-
-
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Gërvalla: Po vazhdoni përpjekjet për destabilizim! Gjuriç: Qeveria Kurti, veprime të njëanshme
Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë tha se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo po vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e vendit. Nga ana tjetër, ministri serb u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë po përkeqësohet.
9 Prill 2025, 09:10 -
Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 të vdekur, 160 të plagosur! Mes viktimave kampioni i bejsbollit dhe një këngëtar (VIDEO)
Të paktën 98 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo
9 Prill 2025, 08:12 -
Tarifat doganore, të gjithë kundër të gjithëve në qeverinë amerikane! Fronti 'Jo' po rritet
Kur Donald Trump shpalli “Ditën e Çlirimit” të Amerikës më 2 prill, duke nisur luftën tregtare në botë, ai nuk mendoi se do të krijonte një situatë kaotike me përplasjen mes bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, revoltën brenda Partisë Republikane dhe zhgënjimin e financuesve të tij.
9 Prill 2025, 07:55 -
Hyjnë në fuqi tarifat e tjera doganore të Trump, përfshirë 104% për Kinën! Pekini 'premton' luftë, masa të tjera në horizont
Tarifat doganore ndëshkuese të Trump kanë tronditur rendin tregtar global që ka ekzistuar për dekada, kanë rritur frikën e recesionit dhe kanë bërë që aksionet në mbarë botën të bien. Kina ka premtuar 'luftë' me SHBA. Uashingtoni ka paralajmëruar për masa të tjera në horizont.
9 Prill 2025, 07:24 -
-
Nis projekti i BE-së për të zhvilluar ‘mbrojtjen civile’, stërvitja organizohet 4 ditë në Shkodër
Drejtori Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile Z.Haki Çako, deklaroi ne ceremonine e çeljes se kësaj stërvitjeje, se “kjo është një ngjarje e rëndësishme, për të testuar bashkëpuninim e shumë shteteve në raste përmbytjesh, për tiu kundervënë fatkeqsive të natyrës në mënyrë të koordinuar”.
8 Prill 2025, 19:05 -
Meta forcon masat e sigurisë për adoleshentët në Instagram, Facebook dhe Messenger
Sipas Meta-s, më shumë se 54 milionë adoleshentë nën moshën 18 vjeç përdorin llogaritë e reja të sigurisë në Instagram, dhe mbi 90% e atyre të moshës 13 deri në 15 vjeç kanë ruajtur cilësimet e paracaktuara të sigurisë.
8 Prill 2025, 17:40 -
Tentativë arratisjeje në Koridhalos të Greqisë/ 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin, mes tyre dhe shqiptarë
Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë ortakëri me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.
8 Prill 2025, 16:32 -
Udhëtimi drejt Gjadrit së shpejti, Italia bën gati listën e emigrantëve të dëbuar! Mes tyre shumë shqiptarë, në pritje të ‘pranimit’ nga Shqipëria
Ministria e Brendshme italiane po përgatit listën e emigrantëve të parregullt që do të transferohen në qendrën e Gjadrit, e cila përkohësisht është shndërruar tërësisht në një qendër riatdhesimi, në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për "Vendet e sigurta".
8 Prill 2025, 16:12 -
‘Me Sali Berishën, tani do hingëllijnë të gjithë!’ Petro Koçi ironizon me VIDEO-mesazh kreun e PD: Projekti i tij për ‘Shqepërinë madhështore’, Sudja e vitit 2025 me lugë floriri
Deputeti socialist Petro Koçi, i bashkohet serisë së video-mesazheve me ‘dissing’ të politikanëve të partive të mëdha, këtë herë duke e shoqëruar me batuta ironike për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe projektin e tij, që ligjvënësi e quan “Për Shqepërinë madhështore"
8 Prill 2025, 16:03 -
Anglishtja e Rrugës Mustafa Matohiti 'çmend' Brukselin, sëkëlldisja e 'Syrit' për përkthimin e broçkullave të pronarit
Czarnecski, eurodeputeti polak, që kishte organizuar “dëgjesën” e liderit opozitar shqiptar, si qokë pa para, ulte kokën kur dëgjonte broçkullat e Berishës, me anglishten e sjellë nga rrugica Mustafa Matohiti. Amerikani Fatmir Mediu ndjehej në siklet kur dëgjonte prijësin t’i drejtohej polakut: Aj ask jurop – juropsss!
8 Prill 2025, 15:55 -
Rama njofton hapjen e fushatës më 12 Prill: Mblidhemi nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës! PD e çel më datë 11
Partia Socialiste do ta çelë fushatën më 12 prill, dhe arsyen kryeministri Edi Rama zgjodhi ta zbulojë vetë duke sqaruar se lidhet me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të BE-së. Partia Demokratike do ta çelë fushatën zgjedhore më 11 prill në orën 19:00.
8 Prill 2025, 14:58 -
-
Hasani takohet me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së
Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën.
8 Prill 2025, 13:16 -
-
-
Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë
Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjallukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s.
8 Prill 2025, 09:33 -
BE, përgjigje me dy hapa ndaj tarifave doganore të SHBA: Marrëveshje për barriera zero ose hakmarrje më e rëndë
Lufta e tensionuar vazhdon dhe Brukseli përgatitet të nisë kundërsulmin. Me një parakusht: Ne preferojmë të negociojmë. Vetëm nëse nuk ka mundësi për të negociuar, atëherë do të nisin përgjigjet.
8 Prill 2025, 07:50 -
-