-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn përsëri seancën, kësaj radhe ‘sëmuret’ avokati i Begejas! Vijon taktika e zvarritjes, ja kur mbahet e radhës
Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani. Kësaj radhe shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të Begejas, i cili mësohet se kishte paraqitur raport si i sëmurë. Sot, në ditën e nisjes së fushatës elektorale, pritej vendim nëse Berisha dhe dhëndri do kalonin si të pandehur, por ata vijojnë me taktikat e zvarritjes prej 6 muajsh.
11 Prill 2025, 07:51 -
Përurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë! ‘Pavarësi’ nga reshjet, Shqipëria prodhon 10% të energjisë nga dielli, PS kërkon ta çojë 30%
Rreth 10% e energjisë së prodhuar vitin në vend ishte nga parqet fotovoltaike dhe synimi i socialistëve është brenda 2030-ës të arrijë në 30%. Rëndësia e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme u theksua edhe një herë këtë të enjte në përurimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.
10 Prill 2025, 17:17 -
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha në gjyq ditën e parë të fushatës? Nesër seanca e radhës paraprake, GJKKO vendos nëse do e kalojë për gjykim bashkë me dhëndrin
Kur bëhen fiks 7 muaj që kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme vendimi për kalimin ose jo në gjyq ende nuk është marrë. Për aferën e ish kompleksit “Partizani” priten vetëm konkluzionet e SPAK, ndërsa seanca e kaluar u shty për shkak se Malltezit i mungoi avokati me pretendimin për arsye shëndetësore.
10 Prill 2025, 15:03 -
Legalizuan 3 objekte pa leje në Palasë, dërgohen në gjyq 17 persona, zyrtarët e Kadastrës dhe ndërtuesit
Pokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë të Kadastrës, për legalizimin dhe ndërtimin e tre objekteve pa leje në Palasë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat Falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm.
10 Prill 2025, 11:44 -
Nis paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë! Celibashi: Postieri 3 herë në adresën e emigranti, lë shënim! Zarfet qëndrojnë në postë deri më 4 maj
KQZ nisi sot vulosjen e zarfeve me fletë votimi për në diasporë dhe pakot e para do të dërgohen të hënën. Ilirjan Celibashi tregon se postieri do të shkojë deri në 3 herë në adresë dhe votuesi ka të drejtë ta tërheqë pakon edhe në zyrën postare. Por zarfi zgjedhor nuk do të rrijë në pritje përtej datës 4 maj.
10 Prill 2025, 10:13 -
-
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë
Mbyllen hetimet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2019. SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarë e sekserin që premtonin legalizime e vende pune në këmbim të votave.
9 Prill 2025, 15:26 -
-
“100 mln euro subvencione për fermerët”, Basha takime me qytetarë në Elbasan: Heqim taksën Rama tek karburantet
Basha gjithashtu tha se programi i Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe ndihmë direkte pa ndërmjetës, ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
9 Prill 2025, 12:48 -
Nesër nis paketimi i zarfeve të votimit për diasporën, shpërndarja nis për 5 ditë! Gjykata e Tiranës miraton formularin e ankimit për emigrantët që nuk gjejnë emrin në lista
Brenda një jave, emigrantët e parë do të kenë në duar zarfet zgjedhore, dhe do të kenë mundësi të votojnë përpara se ne në Shqipëri të shkojmë tek qendra e votimit më 11 maj. Vota në diasporë bëhet përmes postës, ndaj emigrantët duhet të dinë si të takohen me postierin për ta marrë zarfin, dhe si ta dërgojnë votën në atdhe. Gjykata e Tiranës miraton edhe formularin e ankimit për ata emigrantë që nuk gjejnë emrin në lista. Afat për ankimin deri më datë 11 prill.
9 Prill 2025, 12:37 -
Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023
Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik njofton një fushatë njëvjeçare të përkushtuar shëndetit të nënave dhe të porsalindurve, që mes të tjerash synon të inkurajojë qeverinë, profesionistët e shëndetësisë dhe komunitetet për të forcuar përpjekjet në eliminimin e vdekjeve të parandalueshme dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies afatgjatë të grave.
7 Prill 2025, 20:00 -
Fletët e votimit për diasporën vijnë nga Sllovenia, paketimi për 5 ditë! Shpërndarja në 85 shtete të botës deri më 17 prill! Ja si të votoni
Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës, janë gati. KQZ do të shpenzojë 5 ditë për t’i paketuar dhe pritet t'u mbërrijnë emigrantëve mes 20-25 prillit. Posta do të jetë e shpejtë dhe gjithçka e paguar nga shteti, por korrieri ja dorëzon zarfin zgjedhor vetëm votuesit personalisht dhe jo të afërmve të tij.
