-
-
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak, nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës
Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” rendit 178 vende duke u bazuar në tre tregues.
22 Korrik 2025, 08:16 -
Bie prodhimi, KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit! Në 7 muaj importi u 6-fishua krahasuar me vjet
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë 100 milionë euro energji elektrike deri më tani ose 6 herë më shumë se vjet në periudhën janar-korrik. Prodhimi vendas nuk mjafton për të mbuluar furnizim me energji pa ndërprerje, ndaj në 7 muaj janë importuar nga jashtë 783 mijë megavat energji.
21 Korrik 2025, 20:05 -
Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë
Gjysma e dytë e vitit 2025 pritet të ulë vlerën e kredisë që do të japin bankat për blerje banese, si dhe do të shoqërohet me rritje të kushteve për të dhënë hua. Kështu thuhet në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë, ku bankat kanë paralajmëruar ‘ngadalësim’ të kredisë për blerje pronash, ndikuar prej kufizimeve të huasë për qytetarët që duan të blejnë banesë.
21 Korrik 2025, 19:48 -
Dikur e ‘dogji’ nga GJKKO/ Gerd Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Elton Kërlukut: U përjashtua nga Policia, s’meriton drejtimin e BKH-së (LETËR institucioneve)
Një letër zyrtare i është drejtuar institucioneve të drejtësisë, me akuza për një nga kandidatët për drejtues të BKH-së. Gjyqtari Gerd Hoxha, thotë se Elton Kërluku është përjashtuar më parë nga Policia e Shtetit për shkelje dhe ndaj sipas tij nuk duhet të jetë as pjesë e garës për drejtimin e BKH-së. Për rastësi apo jo, Kërluku, ishte pjesë e komisionit të verifikimit që skualifikoi nga pranimi në Gjykatën e Posaçme, Gerd Hoxhën në 2024-ën.
21 Korrik 2025, 17:31 -
Carlo Bollino vlerësohet në Itali me Çmimin Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën
Gazetari Carlo Bollino ka fituar në Itali edicionin e XIV të Çmimit Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën “Antonio Maglio”. Nisma u promovua nga Shoqata “Maglio” dhe Bashkia e Alezios, me mbështetjen e Urdhrit të Gazetarëve italiane dhe të Federatës Kombëtare të Shtypit
21 Korrik 2025, 14:06 -
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik 2025, 13:22 -
-
Sulmet izraelite në Siri, çfarë fshihet pas ndërhyrjes në konfliktin e brendshëm sirian
Me sulmet e tij ndaj Sirisë, Izraeli nuk përpiqet vetëm të mbrojë minoritetin e druzëve, thonë vëzhguesit. Çfarë fshihet realisht pas ndërhyrjes së qeverisë izraelite në një konflikt të brendshëm sirian?
21 Korrik 2025, 10:00 -
Shqiptari në Itali arrestohet me 11 kg kokainë, brenda furrës në shtëpi i gjendet pistoletë e municion
Efektivët e ndoqën dhe në banesë iu gjetën 10 'tulla' kokaine, kurse brenda furrës pistoleta me mulli, me fishek në fole, si dhe municioni i fshehur brenda çorapeve. Shqiptari rezultoi i dënuar me 14 vjet burg për vrasje me dashje, e kryer në vitin 2011 në Bolonja, por u lirua në maj 2024, pas vitesh paraburgimi, edhe për krime që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit.
21 Korrik 2025, 08:14 -
Djegia e fushës së mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, kontrolle në 14 banesa e zyra! 2 në pranga, vëllai i deputetit të PS kapet me fishekë
Denis Hasalla, shefi i kabinetit në Peqin njeheresh vëllai i deputetit të PS, Saimir Hasalla ka rene sot ne prangat e policise. Në banesën e tij u gjet municion luftarak, gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata. Hasalla eshte ne hetim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e shoqërisë “Eco-ELB”. Në të njëjtën dosje jane dhe 13 zyrtarë te tjere, të 7 bashkive në qarkun e Elbasanit.
