-
Roskovec/ Vdekja e punëtorit 43-vjeçar, dërgohen për gjykim pronari i objektit që po ndërtohej pa leje dhe kryeinspektori i IKMT bashkë me vartësin e tij
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 43-vjeçarit me inicialet S.B., i cili më 14 shtatorit të vitit 2024 humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në banesën e shtetasit me inicialet E.D., të cilën po e ndërtonte pa leje.
18 Maj 2025, 15:51 -
-
Nga bufat te videot me ai – revolucioni digjital i politikës shqiptare
Njerëzit e marrin veten shumë seriozisht – kjo ndoshta vjen nga nevoja për të ndjerë rëndësi. Në këtë logjikë, shikimet, pëlqimet dhe komentet përkthehen si kapital vëmendjeje. Nuk ka rëndësi nëse je i njohur për zgjuarsinë apo për marrëzinë, për mendimin apo për humorin e lehtë. Mjafton që të të klikojnë.
15 Maj 2025, 21:21 -
LISTA E HAPUR/ Në Tiranë garë vetëm mes socialistëve, gratë kandidate në ‘luftë’ për 2 mandate, Xhaçka 24 vota afër Gjylametit, Rakipi kalon Qefalinë! Tabaku nga PD shkëputet me mbi 2400 vota
Kur duhen numëruar votat e diasporës së Greqisë, gara mes kandidatëve për vota preferenciale ka marrë formë në qarkun e Tiranës. Mes socialistëve beteja duket të jetë përqendruar mes kandidateve gra, që luftojnë për dy vende, ndërkohë që mes kandidatëve burra, lufta mund të jetë vetëm për 1 mandat, pasi 4 të tjerë i kanë konsoliduar pozitat. Në krahun tjetër, drejt mandatit të vetëm të opozitës po shkon Jorida Tabaku.
15 Maj 2025, 11:18 -
Apeli i GJKKO rrëzon shkallën e parë dhe Belerin, pranon ankimin e SPAK, nuk do regjistrohet hetim për deputeten Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj! (VENDIMI)
Apeli i jep të drejtë Prokurorisë së Posaçme. GJKKO kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të niste hetim për deputeten dhe bashkëshortin e saj, por SPAK e ankimoi, duke njoftuar se nuk kishte gjetur elemente të veprës penale nga hetimi i mëparshëm, duke e pushuar çështjen. Njëkohësisht Apeli ka rrëzuar edhe ankimimin e ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri për këtë çështje, që kërkonte hetimin e Xhaçkës
14 Maj 2025, 15:24 -
Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim, 6 raste u referuan në SPAK! 7 persona janë arrestuar, një i dërguar për gjykim
Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë arrestuar, konkretisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier.
14 Maj 2025, 10:28 -
Afera Partizani, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi
Rrëzohet sërish kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi lidhur me dosjen Partizani. Kërkesa e parë u rrëzua në 28 prill ndërsa seanca e radhës për kalimin ose jo të dosjes për gjykim pritet të mbahet më 19 maj.
13 Maj 2025, 12:17 -
-
-
Krimet zgjedhore, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 i dërguam për verfikim në polici, për 25 u vendos mosfillimi i hetimit
SPAK po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit. Sipas SPAK, 3 kallëzime janë bërë nga qytetarët dhe 3 nga Prokuroritë e rretheve.
12 Maj 2025, 11:14 -
Zgjedhjet/ PS kryeson në rang kombëtar, Rama në selinë rozë, asnjë koment gazetarëve për rezultatin
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama mbërriti në selinë rozë. Ai qëndroi aty për rreth 1 orë e gjysme, ndërsa në të gjithë vendin po vijohet me numërimin e votave.
