-
Macron rikthehet në Tiranë, vizita e dytë zyrtare në maj, presidenti francez vjen në ditët kur do zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian
Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të rikthehet në Shqipëri në mesin e muajit maj, një vit e gjysmë pas vizitës së parë zyrtare. Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në një deklaratë të përbashkët me ministrin francez për Europën, Benjamin Haddad i cili ndodhet në vendin tonë për 2 ditë
9 Prill 2025, 17:39 -
KPA shkarkon kreun e Prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj: Nuk ka kryer veprime hetimore në disa dosje
Kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo bëri me dije në fillim të seancës së shpalljes së vendimit, se Shehaj ka depozituar më 8 prill një kërkesë për riçelje të hetimit, duke bashkëngjitur dhe një vendimarrje të Apelit. Çomo solli në vëmendje se trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit që prej datës 4 prill dhe se në këto kushte, është në pamundësi ligjore për të shqyrtuar këtë kërkesë.
9 Prill 2025, 17:28 -
-
Itali/ Po trafikonte 8,4 kg kokainë, arrestohet korrieri shqiptar në Parma! I sekuestrohen dhe 40 mijë euro cash, u shfaq nervoz! I gjenden makinetë numërimi parash dhe fletore shënimesh (VIDEO+FOTO)
Operacioni mori fill javën e kaluar, kur agjentët e GdF u vunë në ndjekje të të riut dhe e ndaluan në postbllok në autostradë. Kishte modifikuar pjesën e pasme të sediles me shtresë të dyfishtë, vlera në treg rreth 1 mln euro
9 Prill 2025, 16:22 -
Igli Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën: Avancim i marrëdhënieve mes dy vendeve, Konferenca e 4 Ndërqeveritare brenda pak ditësh
Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.
9 Prill 2025, 16:08 -
Donar Dibra: Kombi, sovraniteti dhe patriotizmi në veprim, një kontrast mes Edi Ramës dhe Sali Berishës
Nga viti 1996 deri më 2000, Shqipëria u bë terren i hapur për kapitalin grek në sektorët më të ndjeshëm për sigurinë kombëtare bankat dhe telekomunikacioni. Gjatë presidencës së Sali Berishës dhe mandateve të qeverive të Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës, njëra pas tjetrës hynë Tirana Bank, National Bank of Greece, Alpha Bank, Emporiki Bank dhe më vonë COSMOTE në sektorin e telekomunikacionit
9 Prill 2025, 15:49 -
Mallakastër/ Fshati Belishovë i pasur në naftë, i varfër në infrastrukturë, 40 vite pa investime në rrugë
Segmenti prej gati 2 kilometrash që lidh disa fshatra , është i amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij duke u kthyer në makthin më të madh të përditshmërisë së banorëve. Jemi si mos më keq thonë ata të indinjuar nga neglizhenca dhe premtimet boshe shumëvjecare teksa theksojnë se automjetet u kanë dalë jashtë përdorimit nga gropat e njëpasnjëshme.
9 Prill 2025, 15:37 -
Vrasja e studentes shqiptare në Itali, ish i dashuri: Ajo donte të më linte dhe unë e vrava, po fliste me dikë tjetër
Djali u mor në pyetje për pesë orë në një dhomë të burgut Regina Coeli, ku ishin të pranishëm edhe prokurorja Maria Perna dhe avokati i tij. Misteri i bisedave dhe mesazheve në Instagram
9 Prill 2025, 15:19 -
Roli i bandave në Ekuador/ Dëshmitë e forta në artikullin investigues: Mafia shqiptare dërgonte 500 kg drogë, nëse nuk pranoje, të vrisnin
Trafiku i drogës ka shkaktuar pasoja të rënda. Vetëm në janar 2025 u regjistruan 781 vrasje, duke e bërë muajin më të përgjakshëm në vitet e fundit. Shumica e këtyre vrasjeve lidhen drejtpërdrejt me tregtinë ilegale të drogës.
9 Prill 2025, 15:17 -
Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC
9 Prill 2025, 15:07 -
Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline! SPAK-u që “hakerohet” me një klik dhe pastaj bën heroin me vonesë
Çfarë bën SPAK? Kap dy individë: një që ka bërë phishing (thuhet), dhe një tjetër që i ka shpërndarë. Dhe me kaq mbyllet rrethi. Vetëm kaq? Dy djem me laptop dhe papritur kemi “grup të strukturuar kriminal”? Po financuesit? Urdhërdhënësit? Përfituesit e materialeve?
9 Prill 2025, 15:01 -
-
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Masterclass’ nga Erenik Beqiri! Projekti ‘Mozart’, koncert nga pianisti Erbli Zade
Opereta “Vejusha Gazmore” shfaqet premierë te Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, mbrëmjen e 10 prillit në orën 19:00. Shfaqja vjen e realizuar nga studentët e Fakultetit të Muzikës
9 Prill 2025, 13:58 -
VKM/ Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë
Më 15 dhe 16 maj punonjësit e institucioneve me seli në bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë do të jenë pushim për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do mbahet në vendin tonë.
9 Prill 2025, 13:29 -
Nesër nis paketimi i zarfeve të votimit për diasporën, shpërndarja nis për 5 ditë! Gjykata e Tiranës miraton formularin e ankimit për emigrantët që nuk gjejnë emrin në lista
Brenda një jave, emigrantët e parë do të kenë në duar zarfet zgjedhore, dhe do të kenë mundësi të votojnë përpara se ne në Shqipëri të shkojmë tek qendra e votimit më 11 maj. Vota në diasporë bëhet përmes postës, ndaj emigrantët duhet të dinë si të takohen me postierin për ta marrë zarfin, dhe si ta dërgojnë votën në atdhe. Gjykata e Tiranës miraton edhe formularin e ankimit për ata emigrantë që nuk gjejnë emrin në lista. Afat për ankimin deri më datë 11 prill.
9 Prill 2025, 12:37 -
Kandidati i Berishës denoncon 'blerje votash' me miell në Mat, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni por nuk rezulton asnjë shkelje
Basir Çollaku, kandidat për deputet i PD, ka bërë një kallëzim në polici në Mat se disa persona po shpërndanin produkte të ndryshme me një furgon në këmbim të votës në fshatin Bushkash.
9 Prill 2025, 11:45 -
-
VIDEO/ SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo: ''Është detyrim etik”
Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin.
9 Prill 2025, 09:40 -
-
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Gërvalla: Po vazhdoni përpjekjet për destabilizim! Gjuriç: Qeveria Kurti, veprime të njëanshme
Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë tha se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo po vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e vendit. Nga ana tjetër, ministri serb u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë po përkeqësohet.
9 Prill 2025, 09:10