-
SPAK godet sërish grupin e Çopjave: Ndër më të fuqishmit në trafikun e kokainës, ndikonin çmimin në Evropë! Iu kapën 17 ton kokainë, sekuestro 14 pronave! 10 të arrestuar e 6 në kërkim (EMRAT)
Hetimet janë finalizuar pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar SKY ECC. Droga trafikohej nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Dosja është hetuar nga prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani. Nën sekuestro resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj dhe një vilë 2-katëshe në Dhërmi me vlerë 1 milion euro në pronësi të presidentit të ekipit të Erzenit, Julian Balla.
8 Gusht 2025, 12:33 -
Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist (EMRAT)
SKY ECC zbardhi ngjarjet! Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për proces në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, mes tyre edhe atentati i dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës më 2020. Pushon dhe hetimet për 2 të dyshuarit e akuzuar si bashkëautorë të vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 2021 në Fier, u ngatërrua objektivi
1 Gusht 2025, 16:21 -
-
Dosja 'Toyota Yaris'/ SPAK çon në gjyq dy persona: Tentuan të korruptonin gjyqtarin për të favorizuar grupin që solli 3.4 mln euro nga Belgjika
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj dy të pandehurve, Astrit Vladi dhe Erida Lazimi në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari.
25 Korrik 2025, 09:16 -
Trafik droge nga Siria drejt BE-së me vlerë 2.7 mln euro, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehurit, ndryshon vendimi për Kudret Rustemajn
Apeli i GJKKO-së ka shpallur sot vendimin lidhur me çështjen penale ndaj 14 të pandehurve të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, të angazhuar në trafikim të narkotikëve. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se këta persona ishin pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE.
22 Korrik 2025, 18:18 -
Transferuan miliona Euro të drogës në Shqipëri, 3 të arrestuar! SPAK: Paratë u dërguan nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që kishte ngritur një sistem të tërë trasnferimit të parave, të njohur si “Hawala”, dhe kishte sjellë në Shqipëri miliona euro para me origjinë nga trafiku i drogës. Tre persona janë arrestuar, të cilët SPAK i akuzon edhe për trafik droge dhe pastrim parash.
20 Korrik 2025, 12:03 -
Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit e grupit! U arrestuan 10 persona më 2024 (EMRAT)
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e tre personave të akuzuar për trafik droge dhe la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tyre, e vitit të kaluar nga GJKKO dhe Apeli. Në total 10 persona të arrestuar dhe akuzuar, trafikuan kokainë të regjur në 24 tonë lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine dhe pagesën e bënë në Republikën Domenikane. Tre nga të pandehurit e SPAK janë të huaj
10 Korrik 2025, 15:25 -
‘Mbushën’ Zvicrën me drogë, SPAK çon për gjykim dy kokat shqiptare të grupit! U sekuestrua rreth 1400 kg drogë e 10 mijë tableta ekstazi
Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, janë dërguar për gjykim nga SPAK, pasi akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal. U janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë dhe 10 mijë tableta ekstazi. Grupi kriminal, i përbërë nga shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë, sipas SPAK ka importuar gjatë viteve 2018–2024 sasi të mëdha droge të llojeve kokainë, heroinë, drejt Zvicrës.
1 Korrik 2025, 17:18 -
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, apartamente, lokale, 10 prej tyre të Visit të Pojës (FOTOT)
21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura” u sekuestruan këtë fundjavë me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.
28 Qershor 2025, 13:15 -
Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.
19 Qershor 2025, 07:50 -
-
4 'kapot' shqiptarë 'mbushën' Finlandën me drogë, SPAK: Trafikuan 900 kg kanabis, kokainë e amfetaminë! EMRAT e 9 të arrestuarve, mes tyre një femër
SPAK ka dhënë edhe detajet e hetimit dhe operacionit ndërkombëtar, ku grupet kriminale trafikonin nga Spanja dhe Holanda drejt vendit të Skandinavisë. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, akuzohen se trafikuan 400 kg amfetaminë (drogë sintetike), 500 kg kanabis dhe kokainë. Zbulohen 9 emrat e të arrestuarve në Vlorë, njëri me dy identitete dhe një tjetër është femër
3 Qershor 2025, 16:18 -
-
Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj Isa Gashit pronarit të banesës në fshatin Vadhizë të cilën e kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
29 Maj 2025, 14:41 -
'Ura'/ GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje! Avokati i Morinës: SPAK të caktojë episodet për secilin (VENDIMI)
Afro 5 orë ka zgjatur seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura" dhe më shumë se një orë tërheqja për vendim e gjyqtares. Lihen në "arrest me burg" 11 nga të arrestuarit në Shqipëri, "detyrim paraqitjeje" për avokatin Armand Tragaj, që gjatë seancës iu lut gjyqtares për zbutje mase, për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të vogël. E njëjta masë dhe për Ervis Deti e Bexhet Mema. Mes personave të ndaluar, edhe ish-efektivi i RENEA, Altin Morina
23 Maj 2025, 14:54 -
Arben Qirezi: Kuvendi në pritje, si ndikon kultura politike në procesin e konstituimit
Kultura politike në Kosovë është ndikuar në masë të madhe nga sistemi zgjedhor dhe prania qeverisëse ndërkombëtare. Kështu, prej vitit 2001, pyetja se kush fiton çka, kur dhe si është zgjidhur përmes dialogut, kompromisit dhe marrëveshjeve mes elitave politike.
25 Prill 2025, 22:50 -
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC
Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Në GJKKO, Rexhepi mohoi të jetë porositësi, si edhe lidhjen me Gentin Doçin (Funiqin), i cili dyshohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Prengës. Rexhepi mohoi edhe njohjen me Altin Hajrin, por SPAK depozitoi si prova të reja komunikimet mes tyre në SkyECC për vrasjen e Prengës. Seanca e radhës më 7 maj.
23 Prill 2025, 09:50 -
Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë! Vjet u blenë 932 mln euro por zhvlerësimi nuk ndaloi! Rezerva në shifra rekord
Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 932 milionë euro vjet nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri ka rezultuar e pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijojë të zhvlerësohet.
30 Mars 2025, 20:03 -
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
Mes pasurive me vlerë miliona euro të sekuestruara, janë 19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall. Në sekuestro preventive u vendos dhe “Vilë Elitare” dhe Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të Shkëlzen Krajës. Pjesë e grupit dhe 3 shefa policie.
6 Mars 2025, 12:17
