-
-
Aksidenti tragjik i Diogo Jotës dhe Andre Silvës, dy dëshmitarët tregojnë versionin të ri dhe kundërshtojnë Gardën Civile (VIDEO)
Dy shoferë kamionësh ishin dëshmitarë të aksidentit fatal që përfshiu Diogo Jotën (Liverpool) dhe Andre Silvën (FC Penafiel) dhe mohojnë raportin për shpejtësi të tepërt.
10 Korrik, 08:36 -
Parku Kombëtar i Lurës në flakë prej 5 ditësh, digjen pishat e reja te 'Liqeni i Luleve'! Zjarri në Dukat, ndalohet çobani nga Lushnja
Masivi me pisha të reja në Parkun Kombëtar të Lurës po digjet prej 5 ditësh. Flakët nuk janë vendosur në kontroll për shkak të forcave të kufizuara në terren. Aktive prej disa ditësh janë dhe zjarret në Dukat dhe Zerqan. Emergjencat Civile raportojnë se në mbarë vendin, janë djegur 36 hektarë me pemë e bimësi si dhe 2500 rrënjë ullinj.
10 Korrik, 08:32 -
-
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO tani është më e përgatitur, kundërshtarët s’e arrijnë dot
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Marco Rubio. Në mesazhin e tij, Rubio thekson përgatitjen e lartë të NATO-s për të projektuar ndikim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik. Ai shprehet se kjo forcë e aleancës është në nivele që kundërshtarët nuk mund ta arrijnë.
9 Korrik, 22:31 -
Stadiumi i Durrësit, Korporata hap garën, privati do ndërtojë ambiente tregtare, banimi dhe hotel
Rijetëzimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës, ndërtimi i qendrës sportive/komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth përfshin një seri ndërtimesh të cilat nuk kanë në fokus vetëm aspektin sportiv. Projekti në fjalë parashikon ambiente të tjera tregtare, rezidenciale por edhe hotel.
9 Korrik, 17:17 -
Ndryshimet klimatike trefishojnë vdekjet në 12 qytete europiane, grupmoshat mbi 65- vjeç përbëjnë 88 % të jetëve të humbura
Ndryshimet klimatike kanë trefishuar vdekjet si pasojë e valës së të nxehtit në 12 qytete evropiane në vitet e fundit. Grupmoshat mbi 65 vjeç përfaqësojnë 88% të vdekjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.
9 Korrik, 17:17 -
Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, avokatët ndërkombëtarë: Mbahet në burg pa akuzë! Kryebashkiaku: Do ndjek rrugët ligjore që t’i shërbej Tiranës
Pasi Gjykata e Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për Erion Veliajn, avokatët e tij e cilësojnë një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Veliaj thotë se do të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbejë përsëri Tiranës.
9 Korrik, 17:02 -
Me çfarë po ushqehemi? Ulet prodhimi bujqësor e blegtoral, tufat e bagëtive po ‘rrudhen’ (SHIFRAT)
Ulja e numrit të bagëtive ka tkurrur edhe prodhimin e bulmetit në vend, duke mbajtur çmimet e larta për qytetarët. INSTAT thotë se vjet u prodhuan vetë, 95 mijë tonë qumësht ose 6.6% më pak se në vitin 2023, si dhe u reduktua sasia e djathit të prodhuar më së shumti nga dhitë.
9 Korrik, 16:55 -
Pensionet dhe ‘Mbrojtja’ marrin ‘pjesën e luanit’, buxheti i institucioneve rritet me 210 mln € deri në 2028! Ushtria 80 mln euro më shumë
95 institucione do të marrin 210 milionë euro më shumë para nga buxheti i shtetit deri në vitin 2028. Në programin buxhetor afatmesëm që ka hyrë në fuqi, rritja më e madhe e shpenzimeve parashikohet për pensionet dhe mbrojtjen, ndërsa buxheti do të ulet për drejtësinë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
9 Korrik, 16:29 -
Është mesnatë! Fishekzjarrë në Tiranë, 'festë' dhe shqetësim! Vetëm 239 leje, por 'shpërthimet' e paligjshme s’ndalen
Në Tiranë fishekzjarrët shpërthejnë thuajse çdo natë, duke shqetësuar banorët. Shumë përdorime janë të paligjshme, dhe tregu ilegal vazhdon të funksionojë në heshtje. Policia ka konstatuar 47 raste të abuzimit dhe ka dhënë 239 leje për përdorim sipas ligjit. Pavarësisht rregullave, zhurma e “festës” nuk ndalet
9 Korrik, 16:14 -
-
‘Dëgjoni, çetnikë serbë, dora jonë do t'ju arrijë edhe në Beograd’, koncerti në Zagreb, që ka trazuar Europën
Marko Perkoviç Thompson, është kritikuar prej dekadash për përdorimin publik të simboleve fashiste të Shtetit të Pavarur të Kroacisë (Nezavisna Drzava Hrvatska - NDH), një krijesë kukull e Italisë dhe Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, përgjegjëse për vrasje masive, kampe përqendrimi dhe persekutime ndaj serbëve, hebrenjve, romëve dhe antifashistëve kroatë.
9 Korrik, 13:41 -
-
Me 502 vota pro, PE miraton raportin për Shqipërinë! Spiropali: Vlerësim për progresin! Begaj: Nxit përpjekjet për reforma drejt BE
Me 502 vota pro dhe 120 kundër, PE miratoi raport progresin për Shqipërinë, i cili vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Një ditë më parë në Strasburg, Marta Kos, tha se bisedimet për integrimin po ecin me një ritëm të shpejtë dhe kërkoi të mos cenohet pavarësia e SPAK.
9 Korrik, 12:43 -
-
Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 reforma të reja ligjore: S’ka më 'tokë të xanun', ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit
Qeveria ‘Rama 4’ do të nisë 6 reforma të reja ligjore. Nga ligji për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, që po reflektohet me aksionet për lirimin e hapësirave publike, te ujësjellësi, mbetjet, nafta, barnat dhe shërbimi spitalor. Rama: Piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në BE.
9 Korrik, 11:34 -
-
-
Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 prej tyre jashtë funksioni në 2024
Bashkitë në vend neglizhojnë masat që duhet të marrin për të rritur sigurinë në digat që administrojnë në territorin e tyre dhe që mund të kenë funksion të ndryshme nga ai për ujitje deri tek ato turistike.
9 Korrik, 11:03 -
GOLAT/ 'Hirushes i vjedhin këpucët', Chelsea mposht 2-0 Fluminensen dhe merr biletën e parë për në finalen e Botërorit të Klubeve
Chelsea është finalistja e parë e Kupës së Botës për Klube. Blutë e Londrës mposhtën 2-0 Fluminensen në gjysmëfinale dhe presin sot rezultatin e çiftit PSG - Real Madrid për të mësuar rivalin në finalen e 13 korrikut.
9 Korrik, 08:21
