-
Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë
Importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.
19 Korrik 2025, 07:46 -
SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.
18 Korrik 2025, 21:53 -
Fatos Çoçoli: Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?
Po kontrollojnë imtësisht tregjet e shitjes së produkteve të bulmetit dhe të mjaltit, duke kërkuar për çdo shitje nxjerrjen e faturës përkatëse tatimore. Kjo nismë, e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit, është pjesë e fazës së re të luftës kundër informalitetit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
18 Korrik 2025, 18:51 -
-
-
Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane
Ekspertët e çështjeve ekonomike shpjegojnë se një mjedis ligjor dhe ekonomik i qëndrueshëm, larg burokracisë dhe papërgjegjshmërisë, është thelbësor për të tërhequr investitorët amerikanë dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre.
18 Korrik 2025, 16:00 -
Shkurtimi i fondeve ndërkombëtare/ UNHCR: 11.6 mln njerëz rrezikojnë do të mbeten pa ndihma këtë vit
Shkurtimi i fondeve ndërkombëtare, duke filluar me USAID-in, ka shkaktuar një tkurrje të aktiviteteve në të gjithë globin. Harta e detajuar e shkurtimeve është një pasqyrim i eksodeve të ardhshme. Në të gjithë botën ka 122 milionë refugjatë.
18 Korrik 2025, 15:02 -
Kosovë/ Sulmi terrorist në Banjskë, shtyhet seanca gjyqësore! Shkak mungesa e dëshmitarit
Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 - është shtyrë për të hënën për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.
18 Korrik 2025, 12:54 -
Në gjashtë muaj u mblodhën 366 mld lekë të ardhura, ndikim pozitiv rritja e pagave të shtetit! Shtohen edhe shpenzimet
Gjashtëmujori i parë i vitit është mbyllur me 366 miliardë lekë të ardhura nga tatimet e taksat. Tatimi mbi pagat ka pasur kontributin më të madh në rritjen e të ardhurave në këtë periudhë. Ndërkohë Ministria e Financave raporton për shpenzime në vlerën 332 miliardë lekë, duke bërë që gjashtë muajit e parë të vitit të mbyllen me suficit.
18 Korrik 2025, 12:25 -
Sulmi ndaj Kishës në Gaza, Papa Leoni bisedë telefonike me Netanyahun: jepini fund luftës
Vatikani njoftoi se pas sulmit të ditës së djeshme ndaj Kishës Katolike në Gaza, kryeministri izraelit Netanyahu telefonoi Atin e Shenjtë. Ky i fundit ka kërkuar një shtysë të re në negociatat për armëpushim dhe përfundimin e luftës
18 Korrik 2025, 09:16 -
Sherri për tokën, shkak i plagosjes së dyfishtë në Sarandë. Policia shpall në kërkim 4 persona. Arrestohet për armëmbajtje njëri nga të plagosurit
Sipas burimeve të Shqiptarja.com, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të vëllezërve Canaj.
18 Korrik 2025, 09:13 -
Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.”
17 Korrik 2025, 21:31 -
Fredi Beleri nuk i 'ndahet' Himarës, padi në Gjykatën Administrative të Apelit: KQZ më hoqi mandatin në kundërshtim me ligjin
Në padi, Beleri argumenton se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor.
17 Korrik 2025, 17:08 -
Riorganizimi i inspektimeve, 14 institucione ‘shkrihen’ në 3 inspektorate të mëdha; Ushqim, territori-mjedisi dhe shëndetësia
14 institucione inspektuese në vend do t’i nënshtrohen riorganizimit dhe grupimit të tyre në 3 inspektorate qendrore. Qeveria ka miratuar vendimin që prek Agjencinë Kombëtare të Barnave, Ushqimit, Veterinarisë e deri tek IKMT-të.
17 Korrik 2025, 16:26 -
2 të rinjtë qëllohen me armë në Sarandë, dërgohen te Trauma! Në kërkim 2 vëllezërit, gjendet çanta me pistoletë (EMRAT+VIDEO)
Plagosen dy të rinj nga Kamza në qytetin e Sarandës. Drejt tyre u qëllua me armë. Shpallen në kërkim dy vëllezër me precedent të mëparshëm. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës.
17 Korrik 2025, 15:51 -
-
Demush Shasha: Kërcënimi i heshtur
Robert Schumani thoshte se qëllimi i integrimit evropian është ta bëjë luftën “jo vetëm të paimagjinueshme, por materialisht të pamundur”. Dhe mjeti kryesor prapa këtij qëllimi ishte lëvizja e lirë ndërmjet shteteve evropiane dhe integrimi i tyre çdo herë e më i madh.
17 Korrik 2025, 15:15 -
-
Eduard Zaloshnja: Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’
Gjatë javës së fundit, përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump janë regjistruar në shifrën 32% (shihni tabelën e mëposhtme). Gjatë kësaj jave, kanë ndodhur ngjarje që shkojnë përkundër premtimeve të mëparshme të Presidentit Trump, si transparencë e plotë për dosjet e perversit Jeffrey Epstein, mosfurnizim i Ukrainës me armatime, dhe paqes mes Izraelit dhe Sirisë.
17 Korrik 2025, 14:19 -
Kosovë/ Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtar i sigurimit serb
Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.
17 Korrik 2025, 12:14 -
