-
Aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! 14 urdhër-arreste, 10 ekzekutohen, 4 në kërkim! Dyshohet për evazion fiskal e pastrim parash (VIDEO)
Dyshimet për evazion fiskal apo dhe pastrim parash, çuan në arrestimin e CEO-s së Bankers Petrolium, në zotërim të një kompanie kineze, po dhe të ish drejtorit Leonidha Çobo, si dhe të paktën 8 personave të tjerë të lidhur me këtë kompani. Katër përfaqësuesë kinezë të kompanisë, janë në kërkim. Bankers Petrolium konsiderohet investitori më i madh i huaj ndër vite i cili shfrytëzon fushën më të madhe të naftës në vend, atë të Patos-Marinzës.
2 Korrik 2025, 15:24 -
Ylli Pata: Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik
Në fillim të viteve ‘90, Fatos Nano, kur ishte lider i opozitës shqiptare deklaroi se “Libanizimi i Ballkanit do të çojë në ballkanizimin e Europës”. Duket se kemi ecur në një pikë më dramatike, debati e politika tek ne po kthehet në një “Lindje të Mesme” në diskurs e aksion.
1 Korrik 2025, 19:51 -
Skënder Minxhozi: Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë
Britania e Madhe po përjeton sot një debat të brendshëm në lidhje me emigracionin, që sillet prej vitesh në rreth vicioz. Dalja nga Bashkimi Evropian nuk e zgjidhi problemin e infiltrimeve të refugjatëve klandestinë dhe as integrimin e tyre në shoqërinë britanike. Nuk përmirësoi as ekonominë e situatën sociale, çka krijon frustrim dhe shtyn drejt tezave të personazheve si Farage.
1 Korrik 2025, 17:38 -
-
Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.
30 Qershor 2025, 17:02 -
Kreu i ILD, Metani: Pavarësia e magjistratëve nuk do të thotë mungesë kontrolli dhe llogaridhënieje! Vendi ka nevojë për profesionistë me integritet!
Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve shihen si dy anët e së njejtës medalje nga Inspektori I Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.
30 Qershor 2025, 16:34 -
Meta autointervistë nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time! S’kisha dijeni, ja çfarë më tha Braimllari në Jalë
I arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO, aktualisht i pandehur për çështjet e lobimit në SHBA, dhe CEZ-DIA, Ilir Meta jep një autointervistë nga qelia e Burgut 313, në pamundësi të konferencës për gazetarët që nuk ia lejuan. Akuza për Ramën, ambasadorët, drejtësinë që e cilëson me 'sallë komandimi' dhe për njerëzit e tij më të afërt të ish-LSI që e radhtuan. Këmbëngul se nuk kishte dijeni për kartën që përdorte ish-gruaja e tij, Monika Kryemadhi
30 Qershor 2025, 15:33 -
Ndahet nga jeta gazetari Dashamir Dini, babi i këngëtarit Ergi Dini! E bija: Ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës
Është ndarë nga jeta ditën e sotme Dashamir Dini, babai i këngëtarit i Ergi Dinit. Dashamir Dini, ishte gazetar, publicist dhe poet. Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
28 Qershor 2025, 15:18 -
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, apartamente, lokale, 10 prej tyre të Visit të Pojës (FOTOT)
21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura” u sekuestruan këtë fundjavë me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.
28 Qershor 2025, 13:15 -
SKEDA/ ‘Beteja’ e Vjosës, si mbrohet lumi i fundit i egër në Evropë! Shndërrimi nga Park Natyror në Kombëtar dhe rruga në UNESCO
Njihet si lumi i fundit i egër në Evropë. Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar në 13 mars 2023, duke i ofruar kështu një mbrojtje, shumë më të lartë se ajo që Vjosa kishte pasur më parë si Park Natyror. Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se në të nuk lejohet asnjë ndërtim që cenon lumin dhe ruajtje të biodiversitetit, si dhe lehtësi në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet ekosistemi, si ndotja e ujit dhe tokës, menaxhimi i mbetjeve dhe shpyllëzimi.
27 Qershor 2025, 16:32 -
-
-
-
-
Shqipëria thellon kryesimin si 'kampione' e Europës në ndërtim në 2024-n
Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.
24 Qershor 2025, 08:43 -
Ylli Pata: Kush e krijoi dhe financoi 'popullin toksik' anti-SHBA në Shqipëri?
Në Ballkan, Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku dëgjohet shumë muzika e huaj, jo vetëm ajo anglosaksone që është globale, por edhe nga vendet e tjera të Europës, madje edhe të rajonit apo më larg.
23 Qershor 2025, 20:17 -
Anila Hoxha: Drejtori i Ri i Byrosë
Publikisht dihet që SPAK kishte vendosur si kufi datën 6 qershor , brenda të cilës garuesit duhet të dorëzonin dokumentacionin ku do shfaqnin ambicien për drejtor BKH. Gjithsej 13 emra, mes tyre kush propogandohet për heroizma të pa kryera e kush se i kish pasur duart e lidhura të bente ligj.
23 Qershor 2025, 17:48 -
-
Fondi i monedhave antike të Ilirisë juglindore i përket historisë tonë e numizmatëve shqiptarë
Që nga antikiteti, dy mijë e pesëqind vjet kanë shpalosur para syve tanë një veprimtari thelbësore të shoqërive të qytetëruara, me zhvillimet dhe ulje-ngritjet e saj. Popuj e kultura janë lartësuar e të tjera kanë humbur. Lidianët u zhdukën në mjegullat e kohërave, por monedha dhe kultura e tyre mbetën dhe shfaqen si greke.
22 Qershor 2025, 19:34 -
Meksikë, avokatja e El Chapo-s bëhet gjyqtare në Chihuaha
Silvia Delgado, ka qenë anëtare e ekipit të avokatëve që në vitet 2016-2017 mbrojti Joaquin “El Chapo” Guzmán, bosin e kartelit të Sinaloas, i cili prej vitit 2019 po vuan burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, SHBA.
21 Qershor 2025, 09:01 -
Dritan Hila: Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!
Ka tre vjet që Rusia ka ngecur në Ukrainë. Fuqia e dytë në botë ka një vit dhe nuk po merr dot një fshat në Ukrainë të quajtur Pokrovsk. Një vend me katër herë më pak popullsi dhe 22 herë më pak i armatosur në fillim të luftës sesa Rusia po i bën ballë
20 Qershor 2025, 17:34
