-
-
PAMJET/ I dënuar me burg përjetë, Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai nën masa të rrepta sigurie! I forti i Elbasanit akuzohet se porositi tre vrasje
Pas përpjekjeve disavjeçare, një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Florenc Çapja u ekstradua këtë pasdite nga Dubai në Tiranë. Nën masa të rrepta sigurie, ai u mor në dorëzim nga autoritetet shqiptare dhe tanimë do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së babë e bir në 2012, Nezir dhe Gentian Beqirit.
2 Maj, 12:33 -
-
-
'Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet!' Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve
Kryetari i PD ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi i radhës pas Librazhdit dhe Prrenjasit ishte Belshi, Dumreja dhe Cërriku. Premton se do u kthejë paratë qytetarëve që ua ka vjedhur qeveria "Rama", teksa është bërë publike kontrata e lobimit të PD-së në SHBA dhe ende mbetet mister se nga u gjetën ato para: 'Do i bëjmë Belshin, Dumrenë dhe Cërrikun madhështorë!'
1 Maj, 12:54 -
-
Rama nga Dimali: 6 mln dollarë për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës! Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon në humnerë! Partitë e reja, si LSI ndjesë pastë
Kryesocialisti Edi Rama tha nga qarku i Beratit se kontrata e lobimit që po bëhet për të hequr njollën e non gratës së Sali Berishës, mund t’i shërbente realizimit të programit të opozitës. Për të, partitë e reja i përngjajnë ish LSI-së, e njohur për pazaret politike me dy forcat e mëdha politike.
1 Maj, 11:24 -
-
-
Rama: Tropoja i besoi një komunisti që s’ia pa kurrë hajrin! Ironizon partitë e reja: Pas bufit, dolën ca insekte, s'mund të na lënë pa hyrë në BE
Nga Qarku i Kukësit, kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarin e tij politik Sali Berishën, duke thënë se ndonëse veriu e besoi për vite të tëra, nuk u solli asnjë dobi. Ai tha se treni i historisë më 11 maj nuk mund të humbet për opozitën, ndërsa Kukësit iu zotua që qyteti i nëndheshëm do të kthehet në një nga atraksionet më të bukura turistike në vend.
30 Prill, 17:18 -
Rama me të rinjtë: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron! E ardhmja jonë evropiane është këtu
Kryeministri Rama, në një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, tha se së shpejti pritet të hapet një shkollë e re teknologjike, të cilën do ta inaugurojë me presidentin francez.
30 Prill, 12:20 -
Vrasja e rojes në Vlorë u porosit nga Dubai! Në pranga bashkëpunëtori, mik i Roan Brahimit! Report Tv siguron VIDEO-n e autorit të maskuar
Dy ditë pas vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë është arrestuar Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se i ka dhënë makinën, autorit të krimit. Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçari u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.
30 Prill, 08:10 -
-
Rama ironi me Berishën për kontratën e lobimit: Luli thoshte 7x7= 42, tani doli dhe bufi 7x7= 6 milionë! Sot mund të kishim ende piramidat e Sudes dhe Xhaferrit
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë në Roskovec, nga ku paralajmëroi se, po të mos ishte votuar Partia Socialiste në 2013, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale. Rama ironizoi edhe Lulzim Bashën dhe Berishën duke thënë '7x7 = 6 milionë, duke iu referuar edhe lobimit të PD në SHBA.
29 Prill, 17:48 -
VIDEO/ Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo, mësohen çiftet gjysmëfinale në 'Final 4' e Superligës
Në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe titullin kampion në Superligë për këtë edicion. Pas shortit goglat vendosën çiftet Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo.
29 Prill, 12:08 -
-
-
Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'
Rama ironizoi opozitën për kontratën 6 mln dollarëshe me kompaninë amerikane, teksa tha se pse duheshin kaq para kur non gratën e konsiderojnë një padrejtësi. Rama tha se është PD është bërë qesharake saqë u desh edhe reagimi i familjes së Trump për të përgenjeshtruar lajmin për anulimin e takimit me djalin e tij. Bëri një koment gjithashtu edhe për arrestimet e eksponentëve të PS dhe inceneratorin e Tiranës.
29 Prill, 08:24 -
Ish-Uzina e Autotraktorëve do kthehet në fabrikë për prodhimin e mjeteve ushtarake, Rama ironi me kritikët: S’do të ketë asnjë shpërthim! Rijetëzojmë infrastrukturën e vjetër
Ish-Uzina e Autotraktorëve do të kthehet në fabrikë për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake. Kryeministri Rama, duke iu referuar akuzave, tha se spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit është çmenduri. Rama ironizoi kritikat teksa tha se s'do të ketë asnjë shpërthim.
28 Prill, 11:55 -
Asnjë fjalë për paratë, Berisha për kontratën e lobimit 6 mln dollarë: Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump
Nga një takim elektoral në Kuçovë, Berisha foli shkurt për kontratën, duke thënë se Rama është tmerruar se Partia Demokratike ka marrë avokatin e Donald Trump si avokat të votës së shqiptarëve, por këtij të fundit nuk i tregoi se cili është burimi i kësaj shifre të kamur. Demokratët e Kuçovës kishin zgjedhur ta prisnin Berishën me një këngë polifonike të dedikuar, ku përmendnin edhe LaCivitan. Më tej, Berisha vazhdoi duke folur për problemet e fermerëve.
27 Prill, 20:12 -