21 Korrik 2025, 08:13 -
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 milionë euro në vitin 2024
Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.
21 Korrik 2025, 07:49 -
Turistët e huaj dhe vendas mbushin Parkun e Apolonisë: Vend i mrekullueshëm! Në shtator nisin gërmime arkeologjike
Parku arkeologjik ka shënuar rritje të vizitorëve këtë sezon turistik, 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Një interes i lartë është shënuar gjithashtu në Parkun Arkeologjik të Bylisit.
20 Korrik 2025, 19:46 -
831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë? Kryetarja e Këshillit Bashkiak: Ka pasur kërkesa, Bashkia Vlorë s'është zotëruese e titullit të pronësisë, s'marrim vendim
Në zonën e Kaninës në Vlorë, në një sipërfaqe toke prej 831 hektarësh, ku pretendohet se do të ndërtohet një park fotovoltaik nga një operator ekonomik, është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe mediat online.
20 Korrik 2025, 19:33 -
EKSKLUZIVE/ “Odisea” e ndotjes me naftë në Vjosë, AKM gati gjobën e radhës! Por në tre vite Albpetrol mori 50 mijë euro gjoba dhe 6 'ultimatume’ dhe asgjë s’ndryshon
Tre javë pas ndotjes së rëndë të lumit Vjosa nga vendburimi i naftës së Albpetrol në Gorisht, Report Tv ka mësuar se AKM e ka gjobitur me 2 milionë lekë dhe ka kërkuar marrjen e masave urgjente. Por këto sanksione janë marrë prej të paktën 3 vitesh dhe kompania e naftës nuk ka reflektuar asnjë ndryshim.
20 Korrik 2025, 11:42 -
Ndryshimet që priten në Kryesinë e PD, emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese pas humbjes së ’11 Majit’
Partia Demokratike nuk do të përfshihet në asnjë proces reformimi pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit. Por ndryshimi i grupit parlamentar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit, do të imponojë lëvizje të detyrueshme në kryesinë demokrate, mes atyre që janë ende pjesë e saj falë funksioneve parlamentare. Në dorë të Berishës, disa emra, nga Tabaku te Bardhi.
20 Korrik 2025, 09:43 -
Komisioneri i BE-së ngre alarmin për rrezikshmërinë e produkteve të shitura nga Shein dhe Temu, paralajmërohet goditje ndaj platformave kineze
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein dhe Temu, në një kohë kur po ndërmerren masa për ndalimin e mallrave të rrezikshëm të ardhur nga këto platforma kineze popullore.
20 Korrik 2025, 08:49 -
Analiza/ Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova
Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian.
20 Korrik 2025, 08:16 -
PD denoncon: Fidel Ylli, 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it! Shefe e misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024', punonjësja e biznesit të tij
Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur shefe të misionit të Lojëra Olimpike “Paris 2024”, një punonjëse të biznesit te vet.
19 Korrik 2025, 16:05 -
Eurostat: 99% e të rinjve shqiptarë online çdo ditë, por 50% pa njohuri digjitale
Të rinjtë shqiptarë pothuajse jetojnë online. Raporti i Eurostat tregon se 99% e grupmoshave 16-29 vjeç kanë përdorur internetin çdo ditë vitin e kaluar. Por qëndrimi në rrjete sociale apo shërbime të tjera online nuk përkthehet në rritje të aftësisë digjitale. 50% e tyre nuk kanë njohur për zhvillimet teknologjike
19 Korrik 2025, 13:58 -
Agjencitë të inteligjencës britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë! Janë autorë të sabotazheve dhe sulmeve në të gjithë Evropën
Agjentët rusë besohet se qëndrojnë pas një sërë bombardimesh, zjarresh, dëmtimesh të infrastrukturës dhe sulmesh kibernetike në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke u përpjekur të minojnë mbështetjen për rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit të Moskës.
19 Korrik 2025, 09:29
