-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
Gjykata shpalli fajtorë 8 elektricistët, teksa njëri prej tyre u filmua pasi pësoi djegie në fytyrë nga korrenti gjatë montimit. Kujdeseshin për të paktën 100 ferma kanabisi në Angli, nga 32 zona të ndryshme. Vlera e dëmit në rrjet miliona paund, sekuestrohen mijëra bimë narkotike. Pjesa më e madhe e 'shtëpive të barit' drejtohej nga shqiptarët
7 Mars 2025, 21:23 -
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me mungesën e përfaqësimit shqiptar në pozitat kryesore të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Këto pretendime u ngritën pas ndryshimeve në strukturat komanduese të ushtrisë, të nënshkruara një ditë më parë nga presidentja maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova
7 Mars 2025, 19:35 -
Lirohet nga detyra drejtori i komanduar Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë Ilir Hajdini, zëvendësohet nga Sulejman Kullolli
Më herët Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se ka emëruar në krye të Autoritetit Veterinar një drejtor pa diplomë në veterinari, duke shkelur ligjin dhe vendosur në rrezik shëndetin publik.
7 Mars 2025, 16:12 -
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
Mes pasurive me vlerë miliona euro të sekuestruara, janë 19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall. Në sekuestro preventive u vendos dhe “Vilë Elitare” dhe Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të Shkëlzen Krajës. Pjesë e grupit dhe 3 shefa policie.
6 Mars 2025, 12:17 -
Zbulohet si hyri në 2011 në Ekuador Dritan Rexhepi dhe aleanca me mafien italine
Shqiptarët dhe italianët janë aleatë për dërgimin e kokainës në Europë nga portet e Guayaquil dhe El Oro, falë strukturave të forta që ata kanë ngritur në Ekuador për më shumë se 15 vjet. Qeveritë e Italisë dhe Ekuadorit po zhvillojnë projekte bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit dhe trajnimin, me qëllim luftimin më efikas të pastrimit të parave dhe krijimin e ligjeve të reja për të frenuar përparimin e këtyre grupeve transnacionale.
6 Mars 2025, 08:55 -
100 minutat e Trump në Kongres/ Gaba: Po kthen politikën e forcës, mund të përcaktojë dhe fatin e Shqipërisë! Vokshi: Nuk e ka braktisur rolin e SHBA në botë, po e rinegocion
Për të analizuar fjalimin 100-minutësh të Trump, të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishin të ftuar gazetari Gentian Gaba dhe analisti Indrit Vokshi.
5 Mars 2025, 19:46 -
Koalicioni/ Berisha ‘justifikohet’ pse ‘shpëton’ Metën: Do jetë deputet se u burgos politikisht! Buf kënete? I përgjigjet Ramës: Përballë kemi kukumjaçka
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për koalicionin e arritur me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, u pyet nëse Meta kishte kërkuar që për zgjedhjet e 11 majit të ishte pjesë e listës së hapur.
5 Mars 2025, 16:48 -
Korrupsion e fshehje e pasurisë, GJKKO dënon me 5 vite burgim Ilir Pashajn, ish-gjyqtari i Elbasanit përfiton nga gjykimi i shkurtuar! I konfiskohen edhe 2 prona (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi për herë të dytë ish-gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ilir Pashaj, me 5 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite largim nga çdo funksion publik. I konfiskohen dy pasuri; apartamenti dhe makina "Mercedes", të fshehura në emrat e vjehrrit dhe kunatit. U dorëhoq më 2017 para Vettingut, u dënua edhe më 2024 për korrupsion si avokat
5 Mars 2025, 16:20 -
Gjin Gjoni nga veteriner bëhet doktor i të drejtës civile pa arsim të lartë! A do t’a dorëzojë diplomën false në KQZ kur të kandidojë për deputet? Disa fakte për SPAK-un
Po a ka Gjin Gjoni një diplomë të vlefshme të arsimit të lartë? Ka shumë dëshmitarë, ish studentë, të cilët e mbajnë mend Gjin Gjonin student për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por, nuk ka asnjë ish student juridiku, sot gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që rrëfejë se Gjin Gjoni ka studiuar për juridik.
