-
-
-
U dënua për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa! E kthen në qeli
Një dënim me 2 vite e 4 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar ndaj ish prokurorit të Sarandës Sali Hasa është lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO, por që ka anuluar konvertimin në shërbim prove. Kjo do të thotë se ish magjistratit do të duhet të rikthehet në burg për të vuajtur muajt e mbetur nga dënimi për korrupsion.
18 Qershor 2025, 12:51 -
Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, Manastirliu: Mbi 10 mijë mësues u trajnuan në fazën e parë
Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku janë trajnuar më shumë se 10 mijë mësues. Ogerta Manastirliu, ndiqi nga afër një nga trajnimet që u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranë.
18 Qershor 2025, 12:17 -
-
3 mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje në Dibër, SPAK çon në gjyq 4 persona! Dy prej tyre oficerë të Policisë Gjyqësore (EMRAT)
Katër persona janë dërguar për gjykim pasi tentuan të favorizonin autorin e një plagosjeje në Dibër në vitin 2020 në këmbim të 3 mijë eurove. Dy prej tyre janë oficerë të policisë gjyqësore.
18 Qershor 2025, 12:04 -
Premier League/ Sezoni i ri fillon në mes të gushtit, Man. United pret Arsenalin në javën e parë
Sezoni i ri në Premier League nis të premten e 15 gushtit, me raundin e parë që ka në program edhe sfidën mes Manchester United - Arsenal. Sezoni do të mbyllet më 24 maj 2026, me njëzetë skuadrat që do zbresin në fushë në të njëjtën kohë.
18 Qershor 2025, 10:58 -
U vodhën 15 mln € europianëve përmes Call Center, GJKKO dënon me 23 vite burg 2 kokat e grupit! Iu konfiskohen 14 pasuri
12 vite burg për Jusel Micin dhe 11 të tjera për Mendim Domin ka vendosur GJKKO për 2 organizatorët e grupit kriminal që përmes Call Centarave i zhvatën qytetarëve evropianë rreth 15 milionë euro. Të dy do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa u janë konfiskuar 14 pasuri teksa vijon ende hetimi pasuror.
18 Qershor 2025, 10:58 -
Vrasja e Grei Bihucit pas sherrit në rrjetet sociale, çohen për gjykim dy autorët! Prokuroria e Fierit kërkon 37 vite e 6 muaj burg
Çohen për gjykim dy autorët e vrasjes së 20-vjeçarit në Fier në mars 2024. Prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite e 6 muaj burg për kushëririn e tij të mitur. Grei Bihuci u vra pas një sherri që nisi në rrjetet sociale.
18 Qershor 2025, 09:52 -
Kuvendi i ‘vjetër’ heq dorë, shtyhet raportimi për institucionet e pavarura! Dumani e të tjerët ‘llogari’ para deputetëve në shtator
Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk do të raportojë javën e ardhme përpara Komisionit të Ligjeve, siç ishte parashikuar. Report TV ka mësuar se socialistët kanë vendosur që të gjitha raportimet e institucioneve të pavarura, të shtyhen për në shtator, kur të vijnë deputetët e rinj, pasi aktualët, po shënojnë mungesa të mëdha, sidomos ata që janë në fund të mandatit e nuk do të jenë më në Kuvend.
18 Qershor 2025, 09:38 -
SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit (VIDEO)
Brad Lander po shoqëronte një të pandehur jashtë gjykatës kur u kap nga agjentët e emigracionit, u përplas pas një muri dhe u vendos në pranga nga agjentën e emigracionit.Lander është në garë për postin e kryetarit të bashkisë së New York-ut, në konkurrencë me ish-guvernatorin Andreë Cuomo dhe kryebashkiakun aktual Eric Adams.
17 Qershor 2025, 19:56 -
-
Turizëm dhe kontrolle! Hoteleria në 'lupë' për faturat, pagat e punonjësve dhe çmimet! Tatimet ‘hetime’ me Booking dhe AirBnb
Nga çmimet e dhomave, faturat fiskale, xhiro e deklaruar e deri tek pagat e punonjësve. Tatimet kanë publikuar planin me 14 pika për të luftuar informalitetin në sektorin e turizmit. Në dokument thuhet se kontrollet do të jenë javore e do të ketë analiza risku për bizneset që nuk deklarojnë xhiro ose kanë qarkullim të ulët të pajustifikuar.
17 Qershor 2025, 17:15 -
Nuk paguajnë detyrimet, DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore, Tirana ka numrin më të lartë
256,741 mjete rezultojnë debitore për taksat vjetore të përdorimit të tyre, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas DPSHTRR, qarku me numrin më të lartë të debitorëve është Tirana
17 Qershor 2025, 17:04 -
-
Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Serbia i ka vazhduar marrëdhëniet me Moskën për të cilën gjë shpesh ka qenë përgjegjës edhe vetë Vullini. Në një seancë të Shoqërisë Historike Ruse, të mbajtur më 10 qershor - një video e së cilës u publikua në faqen e internetit të shoqatës u votua për hapjen e degëve në shtatë rajone të Federatës Ruse, si dhe të një zyre përfaqësimi në Beograd.
17 Qershor 2025, 16:08 -
Tiranë/ Plagosi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vendin e parkimit, kapet pas tre muaj kërkimesh 32-vjeçari me precedentë
Franci Canaj arrestohet më shumë se dy muaj pas plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari në kryeqytet Gerald Hoxha, i dyshuari për krimin e rëndë. Krimi ka ndodhur më 9 mars të këtij viti, pas një sherri për parkimin mess dy të rinjve. Canaj i proceduar edhe në vitin 2016 për drogë dhe prostitucion. U arratis pas krimit
17 Qershor 2025, 15:14 -
-
Raporti i KE: Shqetësim pasiguria ligjore për ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimin nga Kuvendi të disa vendimeve të saj
Komisioni Evropian kërkon nga institucionet shqiptare që ta zgjidhin pasigurinë e krijuar në lidhje me ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në draftraportin e KE për shtetin e së drejtës në Shqipëri thuhet se shqetësim mbetet edhe moszbatimi i disa vendimeve të Kushtetueses, sidomos nga Kuvendi.
17 Qershor 2025, 13:41 -
Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk e pranoi kërkesën e pronarit të disa shoqërive financiare për ndryshimin e masës “arrest me burg”, duke e lënë në paraburgim për dosjen e mikrokredive, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë
17 Qershor 2025, 13:38 -
Ishin kthyer në tmerrin e Torinos, çmontohet banda e 8 ‘skifterëve’ shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje vilash! Përgjimet dhe ADN-ja i tradhtuan
Policia italiane kishte nisur operacionin dhe hetimet prej janarit të vitit 2024 me 3 arrestimet e para, por 5 të tjerët kishin mundur të fshiheshin në pyll, teksa një efektiv mbeti i plagosur në aksion. Pamjet e kamerave të sigurisë, gjurmët biologjike dhe ndjekja e përgjimi i një anëtari, çoi tek personat e tjerë. Fitimet dërgoheshin në Shqipëri, të paktën 68 grabitje në seri, me vlerë qindra mijëra euro
17 Qershor 2025, 13:30