12 Maj 2025, 11:12 -
Thyen heshtjen zgjedhore, kandidati i PD denoncon blerje votash në Kolonjë: Administrata e bashkisë po shpërndan para dhe intimidon votuesit
Kandidati i Partisë Demokratike Enton Çaçani, ka thyer heshtjen zgjedhore, pasi ka bërë një denoncim duke akuzuar administratën vendore në Kolonjë për përfshirje në blerje votash dhe presion mbi qytetarët në prag të zgjedhjeve
10 Maj 2025, 22:12 -
Elbasan/ Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 2 punonjës të IMT, në kërkim 2 administratorët e firmës
Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 punonjës të IMT dhe janë shpallur në kërkim 2 administratorët e firmës, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale. Sipas prokurorisë, punonjës të IMT Bashkia Belsh, kanë lejuar që subjekti ‘V.H’ shpk të shtrojnë rrugët e Belshit pa projekt.
10 Maj 2025, 17:36 -
Të gjitha shifrat e 11 majit/ 3.7 mln votues, 114 mijë për herë të parë! 11 subjekte me 2046 kandidatë për 140 ulëse në Kuvend
Në mbarë vendin janë ngritur 5225 qendra votimi, të cilat presin 3.7 milionë votues. Në garë janë 11 subjekte zgjedhore, dhe 2046 emra konkurrojnë me njëri-tjetrin për 140 karriget e Kuvendit.
10 Maj 2025, 16:35 -
Gongu ra! Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore! Nesër 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit! Për herë të parë vendos edhe diaspora
Të dielën e 11 majit, mbi 3.7 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Sot është edhe afati i fundit i dërgimit të tyre nga vendi fqinj
10 Maj 2025, 07:21 -
Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 54 kallëzime, 2 i janë dërguar për kompetencë SPAK! Nis hetimi për 23, për 10 vendoset mosfillimi i hetimeve
Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se janë 54 kallzime penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.
9 Maj 2025, 13:58 -
Zgjedhjet/ Mbërrijnë vetëm 6 mijë vota nga diaspora, ‘digjen’ rreth 18 mijë vota, dje afati i fundit për të tërhequr zarfin! Vetëm Greqia ka kohë edhe sot
18 mijë shqiptarë të diasporës nuk e morën dot fletën e votimit, dhe këto zarfe po kthehen pas tashmë në Shqipëri. Shpërndarja e fletëve po vijon edhe për pak orë sot vetëm në Greqi, por apeli për të nxituar është kudo në diasporë, për 50 mijë votues që e kanë marrë pakon, por akoma nuk e kanë dorëzuar.
9 Maj 2025, 11:56 -
‘Gongu’ i fundit, sot mbyllet fushata për 11 majin! PS dhe PD ‘masin’ forcat, sot mbajnë mitingjet përmbyllëse në Tiranë
Shqipëria drejt zgjedhjeve të 11 majit. Pas një muaji, sot mbyllet fushata. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë votojnë për mazhorancën e re. Për herë të parë voton edhe diaspora. PS mbyll fushatën në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. PD do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00
9 Maj 2025, 07:28 -
Diaspora/ 20 mijë zarfe ende në postë, nëse nuk tërhiqen ‘digjen’! 68 mijë emigrantë ende s’kanë dorëzuar zarfin në pikat postare! Greqia sjell 6 mijë vota
20 mijë zarfe me vota janë ende në zyrat postare në diasporë, e nëse nuk tërhiqen nga emigrantët në botë deri nesër, do të kthehen pas në KQZ. 10 mijë prej tyre janë vetëm në Greqi, por në këtë shtet ka një përjashtim, pasi në disa qytete mund të votohet deri të shtunën. Me kohën në limite, PS bën thirrje për votim, ndërsa PD kërkon audit të DHL-së për problemet në Greqi dhe Itali.
7 Maj 2025, 15:46 -
Zgjedhjet/ Prokuroria e Përgjithshme: Deri tani janë regjistruar 44 kallëzime penale për krimet elektorale! 9 nga SPAK, 19 nga OPGJ, 6 nga partitë, 8 kryesisht dhe 2 nga qytetarët
Sipas organit qendror të akuzës: 5 kallëzime janë regjistruar në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan
7 Maj 2025, 12:53 -
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës
Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë e më herët në botën e drogës dhe armëve, jo vetëm si viktima por edhe si autorë veprash penale. Shpesh, gjithçka nis në bankat e shkollës, për të përshkallëzuar më pas në braktisjen e saj, deri në dënime penale apo fatalitete.
6 Maj 2025, 12:16