-
Diaspora/ Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ! Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve
Emigrantët të cilët kanë bërë një kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, do të mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), në portalin e dedikuar enkas për ta në KLGJ. Procedurat e ankimimit dhe hapat
31 Mars 2025, 16:54 -
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
Imazhet e aktores u shitën me ngjyra në një ankand në Hollywood në nëntor të vitit të kaluar. Por fotot mahnitëse u hodhën në radar, duke u shitur për vetëm 2,240 dollarë me koleksionistë të pasur që nuk ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre të vërtetë.
30 Mars 2025, 20:57 -
Rama batuta me të riun nga Athina: Ti i martuar je? A ja ke thënë asaj që ke përkrah? Merre për darkë se po e shoh nga sytë që mezi po pret (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer nga Athina batutat me pjesëmarrësit në sallë, pas pyetjes së një të riu për kreditë e buta për çiftet e reja.
30 Mars 2025, 17:47 -
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
Vota e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të shpërndahet në 85 shtete të botës ku ata jetojnë dhe punojnë, sipas grafikut të paracaktuar edhe nga KQZ për të gjithë aplikantët (kërkuesit) e aprovuar
30 Mars 2025, 14:55 -
Adriatik Doçi: Më të rrezikuar nga salmonela janë ata që nuk lexojnë
Sipas studimeve shkencore, janë identifikuar rreth 2 400 lloje salmonele dhe infektimet janë të zakomshme. Çdo vit, në të gjithë botën, infektohen rreth 600 milionë njerëz me salmonelë. Vdekjet janë tepër të rralla dhe vetëm tek personat që kanë sëmundje të tjera të rënda.
30 Mars 2025, 12:31 -
-
-
-
-
-
Mandati 4/ PS premton 700 km rrugë të reja, ‘rijetësim’ i linjave hekurudhore! Më 8 maj fluturimi ‘pagëzues’ i pistës së aeroportit të Vlorës (Të gjitha projektet)
PS prezanton planin infrastrukturor për mandatin e katërt, duke premtuar ndërtimin e 700 km rrugë të reja, përfundimin e Korridorit 8 dhe Korridorit Blu deri në 2030 dhe rijetësimin e linjave hekurudhore. Pritet të nisë puna për ndërtimin e Portit Tregtar në Durrës që do ketë edhe bazë të Nato-s. Në 2025, Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do monitorojë disa akse kryesore me kamera inteligjente dhe radarë.
29 Mars 2025, 12:11 -
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
35 vite më pas, 28 Mars 2025, Bujar Nallbani rrëfe ekskluzivisht për Report Tv, jetën dhe frikën e atyre ditëve. Çfarë ndodhi, si e fshehu regjimi ngjarjen dhe çfarë i tha Sali Berisha Nallbanit për atë akt?! Nallbani është përpjekur të flasë hapur edhe për problemet në PD sot, por është lënë në harresë
28 Mars 2025, 22:05 -
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë ka mirëpritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, komandantin Alban Dervishi për ta uruar atë për marrjen e komandës së USSPearl Harbour në muajin qershor.
28 Mars 2025, 20:12 -
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Policisë së Shtetit të marrë në ruajtje Pallatin e Sportit "Feti Borova" pranë Parkut Olimpik të Tiranës ku do të bëhet procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
28 Mars 2025, 09:38 -
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
5 kompanitë ndërkombëtare që kryejnë shërbim ekspres janë ftuar nga KQZ. Gjatë fazës së testimit paraprak, edhe pse u ftuan të 5-ta këto kompani, vetëm 2 shfaqën interes.
27 Mars 2025, 14:26 -
-
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Muça urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB dhe lejoi futjen në godinë të personave të paautorizuar. Të dhënat e TIMS u kopjuan në një hard disk dhe veprimet u kryen gjatë natës.
26 Mars 2025, 10:15 -
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
Selami Jenisheri, i dënuar për mashtrim, pretendon se do të marrë 25 mijë vota. Mbetet e paqartë se ku do t'a çojë Jenisheri këtë thes me vota pasi ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK kreun e koalicionit, Sali Berishën, i cili i bëri 'diss' Bashës me këngën e Unikatil, por jo me këngën e Hysenit.
25 Mars 2025, 21:09 -
'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi
Bizneset shqiptare nuk paguajnë sigurimet për punonjësit. Drejtoria e Tatimeve thotë se vjet vlera e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara arriti në 245 milionë euro, ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Edhe pse e kanë detyrim një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të shkelin ligjin.
25 Mars 2025, 16:07 -
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
KQZ do të dërgojë në fillim të prillit 245.808 zarfe me fletë votimit në 85 shtete ku ndodhet diaspora shqiptare. Qendra për paketimin dhe postimin e zarfeve të diasporës, do të jetë parku olimpik “Feti Borova”. Po aty, do të grumbullohen zarfet që nisin emigrantët dhe gjithashtu aty do të numërohen.
24 Mars 2025, 11:48