-
Numërimi i votave nga Greqia drejt fundit/ PS thellon diferencën me 66 mijë vota, PD ruan mandatin e katërt në Lezhë me 73 vota, PS të 12-in në Fier! Demokratët shfaqin festë dhe arrogancë, socialistët i urojnë
Numërimi i votave nga Greqia vijon në më pak se 7 mijë zarfa të mbetur, PS thellon rezultatin me mbi 66 mijë vota para. Në total PS ndodhet 313 mijë vota para PD! Trendi i votave në favor të socialistëve, i rrezikoi një mandat PD-së në Lezhë, e mban vetëm me 73 vota diferencë. Rezultati mbeti 4 me 3 për PD, demokratët festojnë me arrogancë për mbajtjen e mandatit, pritet vetëm zyrtarizimi nga KQZ. Socialistët urojnë kandidatin Piroli që mbajti mandatin, shtrëngojnë duart. PS e ruan mandatin e 12 në Fier, Lapaj mbetet me 1 deputet
17 Maj 2025, 14:21 -
-
Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Nëse pranon bëje ti rinumërimin (VIDEO)
Demokratët, që gjatë gjithë ditës janë duke vijuar retorikën për kontestimin e rezultatit të diasporës pas humbjes së thellë në zgjedhje, kanë përsëritur ankesat e tyre dhe për Lezhën, por këtë radhë nga vendi i numërimit.
17 Maj 2025, 14:04 -
Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes: Menaxhim i shkëlqyer i Samitit Europian 2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj.
17 Maj 2025, 11:00 -
-
-
Austria shpallet fituese e ‘Eurovision 2025’, Shqipëria me 'Zjerm' në vendin e tetë! Izraeli i dyti mes protestave pro-palestineze (VIDEO)
Përplasje në qendër të Bazelit mes policisë dhe protestuesve, disa prej tyre tentuan të hynin në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite. Celine Dion pritej të mbërrinte në Arenë, por nuk u shfaq. Shqipëria renditet e teta. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
17 Maj 2025, 09:30 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Lezhë, i vetmi ‘battleground’
Termi “battleground” (fushëbetejë) ka filluar të përdoret gjerësisht në Europë për rajone ku gara elektorale është shumë e fortë dhe partia e parë përcaktohet nga një përqindje fare e vogël votash. Ky term e ka orgjinën nga garat presidenciale amerikane, ku përdoret për pak shtete që përcaktojnë fituesin presidencal.
17 Maj 2025, 08:15 -
-
Italia dhe Shqipëria do mbajnë për herë të parë samit ndërqeveritar! Rama dhe Meloni deklaratë të përbashkët në Tiranë, fushat ku do thellojnë bashkëpunimin
Brenda këtij viti, Italia dhe Shqipëria do të mbajnë për herë të parë samit ndërqeveritar. Dakordësia arrihet në Tiranë gjatë samitit të Komunitetit Politik në Tiranë. Zbardhet deklarata e përbashkët Rama-Meloni. Bashkëpunim në disa fusha, mbrojtja, shëndetësia, siguria, emigracioni e energjia.
17 Maj 2025, 01:32 -
Samiti i Tiranës/ ‘Përplasja’ për telefonatën me Trump! Meloni: Nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë, s’kishte kuptim të isha pjesë! Macron: Folëm vetëm për marrëveshjen e paqes
'La Repubblica' informon pse kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk u bë pjesë e mini-samitit ku u realizua biseda telefonike nga Tirana, me presidentin amerikan Donald Trump. Çfarë ndodhi në Samitin e VI-të të mbajtur sot në Shqipëri dhe si e komentuan kryeministrja italiane dhe presidenti francez arsyen e telefonatës me presidentin amerikan
16 Maj 2025, 22:56 -
Të veçantat e samitit në Tiranë! Rama në gjunjë Melonit, përqafime Ursulës! Liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes AI
Ulja në gjunjë përpara Melonit, përshtypja e Erdogan për atletet e Ramës dhe shakatë e tij me Starmer për motin ishin disa nga momentet më të veçanta të nisjes së Samitit. Kreu i qeverisë Shqiptare I priti udhëheqësit e Evropës gjatë në shi, ndërsa në një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale I paraqiti ata para njëri tjetrit si fëmijë. Liderët evropianë firmosën edhe yllin evropian të fushatës zgjedhore të Edi Ramës.
