipëri pas dëbimit dhe u dënua në mungesë nga Gjykata e Sienës
18 Qershor 2025, 18:56 -
Akuzohet se i dha tokë pasuesit të tij në bashkinë e Himarës, shtyhet në GJKKO seanca për pretencën ndaj Jorgo Goros! Do mbahet më 2 korrik
Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
18 Qershor 2025, 10:34 -
Pogradec/ Me armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin 'Policia', arrestohet 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (EMRI)
Vijojnë operacionet e uniformave blu për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Një 27-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga policia e Pogradecit
18 Qershor 2025, 08:39 -
Tiranë/ Plagosi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vendin e parkimit, kapet pas tre muaj kërkimesh 32-vjeçari me precedentë
Franci Canaj arrestohet më shumë se dy muaj pas plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari në kryeqytet Gerald Hoxha, i dyshuari për krimin e rëndë. Krimi ka ndodhur më 9 mars të këtij viti, pas një sherri për parkimin mess dy të rinjve. Canaj i proceduar edhe në vitin 2016 për drogë dhe prostitucion. U arratis pas krimit
17 Qershor 2025, 15:14 -
Raporti i KE: Kritika të forta për KLP dhe KLGJ! E rëndë që në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vettingu
Një raport i Komisionit evropian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, zbulon boshllëqet dhe problemet me të cilat vijon të përballet sistemi gjyqësor dhe institucionet shqiptare të Drejtësisë. Raporti, ende në fazën e një Drafti konfidencial, por të cilin Report TV e disponon, ngre shqetësime mbi funksionimin e KLGJ dhe KLP. Një fakt i rëndë konsiderohet edhe punësimi ne Shkollën e magjistraturës të emrave të lënë jashtë sistemit nga Vettingu
16 Qershor 2025, 21:30 -
Vettingu/ Prokurori i Vlorës nuk justifikoi dot apartamentin që i dha vëllai, KPA largon përfundimisht Hyrjet Lamaj nga drejtësia
Edhe pse përmbysi barrën e provës për disa nga çështjet, ish-magjistrati i shkarkuar nga KPK në vitin 2023, nuk arriti dot në ankimim të justifikonte apartamentin për të cilin pretendonte se iu dhurua nga i vëllai më 2015
16 Qershor 2025, 16:29 -
Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien në 29% për periudhën janar-mars
Eurostat bëri të ditur se në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.
16 Qershor 2025, 16:00 -
-
Dasma e Alex Soros/ Eventi që bashkoi politikën nga e gjithë bota, Rama fjalim urimi për çiftin
Establishmenti demokrat u mblodh këtë fundjavë në Hamptons për një dasmë që ngjante me një kurorëzim mbretëror në botën e politikës - një event që bashkoi politikanë të njohur dhe figurat më me ndikim të epokës Clinton
16 Qershor 2025, 08:44 -
Fjalët e rralla të Patriarkut Ekumenik për Fortlumturi Joanin: Ju njohim, Zoti ju ka pajisur bujarisht me virtyte të vlefshme për këdo dhe për Atdheun tuaj të bekuar!
Fjala e Patriarkut Ekumenik, Vartholome gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Kostantinopojë dhe vlerësimi maksimal për Fortlumturi Joanin: “Zoti ju ka pajisur bujarisht me virtyte: me trimëri dhe fisnikëri, me ndershmëri dhe përkushtim, me njohuri të thella, me formim teologjik dhe shpirtëror, me zgjuarsi dhe zell të pashuar, me besnikëri të devotshme ndaj rregullit kishtar dhe me dashuri sakrifikuese për popullin tuaj, për bashkepiskopët dhe bashkëpunëtorët tuaj, për atdheun tuaj të bekuar.”
15 Qershor 2025, 20:46 -
Endri Kajsiu: Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar
Unioni i Gjyqtarëve kërkon rikthimin e skemës së vjetër: të lidhin pagën e tyre me atë të drejtorit të përgjithshëm në Kryeministri. Kjo do të thotë që sa herë rritet paga e këtij pozicioni ( drejtor i përgjithshëm në Kryeministri), të rritet automatikisht edhe paga e gjyqtarëve. Kjo kërkesë është pa bazë kushtetuese
14 Qershor 2025, 16:15 -
Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, në pranga ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut! Gjykata: Mund të prishë provat, rrezik largimi
Policia e Tiranës ekzekutoi vendimin e gjykatës për arrestimin e ish-kreut të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda. Vendimi erdhi pas një kallëzimi të kreut aktual Almiro Gurakuqi për shpërdorim detyre. Ai pretendon se Deda ka rritur në disa vjet buxhetin e Urdhrit dhe e ka shpërdoruar atë.
14 Qershor 2025, 11:59 -
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit! E pëson edhe pasagjeri (EMRAT+VIDEO)
Një 38-vjeçar i cili lëvizte me makinë me armë me vete është arrestuar nga blutë e kryeqytetit në rrugën “Ali Demi”. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.
14 Qershor 2025, 10:18 -
Vriten tre ‘kokat’ e ushtrisë së Iranit, gjeneralët më të rëndësishëm të Khameneit! Strategjia e Mossad për të vrarë ushtarakët
Sulmi me dronë i koordinuar nga Mossad në Iran kishte si strategji edhe vrasjen e gjeneralëve të lartë të ushtrisë së Teheranit. Vrasja e tyre mund të pengojë seriozisht aftësinë e Republikës Islamike për t’iu përgjigjur sulmeve izraelite duke tronditur thellë strukturën ushtarake të vendit.
13 Qershor 2025, 22:22 -
Rikthehet Flamurtari, 'ankand' për trajnerin! Në listën e dëshirave edhe Gianni De Biasi
Pesë vite pas rikthimit në elitë, Flamurtari po përgatit një revolucion që mesa duket do fillojë nga stoli. Shpëtim Duro, Gentian Mezani apo edhe Gianni De Biasi janë emrat e lakuar për stolin e trajnerit.
12 Qershor 2025, 08:34 -
VKM/ Shqipëri-Serbi drejt njohjes së pensioneve, miratohet marrëveshja në parim
Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje synon të garantojë të drejtat e qytetarëve në fushën e sigurimeve shoqërore dhe i bashkohet një sërë marrëveshjesh të ngjashme të nënshkruara nga Shqipëria me vende të tjera.
11 Qershor 2025, 23:06 -
U arrestuan në Dubai, ekstradohen në Tiranë vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave! Momenti kur zbresin në Rinas (VIDEO)
Dy anëtarë të grupeve kriminale janë ekstraduar ditën e sotme nga Dubai në Tiranë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që dyshohet pjesë e grupit të vrasësve të masakrës së Bradasheshit dhe Armes Stafa, i grupit të Çopjave të Elbasanit do të përballen me drejtësinë për një sërë krimesh.
11 Qershor 2025, 11:22
