-
Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën, ish-Presidenti: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem
Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Apeli i GJKKO nuk mori parasysh kërkesën e avokatit për të caktuar një masë më të butë sigurie. Sipas avokatit Cakrani, Ilir Meta mbahet i arrestuar pa asnjë arsye. Ndërkohë, reagoi edhe vetë Ilir Meta, që thotë se nuk është i zhgënjyer nga ky vendim, që e konsideron “drejtësi me regji”.
17 Korrik 2025, 08:32 -
Mes frikës për luftë tregtare, kërcënimi i SHBA-së me tarifa doganore rrit rrezikun për Evropën
Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa doganore prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.
17 Korrik 2025, 08:26 -
-
VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese
Qeveria ka miratuar vendimin për riorganizimin e institucioneve inspektuese që veprojnë në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv. Sipas vendimit, 14 institucione ekzistuese me funksione inspektuese do t’i nënshtrohen procesit të riorganizimit. Ndërsa funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të kalojnë në inspektorate të reja qendrore.
16 Korrik 2025, 19:26 -
VKM/ Këshilli i Ministrave miraton ndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit, 113 milionë lekë për komunitetet fetare
Këshilli i Ministrave ka miratuar masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë, në kuadër të buxhetit të vitit 2025. 113 milionë lekë do të shpërndahen për 4 bashkësitë kryesore fetare në vend, për të mbuluar pjesërisht pagat e administratës dhe të institucioneve arsimore që ato administrojnë, si dhe për investime të veçanta.
16 Korrik 2025, 19:01 -
Vdekja e 7-vjeçares në Himarë pasi u përplas nga skafi, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 8 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre
Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm 8 efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Më 22 maj 2024, Arjan Tase u dënua me 18 vite burg për “vrasje me dashje”. Ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim
16 Korrik 2025, 16:43 -
BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të Bashkimit Evropian mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë.
16 Korrik 2025, 15:33 -
Ekskluzive/ AKU s’është pezulluar! I hiqen aksionet ‘blic’ pas ankesave të bizneseve! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera
Të gjitha inspektimet e planifikuara nga AKU në fillim të vitit do të vazhdojnë të kryhen nga inspektorët e saj, pavarësisht deklarimeve për pezullimn e saj. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report TV se, tani e tutje, AKU-së i janë ndaluar vetëm kontrolle të paparashikuara. Deri në shkrirjen e plotë të saj plani i punës do të bëhet nga ministria. Kjo vendimmarrje sipas Ministrisë vjen pas shumë ankesave nga bizneset për sjelljen e inspektorëve.
16 Korrik 2025, 15:15 -
-
Ekstradohet në Itali shqiptari që kishte falsifikuar vdekjen e tij, i dënuar për rrëmbim, zhvatje e trafik droge
Shqiptari me 3 identitete dhe që kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003, u ekstradua sot në shtetin italian për t’u përballur me drejtësinë aty.
16 Korrik 2025, 09:43 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht, gjykata e Durrësit shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës më 19 shtator
Gjykata e Durrësit ka shtyrë më 19 shtator seancën për Arbër Paplekaj, i cili ka kërkuar lirimin me kusht. Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.
16 Korrik 2025, 09:10 -
Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë ‘komplot’ kundër Iranit
Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah një ndryshim dramatik në aleancat rajonale, duke nxitur shqetësime, dyshime dhe rillogaritje strategjike në mediat iraniane.
16 Korrik 2025, 08:09 -
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra për prokurorin e Durrësit Ilir Hoxha
KPA ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra për prokurorin e Durrësit Ilir Hoxha. Vendimi u mor nga Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
15 Korrik 2025, 19:59 -
Dekonspiroi aksionet e policisë, SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin Çyrbja: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tre të pandehurve; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Në krye të listës qëndron Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë kohës kur ushtronte funksion publik në Kuvendin e Shqipërisë.
15 Korrik 2025, 15:47 -
Edhe mediat në “kurthin” e zarfeve! Gazetarët probleme me pagat dhe sigurimet (Vështirësi për t'u "faktuar")
Nëndeklarimi i pagave, dhe vonesa e tyre, apo mungesa e kontratave të punës, janë një problem i përhapur edhe në sektorin e mediave. Nga 135 kontrolle të kryera në mediat në vend, që prej vitit të shkuar, 35% e rasteve janë nxitur nga denoncimet e vetë gazetarëve, për shkelje të Kodit të Punës.
15 Korrik 2025, 15:37 -
Presidenca daneze e BE: Partitë në Shqipëri të mbështesin planin ambicioz të qeverisë për negociatat! Tirana, progres mbresëlënës
Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, presidenca daneze e BE shpalosi objektit për zgjerimin, teksa ministrja për Çështjet Evropiane Bjerre tha se Shqipëria dallon për progresin që ajo e quajti mbresëlënës në negociata. Ajo inkurajoi forcat politike shqiptare që të mbështesin planin e qeverisë Rama për të përfunduar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur
15 Korrik 2025, 14:02 -
Mbi 100 milionë Lekë fitime në 6 muaj nga qiraja e pronave të sekuestruara nga krimi
Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë.
15 Korrik 2025, 13:38 -
Eurostat: Shqipëria kryesoi në Europë për emigracion neto negativ më 2024
Në pjesën më të madhe të BE ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.
15 Korrik 2025, 07:48 -
-
