-
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon avokatët: Provat e SPAK të vlefshme, nesër vendimi për kalimin ose jo për gjykim i Berishës dhe Malltezit! Gjokutaj, paralajmëron përpjekje të re për shtyrjen e procesit (VIDEO)
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në të enjten në orën 13:00 vendimin për kalimin apo jo në gjyq të dosjes partizani. Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO rrëzoi kërkesat e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezi për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK.
23 Prill 2025, 07:44 -
Demokratët ekzaltohen me fjalën 'shkë*dhatë', Mero Baze: Më në fund një fjalor i denjë për fëmijët (VIDEO)
Pasi ligjëruan dy ditë për etikën në komunikimin publik duke atakuar me cdo formë kryeministrin Rama, sipas tyre për fjalorin e papërshtatshëm ndaj fëmijëve, opozita e Sali Berishës ka dhënë sot një model të vetin më të mirë.
22 Prill 2025, 20:51 -
Publikimi i dosjes ‘sekrete’/ Kushtetuesja rrëzon SPAK për rastin ‘Qyno’: Asgjësoni të dhënat e sekuestruara! Ruajtja e burimit, kusht i lirisë së medias! Prokuroria ta zbulonte vetë (VIDEO)
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore për sekuestron e të dhënave të tij kompjuterike. Gazetari pas vendimit: Vendim pozitiv dhe unanim 8 me 0 në favor të medias! Nuk ishte beteja e Elton Qynos për hesapet e veta, por një kauzë. Kushtetuesja rrëzon 3 prokurorët e posaçëm, Ols Dado, Bledar Maksuti dhe Behar Dibra.
22 Prill 2025, 20:16 -
-
Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish-prokurorin e Durrësit! Arjan Ndoja u tërhoq nga ankimimi se kandidon për Berishën! KPA i ndalon emërimin për 15 vitet e ardhshme
Vettingu nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurorin Arjan Ndoja, i cili aktualisht kandidon si deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ishte tërhequr nga ankimimi në KPA se po kandidon për PD-në. KPK e shkarkoi më 6 maj 2022
22 Prill 2025, 19:52 -
Premtimet ekonomike, cila parti i ka më të realizueshme?
Të 28 premtimet ekonomike të bëra deri tani nga PD angazhojnë fonde vështirësisht të përballueshme nga Buxheti i Shtetit. Të 28 premtimet blu kanë një kosto prej 2.7 mld euro në vit, ose afër 11 mld euro në katër vjet. Vështirësia më e madhe e angazhimeve ekonomike të PD-së qëndron në faktin se shumica e tyre premtohen brenda 100 ditëve të para në pushtet. PS i ka premtimet e veta të shpërndara në kohë deri në vitin 2030.
22 Prill 2025, 18:56 -
Kujdes! Qytetarëve u dërgohet mesazh mashtrues për çaktivizimin e llogarisë bankare, u kërkohet që të klikojnë një link për ta aktivizuar atë (FOTO)
Një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank. Ne mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë.
22 Prill 2025, 18:02 -
Ekskluzive/ Çmimi i pronave në jug do të rritet 100%, referencat gati në 2026-n! Qeveria po rishikon formulën! 'Braktiset' Tirana, blerësit po 'vrapojnë' në bregdet
Çmimet e pronave në bregdetin shqiptar pritet të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, kur parashikohet të hyjnë në fuqi referencat e reja. Report TV mëson se për një metër katror, çmimet e referencës do të rriten afro 100 përqind, ndërsa në zona të caktuara ato shkojnë dhe shumë më lart.
22 Prill 2025, 16:05 -
'Kanalet e ujërave të zeza të tejmbushura, blozë dhe plehra...!’ Kandidatja e PD për Durrësin denoncon dhe ironizon, Hysaj: Mirëseerdhët në Shënavlash!
Kandidatja për Partinë Demokratike në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, ka denoncuar gjendjen mjedisore të zonës së Shënavlashit, duke postuar një video-mesazh nga llogaria e saj personale në Instagram, ku shfaq grumbuj me plehra dhe kanalet e ujërave të zeza
22 Prill 2025, 16:04 -
-
-
‘Paqja fiskale’ për bizneset, Rama zbulon detaje: Negocio fitimin me shtetin, tatim 5% nëse fiton më shumë
Nga Përmeti ku ishte ditën e sotme kryesocialisti Edi Rama, zhvilloi një takim me operatorë dhe biznese të turizmit. Ai deklaroi se deri më tani 600 subjekte kanë aplikuar për iniciativën 'Paqja Fiskale'. Kryesocialisti theksoi gjithashtu nevojën e më shumë investimeve. Ai tha se Përmeti dikur ishte një "xhep" i harruar, ndërsa tani ka më shumë se 150 mijë turistë.
22 Prill 2025, 14:04 -
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK i kthen përgjigje PD-së: Kemi 18 procedime penale për krime zgjedhore
Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.
22 Prill 2025, 13:54 -
-
Berisha: Siguria ushqimore në duart e mafias, nuk plotësojmë asnjë standard të BE! Epidemia e salmonelës u mor vesh pasi u sëmur Rama
Kryedemokrati tha se BE-ja e detyron Shqipërinë për të firmosur marrëveshje me kompani të huaja, por qeveria qëllimisht nuk pranon të huaj, përveçse shqiptarë.
22 Prill 2025, 12:30 -
-
-
-
-
Dua Lipa ndan foto nga pushimet me të dashurin në jug të Shqipërisë: Pashkë në shtëpi
Këngëtarja Dua Lipa, ka festuar Pashkët këtë vit në jug të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga pushimet në bregdetin shqiptar, duke shoqëruar postimin me përshkrimin: “Pashkë në shtëpi”.
21 Prill 2025, 21:57 -
Bajram Peçi: Giro d'Italia 2025, një ngjarje e përmasave botërore me fillime shqiptare dhe një legjendë si Fausto Coppi
Shqipëria ka trashëguar në garat çiklistike një traditë të vyer. Me lindjen e këtij sporti përmenden disa shqiptarë që garuan për klubet franceze, si Nevruz Nivicaj, Palok Nikaj, Jonuz Gjylbegaj e Rudolf Gurashi. Ishte Palok Nikajt dhe ish studenti i kulturës fizike e sporteve në Francë, Avni Zajmi, që organizuan të parin rreth çiklistik shqiptar në vitin 1925.
21 Prill 2025, 19:11