7 Prill 2025, 09:10 -
Iu gjetën në banesë drogë dhe mijëra franga cash/ Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës
Sipas mediave të huaja, roli i shqiptarit ishte i rëndësishëm pasi ai kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës. 24-vjeçari u arrestua brenda banesës ku ndodhej. Nga kontrolli i kryer u gjetën rreth 120 gramë kokainë dhe disa mijëra franga cash.
4 Prill 2025, 17:22 -
‘I rëndësishëm në trafikun e sasive të mëdha të kokainës’, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër
Policia e Luganos dhe Prokuroria, prangosën të riun në flagrancë me 120 gramë kokainë dhe mijëra franga cash që i mbante në banesë. Por ka dyshime se ai është person me peshë në rrjetin e narkotrafikut në Zvicër
4 Prill 2025, 16:57 -
5 muaj zvarritje/ Shtyhet sërish seanca paraprake për aferën 'Partizani', mungon avokati i Malltezit! Më 11 prill vendoset nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim
Nuk ka fund seanca paraprake e dosjes “Partizani” me të pandehur Sali Berishën. Seanca u shty sërish për shkaqe shëndetësore të avokatit të Jamabër Malltezit. Ndërkohë, Sali Berisha u rrëzua edhe nga Gjykata e Lartë, e cila nuk pranoi ndryshimin e trupës gjykuese për rekursin e masës “detyrim paraqitje”. Seanca u la më 11 prill, ditën kur nis zyrtarisht fushata elektorale.
4 Prill 2025, 07:11 -
‘Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre', Ambasada e SHBA në Tiranë: Vetëm kështu sigurojmë paqe për të gjithë aleancën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi rëndësinë e investimeve në siguri nga të gjithë vendet anëtare të NATO-s.
3 Prill 2025, 22:20 -
Durrës/ Aksident mes dy automjeteve, shoferi dhunohet në sy të familjes së tij nga grupi i të rinjve
Një automjet tip “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte një familje, është përplasur me një automjet tip “Audi”. Drejtuësi i kësaj të fundit është konfliktuar fizikisht me kryefamiljarin në makinën “Volkswagen”, i cili ishte dhe drejtuesi i saj.
3 Prill 2025, 21:44 -
Itali/ Shqiptari plagoset nga anëtari i klanit mafioz për borxhet e drogës në mes të Napolit, e shet si grabitje! Policia i arreston që të dy
Guardia di Financa dhe Prokuroria e Napolit po hetojnë ngjarjen, pasi dyshojnë se pas fshihet organizata e klanit Mallardo. Shqiptari i qëllua 3 herë me armë zjarri në banesën ku jetonte bashkë me autorin. Dyshohet se u konfliktuan për borxhet e drogë
3 Prill 2025, 17:07 -
Raporti i SPAK: Shqetësuese, policia përgjysmoi referimet në vitin 2024! Qytetarët kryesojnë në denoncime! 16 grupe kriminale, anëtarë edhe zyrtarë
Në raportin e vitit 2024, SPAK e sheh shqetësues faktin që referimet nga Policia e Shtetit janë përgjysmuar, në krahasim me vitin paraardhës, ku ishte institucioni kryesor referues. Besimi është rritur nga qytetarët, të cilët marrin primatin. Në 2024, SPAK evidentoi 16 grupe kriminale, 10 prej të cilëve të provuar. U rrit numri i pasurive të sekuestruara, por u ulën konfiskimet, ndërsa vlera e të dyve është në rritje.
2 Prill 2025, 18:40 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbi 3.7 milionë votues brenda e jashtë vendit, mbi 114 mijë për herë të parë
Mbi 3,7 mln shqiptarë brenda e jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit, sipas Ministrisë së Brendshme. Afro 115 mijë persona do të votojnë për herë të parë, ndërsa 1081 shtetas u përjashtuan për shkak të dekriminalizimit.
2 Prill 2025, 15:41 -
Zgjedhjet/ Nis prodhimi i fletëve të votimit për diasporën! Celibashi: Shpërndarja më 15 prill, zarfin e merr vetëm votuesi! Posta deri në 3 herë tentativa për t’ia dorëzuar
Në mes të muajit prill do të nisen për në diasporë, fletët e votimit përmes postës së shpejtë. Por korrieri nuk do t’ia japë zarfin askujt tjetër veç votuesit personalisht. Posta do të tentojë tre herë t’i gjejë në adresën e deklaruar dhe do t’ju lërë njoftim në kutinë postare.
2 Prill 2025, 10:38