Tiranë- Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sërish sot (17 qershor) kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”, që ishte dhënë nga shkalla e parë më herët.

Meskuti mbahet në paraburgim për dosjen e “Mikrokredive”, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes skemës së mikrokredive.

Arben Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që akuzohen se ngritën skemë piramidale dhe SPAK e ka hetimin në proces pas denoncimeve të depozituara.

Skandali u zbulua prej vitit të kaluar, kur fillimisht hetoi Prokuroria e Tiranës, e cila zbardhir edhe skemën e mikrokredive.

madje Gjykata e Tiranës ka caktuar edhe 9 masa sigurie për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.

SPAK gjithashtu mori në dorë hetimet e rastit për kompetencë në fillim të këtij viti, teksa dy shkallët e GJKKO-së aprovuan edhe masat e sigurisë për grupin e të arrestuarve. Apeli i GJKKO e kishte lënë në burg Arben Meskutin që prej marsit të vitit 2025, kur dhe u arrestua në kuadër të këtyre hetimeve të kryera.