5 Mars 2025, 13:53 -
'Kur kisha kaçurrela, iu jepja vajzave whiskey', dikur i zuri vendin në Kuvend, sot është aleat i Berishës (VIDEO)
Kostaq Papa me partinë e tij Partia Emigracioni Shqiptar, i cili u fut në Kuvend në maj të 2019-ës, pas djegies së mandatëve nga PD, duke zëvendësur Sali Berishën, është një nga aleatët e koalicionit "Shqipëria madhështore
5 Mars 2025, 11:52 -
Trump në Kongres: ‘Amerika është rikthyer!’ Rindez luftën e tarifave doganore e akuzon BE-në: ‘Shpenzoi më shumë për gazin rus sesa për Ukrainën! Rusia do paqen'
“Amerika është rikthyer”, me këtë fjalë nisi fjalimin e tij Presidentit Trump, më i gjati në historinë e kongresit amerikan. Ndërsa ligjvënësit republikanë brohorisnin “Amerika” demokratët rrinin të heshtur. Trump: Do të marrim Groenlandën, Panama dhe shkojmë në Mars. Ndër të ftuarit e nderit ishte edhe Elon Musk.
5 Mars 2025, 07:20 -
Kush janë aleatët e Berishës për zgjedhjet e 11 majit! Bashkimi absurd i çamëve me grekët dhe një seri me forca politike të panjohura! Meta më i ‘përkëdheluri’
3 koalicione opozitare shkojnë zyrtarisht në garën e 11 majit. Pas negociatave të vështira me Shpëtim Idrizin, PD dorëzoi në limitet e kohës koalicionin me 25 parti, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Në koalicion do të jenë edhe Lapaj-Shabani me “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Djathtas për Zhvillim” e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit.
4 Mars 2025, 17:46 -
Operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, lëshohen 10 masa sigurie! Policia kontrolle në disa banesa
Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Sarandë, për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
4 Mars 2025, 09:52 -
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës në burg i jep 4 deputetë të sigurt (EMRAT)
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Zbulohen pikat e marrëveshjes së koalicionit. Burime të sigurta për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sipas dakordësisë së arritur me PD-në, në listë të sigurtë nga Partia e Lirisë do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho.
4 Mars 2025, 08:13 -
Përplasja Trump-Zelensky/ Eksperti Ledjon Krisafi: Administrata e SHBA mendon se Putin do respektojë marrëveshjet! Meçollari: Rezistenca ukrainase po dobëson Rusinë
Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt u diskutua në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ mbrëmjen e sotme.
3 Mars 2025, 22:04 -
-
Kush është hetuesi i BKH-së që i çonte mesazhe Ajola Xoxës dhe si u katapultua nga Spitali i Fierit në hetues
Vetë hetuesi shqiptar shpreh hapur urrejtjen ndaj të majtëve. Kjo tregohet në një koment replikues ndaj postimit publik të bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, në përvjetorin përkujtimor të ngjarjeve të Luftës së Pezës. Një burim nga BKH, tregon me humor: “Më i paanshëm do ishte Belindi vetë, se sa Sameti ndaj Veliajt…”
2 Mars 2025, 19:45 -
Operacioni/ SPAK: Grupi kriminal trafikoi drogë me vlerë 1.7 mln euro nga Saranda në Greqi! 2 policë në pranga, pjesë e skemës edhe ish-efektivi që kandidoi me Berishën për Roskovecin
Sasi të konsiderueshme droge, me vlerë 1.7 mln euro një vetëm një episod ka trafikuar grupi kriminal i shkatërruar nga SPAK, që kishte në përbërje edhe 3 shefa policie. SPAK njofton se pjesë e grupit ishin edhe shtetas italianë ndërsa drejtohej nga 2 trafikantë, Kristi Qirizi dhe Eldian Allushi. Uniformat blu të përfshira kishin SkyECC, ndërsa policia njoftoi pezullimin e tyre pa pagesë.
2 Mars 2025, 11:11 -
-
Trump-Zelensky, gënjeshtra dhe shantazhe! Rrënjët e armiqësisë, nga telefonata për të gjetur prova kundër Hunter Biden deri te impeachment
Marrëdhëniet e tensionuara Trump - Zelensky në kohë deri te përplasja verbale me presidentin ukrainas në Zyrën Ovale, i cili kishte duruar gjithçka, përfshirë edhe akuzën se ishte një diktator.
1 Mars 2025, 13:18