16 Maj 2025, 22:27 -
Itali/ Vetëm 24 orë pasi gjyqtari e kishte liruar për akuzën e drogës, 28-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë!
Më 12 maj i riu u arrestua bashkë me një tjetër shqiptar teksa shpërndanin lëndë narkotike dhe iu sekuestruan kokainë e valutë. Gjyqtari në proces të përshpejtuar i liroi të dy, por karabinierët e Riminit e hasën duke shitur përsëri. I gjenden në banesë 43 doza kokainë dhe euro
16 Maj 2025, 22:24 -
Starmer në kërkim të qendrave të kthimit të emigrantëve në Shqipëri si Meloni! Media britanike: Shqipëria nuk i pranon
Vetëm pak ditë pasi shpalli planin për të ulur migracionin e ligjshëm drejt Britanisë së Madhe, kjo lëvizje në lidhje me emigracionin e parregullt është një tjetër dëshmi e shqetësimit të Starmerit për humbjen e votuesve që i kanë shkuar partisë Reform UK, një parti që lobon fort kundër emigracionit.
16 Maj 2025, 21:10 -
BE ‘shuplakë’ Prishtinës zyrtare: Veprimet e qeverisë në largim të Kurtit po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës!
Deklarata e BE vjen në ditën kur Vjosa Osmani u shpreh në Tiranë se “BE ka qëndrime të pabalancuara midis Serbisë dhe Kosovës” dhe kërkoi heqjen e sanksioneve që erdhën pikërisht për shkak të këtyrë veprimeve të Kurtit në Veri. Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe
16 Maj 2025, 20:37 -
Skandali/ Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët, Paloka i shkul ‘badge’ njërës prej tyre! Pre e sulmeve edhe gazetarja e Report Tv (VIDEO)
Protesta e Sali Berishës është zhvilluar me tensione të shumta dhe militantët e deputetët demokratë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj gazetarëve, të cilët kanë qenë duke raportuar.
16 Maj 2025, 18:19 -
Fatos Çoçoli: Rëndësia e samitit të sotëm në Tiranë
47 drejtuesit evropianë nuk ishin sot thjesht për periodicitet në kryeqytetin e Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që zgjidhet si vend mikpritës i samitit të Komunitetit Politik Evropian. Vitet e fundit, vendi ynë ka qenë aktiv në struktura të larta ndërkombëtare, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si vend anëtar i përkohshëm, në drejtimin e OSBE-së, etj., dhe ka bërë mirë në këto struktura
16 Maj 2025, 18:12 -
LISTA E HAPUR/ Mbyllet numërimi për kandidatët në Tiranë, pritet diaspora, Gonxhja i kalon 22 mijë vota! Betejat më ‘të nxehta’, Rakipi i shkëputet Qefalisë, Xhaçka vetëm 19 vota nga Gjylameti
Numërimi i votave preferenciale brenda vendit tashmë ka përfunduar dhe mbetet vetëm ai i diasporës. Verdiktet janë marrë, ndërsa gara e hapur dhe shumë e fortë mbetet për 2 mandate në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë. Të gjitha beteja mes socialistëve.
16 Maj 2025, 18:02 -
VIDEO/ 'Giro d’Italia', përplasje masive në Etapën e Gjashtë! Masa drastike nga organizatorët
Një përplasje masive në grupin kryesor, e shkaktuar nga asfalti i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut, solli rrëzimin e disa çiklistëve në tokë dhe shqetësim të madh për sigurinë.
16 Maj 2025, 14:02
