-
Fatos Çoçoli: Çfarë fituam nga dy ditët e Ivanka Trump në Vlorë?
Vizita dyditore e Ivanka Trump në Vlorë, më 22–23 janar 2026, përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë politike, ekonomike dhe simbolike për Shqipërinë. Përtej protokollit dhe vëmendjes mediatike, kjo vizitë prodhon disa përfitime konkrete dhe afatgjata për vendin tonë.
25 Janar, 07:57 -
-
Nuk zbardhi vendimin për 14 muaj, Ministri i Drejtësisë kërkon ILD-së hetim për gjyqtaren e Korçës: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale.
23 Janar, 10:40 -
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha, pati probleme në kriterin e pasurisë
Neritan Hoxha u shkarkua nga KPK, për problemet në kriterin e pasurisë, që kishin të bënin me deklarime të pasakta e të rreme, dyshime për fshehje të transaksioneve të pasurive, si dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme.
22 Janar, 10:22 -
-
Dosja 5D, lirohet nga qelia Taulant Tushe! Apeli i Gjykatës së Posaçme kalon në arrest shtëpiak ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë
Taulant Tushe është liruar nga qelia, teksa Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e tij, për zëvendësim të masës së sigurisë. Një nga ish drejtorët e Bashkisë Tiranë, i përfshirë në dosjen 5D, ka kaluar në arrest shtëpiak.
21 Janar, 18:20 -
-
Gazetari Doçi për Report Tv: Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, veproi si vrasës profesionist! Audiokaseta, ‘arma’ kryesore e SPAK për të ndëshkuar përgjegjësit
Audiokaseta që ka në duar SPAK me urdhrin që jep kreu i Gardës Ndrea Prendi për të qëlluar drejt protestuesve, sipas gazetarit Adriatik Doçi është arma kryesore për të ndëshkuar përgjegjësit e 21 janarit. Për Report Tv ai thotë se 21 janarit mbetet një damkë e zezë për drejtësinë shqiptare.
21 Janar, 17:21 -
Pacientja me dializë ankohet për shërbimin në spitalin privat, Berisha ‘e përcjell’ me shpërfillje (VIDEO)
Gjatë foltores së mbajtur në zonën e Porcelanit në Tiranë, Sali Berisha dhe shoqëruesi e tij treguan qartazi se përfitimi i mbështetjes nga qytetarët do të jetë vetëm në dobi të ruajtjes së karrigeve të tyre.
21 Janar, 12:33 -
I dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, sekuestrohen 400 mijë euro pasuri të një personi në Vlorë (EMRI)
Gjykata e Vlorës, me kërkesë të Prokurorisë, ka sekuestruar 400 mijë euro pasuri të Arjan Rrokaj, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
21 Janar, 10:41 -
-
Si nisi dhe përfundoi saga e vrasjeve në Shqipëri dhe Greqi? Topalli për Report TV: Urdhri për vrasjen e Jani Aliajt u dha në Dubai, autori mori 15 mijë euro !
Në Frontline Interview në Report TV, gazetarja Aida Topalli rrëfeu me detaje sagën e gjatë të vrasjeve mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços, një zinxhir hakmarrjeje që përfshiu Shqipërinë dhe Greqinë për më shumë se një dekadë.
20 Janar, 20:01 -
-
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos! Gazetarja Rista për Report Tv: Dyshohet se urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar
Gazetarja Katerina Rista u shpreh se prej 6 muajsh, disa persona kanë tentuar ta vrasin Jani Aliajn në burg dhe se ngjarja nuk u parandalua nga autoritetet. Sipas Ristës, nuk përjashtohet mundësia që urdhri për ekzekutimin e Aliajt të jetë dhënë nga një grup kriminal shqiptar.
20 Janar, 17:41 -
-
U ekzekutua dje në burgun grek, Jani Alia prej kohësh shënjestër e rivalëve! 6 muaj më parë i shpëtoi një atentati, ishte i pajisur me ‘status mbrojtje’
Jani Alia i kishte shpëtuar 6 muaj më parë një atentati po në të njëjtin burg. Alia kishte fituar gjithashtu dhe ‘status mbrojtje’, ndërsa në qeli qëndronte i izoluar me një ish-oficer policie i dënuar për trafik droge.
20 Janar, 14:34 -
Gjyqtarja Gjoka rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim vize! KLGJ: Nuk na është dorëzuar ende raporti! Prokuroria e Përgjithshme: E kemi dërguar me postë sekrete
Burime nga Prokuroria e Pergjithshme, thanë për Report TV se shkresa për rastin e gjyqtares Irena Gjoka, drejtuar KLGJ-së është protokolluar nga ky institucion me datë 19 Janar, dhe është nisur përmes postës sekrete.
20 Janar, 10:41 -
-
Shqiptari Jani Alia vritet me thikë brenda burgut grek, dyshohet për vrasës me pagesë! Në Shqipëri i dënuar përjetë për ekzekutimin e Çiços
Jani Alia, 4-vjeçari nga Tepelena, i dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços, u vra këtë të hënë në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi për çështje hakmarrjeje. Ai u godit me një thikë të improvizuar nga një i dënuar tjetër si vrasës me pagesë. I njëjti autor në gushtin e vitit të shkuar vrau shqiptarin tjetër, Artur Bashimi në Athinë.
19 Janar, 16:40 -
